Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 21.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Ministria e jashtme u bën thirrje gjermanëve të largohen nga Iraku dhe qeveria kërkon zëvendesimin e ndihmësve të huaj sezonalë në bujqësi me të papunë gjermanë. Këto janë temat që dominojnë pasqyrën e sotme të shtypit

Ministria e jashtme gjermane u ka bërë sërish thirrje gjermanëve të largohen nga Iraku. Për këtë temë "Berliner Kurier" shkruan: "Suzanne Osthoff donte të ndihmonte dhe gjeti gati vdekjen. Gjermania u bën thirrje qytetareve të saj të kthehen, sepse nuk i mbron dot. Kjo është detyra e shtetit. Ka njerëz që i binden një detyre tjetër. Janë nga ata, që nuk ka gjë që i largon. As terroristet jo. Për t'a mund të triumfonte e keqja. Ata qëndrojnë, janë të gatshëm të paguajnë për këtë çmimin më të lartë, jetën. Të tjerë ikën, sepse nuk e kalkulonin dot rrezikun. Por presin me valixhe gati për t´u kthyer. Edhe ata paguajnë një çmim të lartë. Ata ua kushtojnë jetën nevojtarëve. Të vdekurit nuk mund të bëjnë dot më gjë."

"Tageszeitung" Berlin: "Rreth 100 gjermanë jetojnë ende në Irak. Shumica e tyre në lidhje familjare. Thirrjet për t´u larguar nga terreni i krizës janë të arsyeshme, sapo gjendja acarohet, apo dhuna shpërthen papritur. Këtë s´ke pse ta thuash. Gjermanët atje nuk duhet t´i informosh se situata është e rrezikshme. Ata e dinë këtë. Në këto kushte paralajmërimi i ministrisë së jashtme duket se do të sqarojë çështjen e fajit në raste të mundshme rrëmbimesh të tilla. Kuptohet po nuk sjell shumë dobi, në vendimin për t´u larguar nga vendi."


Qeveria gjermane do të punësojë sa më shumë të papunë si ndihmës në korrjen dhe vlejlen e prodhimeve bujqësore. Ata duhet të zëvendësojnë 32 000 punëtoret e huaj sezonalë.

"Rhein-Neckar-Zeitung" shkruan: "Puna në bujqësi është e vështirë, nuk paguhet mirë dhe kërkon disiplinë. Nuk është çudi që ideja e Münteferingut nuk pritet me eufori në bujqësi. Sepse pervojat që kanë patur në të kaluarën me gjermanët, që kanë ndihmuar në të korra janë zhgënjyese. Müntefering nuk e ka menduar deri në fund këtë çështje. Ai që detyrohet të shkojë në të korra, i sjell vetem kokëçarje fermerit. Evropianolindoret me në krye polakët, kanë arsye të forta të vijnë. Për ta rroga është e lartë, sepse nuk paguhen shumë në vendin e tyre. Përvec kesaj qëndrimi i tyre zgjat vetëm disa javë. Në këtë mënyrë nuk luftohet dot papunësia në Gjermani."


"Offenbach-Post" vëren: "Kur në vitin 2005 u mor një masë e tillë e ngjashme fshatarët e kishin të vështirë më mirë të themi të pamundur të mblidhnin mjaft fuqi punëtore gjermane, për të nxjerrë prodhimet nga toka. Sepse ose nuk vinin fare ose kapitullonin pas disa orësh me dhimbje kurrizi, shumë e lodhshme. Vreshtarëve nuk u ka ndodhur më ndryshe. Edhe ata marrin prej dhjetera vjetesh punëtore nga Evropa Lindore dhe nuk u duhen gjë të papunët gjermanë, të cilët kerkojnë punë e shpesh janë të pabindur dhe të paaftë."

Landshuter Zeitung/Straubinger Tagblatt: "Franc Müntefering duhet të bëjë pyetjen, përse ndihmesit në bujqësi janë gjithnjë të huaj. Përgjigja është e trishtuar po e vertetë, punë të vështira për pak para nuk i pranojnë të papunët gjermanë. Agjensitë e punësimit kanë mundur të shtojnë pjesën e krahut gjerman të punës me mençuri dhe me pak presion. Por vështirë se kjo të realizohet, së paku jo në dy vitet e ardhshme, në të cilat qeveria gjermanë do të dergojë 32 500 të papunë në arë"

Berliner Zeitung lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Bolivi: "Qeveria amerikane që prej së dielës së kaluar ka një hall më shumë. Ai quhet Evo Morales. Superior si asnjë kandidat tjetër në historinë akoma të re demokratike të Bolivisë, socialisti i fitoi zgjedhjet. Si president ai do të shtetezojë rezervat e gazit dhe t´i japë fund shkatërrimit të kokabimeve. Në skenën nderkombetare socialisti Morales nuk do të orientohet nga Uashingtoni, si gati të gjithë paraardhësit e tij, por nga Fidel Kastro dhe në rradhë të parë nga presidenti venezuelan Hugo Chavez, armiku kryesor aktual i SHBA-ve në kontinet. Për qeverinë e Xhorxh Bushit, që e ka injoruar Amerikën Latine prej shumë vjetësh dhe tani gradualisht po e kupton se çfarë rritet pas gardhit, keto kuptohet se janë perspektiva të pakëndshme."


  • Data 21.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsH
  • Data 21.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsH