Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 02.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Rritja e përqindjeve nga Banka qëndrore evropiane dhe konferenca e klimës në Montreal

Presidenti i Bankes Qendrore Evropiane

Presidenti i Bankes Qendrore Evropiane

Banka qendrore evropiane ka rritur për herë të parë që prej pesë vjetesh përqindjen me 0,25%. Synimi është pengimi i inflacionit nga rritja e çmimeve të naftës.

"Abendzeitung" Münihut shkruan

"Me të vertetë presidenti i bankës qëndrore evropiane Trichet mund të kishte lënë pa ingritur përqindjet. Shtrenjtimi në zonën e euros ishte relativisht i lartë dhe është detyrë e bankës qëndrore, që ta mbajë nën kontroll. Por inflacioni i lartë ka të bëjë në rradhë të parë me çmimet e larta të naftës. Dhe në tregun e naftës gjendja së fundi është çtensionuar dukshëm. Por fakti që përqindjet rriten, nuk është ndonjë gjë e keqe. Firmat edhe më tej mund të marrin paratë me shumë leverdi për investime. Edhe konsumatorët as që e ndjejnë rritjen. Ai që duhet të marrë para borxh, i merr lirë. Dhe ai që do vërë në bankë para me përqindje, merr diçka më shumë se deri tani. Prandaj vlen të thuhet: rritja e përqindjeve nuk ishte e nevojshme. Por edhe keq nuk është."

"Westfälische Nachrichten"

"Me një rritje të lehtë të përqindjes në 2,25% banka qëndrore evropiane ka dhënë një shenjë të qartë kunder tendencave të fundit të inflacionit. Rritjet e çmimeve mbi nivelin 2% janë për ekonomistët një sinjal për të terhequr freret dhe keshtu duhet. Përndryshe Evropa rrezikohet nga inflacioni i lartë, që nqs vjen një herë është vështirë të kalojë. Hapi me përqindjen, i cili ishte i vogel, tregon se nuk ekziston rrezik për gjallërimin e konjunkturës. Konsumatorët dhe investorët vitet e fundit kanë patur mjaft kohë për të marrë paratë e leverdisshme të bankave. Edhe me rritjen e vogel kreditë mbeten të leverdisshme."


"Frankfurter Rundschau" shkruan për gjendjen në tregun e punës

"Gjermania mund të gëzohet, se në tregun e punës si dhe në ekonomi nuk duket më gjithçka e zezë dhe e errët. Ka shënja pozitive si në punësim, ashtu edhe në konjunkturë. Në to mund të mbështetet qeveria. Megjithatë ajo tregohet shumë e vendosur, që të hapë me sopatë njër rugë drejt deficiteve më të pakta të buxhetit. Nga banka qëndrore evropiane nuk mund të presesh marrje parasysh të domosdoshmërive konjunkturore. Nqs nuk ndërron kursi deri më së voni në vitin 2007 bima shumë e brishtë e rigjallërimit ekonomik dhe e tregut të punës do të jetë shkelur me këmbë."

Märkische Oderzeitung shkruan për konferencën e klimës, që po zhvillohet në Montreal të Kanadasë:

"Gjithnjë skenarët e rinj dhe gjithnjë e më dramatikë për transformimin e klimës në dhjetë vitet e fundit kanë shkaktuar më shumë çoroditje se sa kanë alarmuar opinionin. Nga njëra anë kjo mot i keq interpretohet si pararendës i katastrofave të klimës dhe i ngrohjes së tokës, nga ana tjetër shfaqen studime që profetizojnë tharjen e rrymës së Golfstrimit dhe profetizojnë një erë të re të akullit në Evropë. Përveç ekspertëve askush nuk është më në gjendje të kuptojë dhe kjo nuk është mirë. Sepse pa një vetëdije publike, se politika e klimës është politikë e së ardhmes edhe marrëveshjet më të bukura për mjedisin mbetën vetem në letër."


"Neue Westfälische" nga Bielefeldi për mbrojtjen e klimës

"Nqs emri i Kiotos qëndron për dështimin e përpjekjes, për të afruar SHBA-të në mbrojtjen botërore të klimës, kështu Montreali rrezikon të ketë të njëjtin fat. Për motive dritëshkrutëra ekonomike Uashingtoni po shkon me sy hapur drejt katastrofës. Cfarë duhet të ndodhë ende, që të ndryshojë qëndrimi? Akujt e Groenlandes shkrihen. Bora në Alpet e larta po ashtu. Në jug zgjerohen shkretetirat. Dhe keto ditë përforcohet supozimi, se pompa e rëndësishme e ujit në Atlantik rryma e Golfstrimit shumë e rëndësishme për klimën globale po humbet gjithnjë e më shumë fuqinë. Edhe kjo si pasojë e ngrohjes së tokës. Askush nuk mund të thotë se nuk e ka ditur. Por vepruar nuk duhet dikur po tani."

  • Data 02.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsZ
  • Data 02.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsZ