Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 10.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Sherri pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed është edhe sot temë qendrore në të përditshmet gjermane

Fillimisht në «Frankfurter Allgemeine Zeitung» lexojmë:

"Thirrje për bojkot, kërcënime me vrasje kundër të krishterëve në përgjithësi, kundër danezëve dhe evropianëve në veçanti, kundër karikaturistëve, dëmtim të simboleve të krishtera dhe kishave..., zjarrvënje dhe djegje të flamujëve dhe kukullave, krahasimet e Hitlerit në forma të ndryshme, harbutim antihebraik - të gjitha këto janë aktualisht ato që dëshmojnë për fyerjen e muslimanëve përmes karikaturave të profetit Muhamed të botuara në një gazetë të vendit të vogël me emrin Danimarkë. Dhe konsiderohet si shenjë shembullore e natyrës paqësore nëse një përfaqësues i interesave myslimane në Gjermani u bën thirrje besimtarëve që të mos lejojnë të provokohen. Kush kend e provokon në këtë mes?", pyet gazeta
«Frankfurter Allgemeine Zeitung».

Ndërkaq e përditshmja «Landeszeitung» e cila botohet në Lüneburg i bën sot thirrje Evropës që në këto momente të ofroj më tepër Turqinë e cila po dëshmohet si urë lidhëse me Azinë:

"16 vjet pasi që NATO ka humbur kundërshtarët e saj, ajo fiton sërish autorizimin për të ekzistuar edhe më tej. Perdja e hekurt është ndryshkur. Tani botën e ndan një perde civilizuese. E drejta univerzale me të cilën perëndimi përfaqëson vlerat e Revolucionit francez, mohohet në botën islame. NATO duhet të zhvillohet më tej nga një aleancë ushtarake në një bashkësi vlerash. Këtu nuk bëhet fjalë për përhapjen misionare të këtyre vlerave me zjarr e me shpatë por për mbrojtjen e tyre. Evropa e ka në dorë çelësin për të penguar përplasjen kërcënuese të kulturave me një dialog të kulturave. Ky çelës e ka emrin Turqi. Bashkimi Evropian do të duhej që të ofroj më shumë Turqinë, vlera e të cilës tani dëshmohet si urë lidhëse me Azinë. Dhe atë pa hezitim", thekson në numrin e saj të sotëm «Landeszeitung».

Në një artikull të ngjashëm hasim edhe në gazetën «Neue Westfälische» e cila botohet në Bielefeld:

"Dialogu shpie drejt afrimit, afrimi sjell mirëkuptim, në rastin më të mirë besim. Kështu ndoshta një ditë vetkuptueshëm do të ndodh ajo çfarë kërkoi së fundi ish-kryetari i Këshillit të Kishave Evangjeliste në Gjermani Manfred Kock: që nga të dyja palët liri e shprehjes së mendimit ashtu si liria fetare rregullisht të shkojnë tok me përgjegjësinë", thuhet në «Neue Westfälische».

Ndërsa «Rhein-Neckar-Zeitung» e Heidelberg i kushton vëmendje sot krahasimeve që në Iran i janë bërë kancelares gjermane Merkel me Adolf Hitlerin. Lidhur me këtë nga ajo shkëpusim:

"Në Iran shkruhet se në ëndërrat e saj të fëmijërsisë ajo pra Angela Merkel duket si vet Adolf Hitleri andaj dhe beson që mund të sundoj botën. Por ajo për çka më tepër ëndërron Merkeli është që Platçek të përkujdeset për indiferencën e tij, Myntefering të sillet mirë me të dhe Stigler të mbyll gojën. Parë nga ky kënd ajo mund të sundoj në teatrin qeveritar berlinez. Por jo edhe botën. A duhet ta frikësoj kjo Teheranin?. Nuk e besojmë", konkludon «Rhein-Neckar-Zeitung».


  • Data 10.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrS
  • Data 10.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrS