1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

14 Janar 2005

Vendet e Ballkanit duan të bëhen furnizues të gjithë Evropës Juglindore me energji elektrike dhe në këtë mënyrë të afrohen me BE. Gazeta die Zeit shkruan

https://p.dw.com/p/ArxA

"Nuk ishte vetem detaj teknik. Për më shumë se 10 vjet me rradhë, që prej fillimit të luftes së Bosnjës, rrjetet elektrike të ish Jugosllavisë ishin të ndara. Në tetor të vitit të kaluar ata u rilidhën. Evropa u lidh përsëri në një linjë elektrike. Nga Norvegjia në veri, deri në Greqi në jug. "Furnizimi me rrymë i Evropës Juglindore do të sinkronizohet më në fund me pjesën tjetër të Evropës", pat thënë atëhere Donald Hays, zëvendësshef i administrates ndërkombëtare përgjegjes për çështjet ekonomike në Sarajevë. Ishte një akt simbolik dhe për Ballkanin më shumë se kaq.
"Në këtë mënyrë hapet rruga për eksportet masive të energjisë në drejtim të veriut", thote Hays. Potenciali ekziston. Së bashku me Shqiperinë dhe me dy fqinjet, kandidatët për pranim në BE, Rumaninë dhe Bullgarinë gjashte republikat e dala nga perandoria e Titos prodhojnë që sot çdo vit rreth 2000 gigawatt në orë, më shumë se ç´ u nevojitet.
Një shans i papërsëritshëm për shtetet Ballkanit të të rrënuara ekonomikisht pas lufterave të viteve 90. Një shans ekonomik, por edhe politik. "Cfare ishte qymyri dhe çeliku fillim të integrimit evropian është sot për Ballkanin rryma dhe gazi", thotë Erhard Busek, koordinatori i posacem i Paktit të stabilitetit. 1951 me krijimin e Montaunionit u vu guri i themelit për Bashkimin e ardhshem Evropian. Bashkimi i shteteve të EVJ në sektorin energjitik do të shkaktonte sipas mendimit të Busekut një proces të ngjashem afrimi: "Gjendja e vendeve mund të jete shumë e ndryshme, por përmes kembimit të energjisë janë të detyruar, që kete ta administrojnë së bashku dhe të bashkepunojnë në të ardhmen dhe më intensivisht." E qartë është edhe që kjo do ta afronte Ballkanin më shumë me BE. Akoma tregu i energjisë së bashkuar së EVJ ndodhet në fillimet e saj. Ai nisi në tetor 2002 me nënshkrimin e të ashtuquajturit memorandum i Athinës nga shtetet e Ballkanit, Austrisë Italisë, Hungarisë, Greqisë dhe Turqisë. Në tetorin e kaluar në Bukuresht diskutuan ministrat dhe parlamentarët nga i gjithë rajoni për perspektivat e një Energy Community of South Eastern Europe(Ecsee). Qëllimi i procesit Escee të komisionit evropian është hapja e tregjeve vendase të gazit dhe energjisë për konkurrentet e huaj, deri në vere të 2005. Duhet krijuar një treg i integruar rajonal, që të përballojë konkurrencën e ofruesve të BE dhe për një afat më të gjatë të mundesojë bashkimin me të.
Qymyr i lirë në Kosovë, lumenj të rrëmbyeshëm në Bosnjë.
Rinovimi i infrastrukturës së nevojshme në sektorin energjitik po kryhet. Keshtu firma bavareze MBB BD nënshkroi sisteme ekologjike, shkurt një marrëveshje koncesioni në vlere prej më shumë se 150 milionë eurosh, që i lejon firmës koordinimin e ndertimit të hidrocentrali në Bosnjë. "Meqenëse linjat janë lidhur përseri me rrjetin evropian, tregtia e rrymës është tani e mundshme në të gjitha anët", thotë administratori, Hans Schmidt. Në shtator përfaqësues të Siemensit nënshkruan një marrëveshje me qëndren e përbashket të koordinimit për rrymën elektrike të Bosnjë-Hercegovinës në vlere prej 40 milionë eurosh. Projekti për ndertimin e sistemit energjitik në Bosnjë, i mbështetur nga banka evropiane për rindertimin, përfshin makineri për më shumë se 120 trafostacione dhe 2000 kilometer kabllo me fije optike, që perdoren për kontrollin e sistemit të tensionit të lartë. Ashtu si austriakja VA Tech dhe Alstromi, Siemensi është që prej vitesh prezent në tregun boshnjak të energjisë.
Edhe në pjesë të tjera të rajonit investues nga BE ofrojnë mundesi të mira. Keshtu qeveria e Republika Srpska planifikon ndertimin e dy qendrave të tjera të elektricitetit. Në Kosove, protektoratit nderkombetar, që sipas ligjit nderkombëtar bën pjesë në Serbi dhe Malin e Zi, administrata e OKB-së ka planifikuar ndertimin e një termocentrali të ri. Këtë dimër duhet të sqarohen kushtet për një tender, në mënyrë që investoret të mund të fillojnë vitin e ardhshëm planifikimet e detajuara. "Kater grupe të mëdha investoresh kanë sinjalizuar interesin e tyre", thotë zv shefi i Unmikut për rindertimin dhe çeshtjet ekonomike Nikolaus Graf Lambsdorf.
Megjithë stanjacionin e vazhdueshem në vendet e punës, gjermani shprehet optimist: "Jemi të sigurte, se sektori energjitik do të jete një nga shanset e pakta të eksportit." "Për shtate deri dhjete vjet" thotë Lambsdorf "Kosova mund të behet furnizuesi me energji i të gjithë rajonit". Rezervat e pasura me qymyr për nga kualiteti janë nga më të mirat në Evropë dhe mund të përftohen me leverdi.
Cfare është qymyri për Kosovën, janë lumenjtë e rrëmbyeshem për Bosnje dhe Hercegovinën malore. "Ne kemi një Nil këtu në Bosnje dhe nafta jonë është uji", thotë ish kryeminsitri Haris Silajdic, që ka kontakte të mira me Lindjen e Aferme të forte në investime. Drejtuesi i deges së bankës boterore në Sarajevë, Dirk Reinermann, e aprovon kete: "Persa i perket fuqise për hidrocentale Bosnja ndodhet para shteteve të Evropës Juglindorelindore. Dhe potenciali nuk është shfrytezuar ende."