Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 11.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Temë qëndrore në të përditshmet e sotme gjermane është arritja e marrëveshjes për koalicionin e madh qeverisës në Gjermani.

Kancelarja e ardhshme gjermane, Angela Merkel

Kancelarja e ardhshme gjermane, Angela Merkel

Lidhur me këtë në «Offenbach-Post» lexojmë:

"Zaret u hodhën. Më në fund u vendos për luftën e padurueshme për pushtet, të drejtat për postet dhe nënpostet u shitën në masë të madhe me çmime të kripura... Merkel, kancelarja e parë në Gjermani, socialdemokratët eksluzivisht të pranishëm në tryezën e kabinetit qeveritar - për Unionin kristiandemokrat ishte ky një çmim i lartë që u desh të paguhet për të fituar postin e kancelarit. Por nëse në fund kjo do t'i shërbejë të mirës, atëherë loja poker e tre javëve të fundit ndoshta mund të harrohet shpejt: kjo do të shkonte edhe në të mirë të vendit", lexojmë në «Offenbach-Post».

Ndërkaq në «Nordbayerischer Kurier» thuhet:

"Fakti që në Partinë Socialdemokrate vlon nuk do ta befasoj askënd. Kjo është ora e Franc Mynteferingut, i cili po grumbullon trupat me daulle për të formuar kampin përkrah Angela Merkelit. Për këtë çast Mynteferingu është armatosur mirë me kohë: me një mori resorës me peshë si ministria e jashtme, ajo e financave, e punës dhe sociale apo shëndetësisë. Ata do t'i japin vulën politikës së koalicionit të madh i cili do të ketë profil socialdemokrat. Pikërisht kështu ka dëshiruar elektorati", thekson «Nordbayerischer Kurier».

Kalojmë në të përditshmen e Mynihut «Tageszeitung» e cila në numrin e saj të sotëm komenton:

"Kabineti i cili po formohet në Berlin duket të jetë shumë premtimdhënës. Në të vërtetë: baza e partive e kanë të vështirë ta kapërdijnë këtë vendim. Posaçërisht në Partinë Socialdemokrate medojnë të jenë anashkaluar. Nëkëtë mënyrë nuk është ende e sigurtë se a do ta votojnë në të vërtetë socialdemokratët Angela Merkelin. Por qytetarët të paktën sipas anketave të fundit duan një koalicion të madh. Shumica duhet për reformat e nevojshme", konkludon «Tageszeitung».

Ndërsa «General-Anzeiger» e Bonnit për koalcionin e madh gjerman shkruan:

"Aq sa ishte prej fillimi legjitim pretendimi i Unionit Kristiandemokrat - Kristiansocial në një koalicion të madh, aq legjitime ishin edhe kërkesat e socialdemokratëve, që të përfshihen masivisht në kabinetin e Angela Merkelit dhe të drejtojnë njëkohësisht ministri, për të cilat para zgjedhësve të tyre e ndjejnë veten kompetent. Në këtë mënyrë ata arritën mjaft. Gatishmëria e Unionit për të paguar një çmim kaq të lartë mund të jetë pasojë e dëshirës së kryetares së CDU-së për të arritur sa më shpejt një rezultat konkret. Ajo nuk mund të llogariste me zgjatjen e pakufishme të shprehjes së solidaritetit brenda partisë së saj", thuhet ndër të tjera në «General-Anzeiger».

Po për koalicionin e madh të Berlinit në «Heilbronner Stimme» lexojmë:

"Angela Merkel nuk është ende kancelare. Fusha para zyrës së kancelarit ende është e minuar tani në prag të negociatave që do të zgjasin me javë. Megjithatë kryetarja e Unionit Kristiandemokrat do të jetë mjaft e zhdërvjelltë, që fitoren e saj personale ndaj kancelarit Schrëder të mos e ngatërrojë në shkallën e fundit. Lëshimet e bëra deri tani nga Merkel ndaj Partisë Socialdemokrate tregojnë se që në fillim Unioni ka hequr dorë nga pikat thelbësore të axhendës së tij politike. Ai kënaqet vetëm me gjashtë poste ministrore të rangut të dytë dhe i lë Partisë Socialdemokrate postet kyç. Ky është një çmim i lartë për kurorën e kancelarit dhe një fillim i cili në të vërtetë nuk mund të sjellë mrekulli", komenton në numrin e saj të sotëm «Heilbronner Stimme».

Ndërkaq «Lübecker Nachrichten» për Merkelin shkruan:

"Ndoshta do të ishte më mirë sikurse Angela Merkel dje të prezantohej me pak më tepër dinamizëm, me pak më shumë optimizëm, dhe të rrezantonte pak më tepër vetëbesim. Të tregohej më sulmuese me dëshirën për të qenë kampion. Por ajo para kamerave në Berlin u shfaq e lehtësuar dhe e lodhur njëkohësisht, e pavendosur, ende jo në fund me mendimet e saj, si i quajti vet ato. Merkel mbetet dyshimi i personifikuar", thekson «Lübecker Nachrichten».

  • Data 11.10.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArtR
  • Data 11.10.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArtR