Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 08.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Reformimi i sistemit federal në Gjermani, vizita javën e ardhshme e presidentit amerikan Bush në Gjermani si dhe rritja e çmimeve të karburantit me fillimin e sezonit të pushimeve janë disa nga temat që trajton shtypi i sotëm gjerman.

default

Këshilli i federatës në Gjermani miratoi pas shumë vitesh mosmarrëveshjes projektreformën për sistemin federal në Gjermani. Në lidhje me këtë reformë gazeta "Neue Presse" shkruan:

"Më në fund, pas shtatë vjetësh mosmarrëveshjesh dhe gridjesh për reformimin e sistemit federal, Këshilli i federatës e miratoi me dy të tretat e votave reformimin e kushtetutës në lidhje me organizimin federal të Gjermanisë. Deri më sot ky veprim mund të quhet si një arritje shekullore vetëm nisur prej mundimit për të arritur në një kompromis. Tani pritet të shihet nëse efekti i kësaj reforme do të jetë po kaq i madh. Kjo do të varet në radhë të parë prej landeve, sepse ato janë përfitueset e kësaj reforme. Landet kanë fituar më tepër fleksibilitet dhe pushtet dhe në rast se kjo do të çojë në rritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët, atëhere mund të thuhet se mundimi ia vlejti."

"Nordwest-Zeitung" (Oldenburg):

"Kur politikanët duan të përshkruajnë ndonjë gjë të madhe ata përdorin figuracion të fortë. Kështu edhe miratimi i reformës për sistemin federal quhet prej tyre si nëna e të gjitha reformave. Le të shpresojmë se paketa e ligjeve do të ofrojë atë që ofrojnë apo u duhet të ofrojne çdo ditë miliona nëna në Gjermani. Që prej themelimit të RFGJ-së me këtë reformë lidhen shumë shpresa. Problematike mbetet çështja e raporteve financiare mes federatës dhe landeve. Nuk ka kuptim që federata të marrë vendime për gjëra për të cilat duhet të fusin dorën në xhep komunat. Sepse edhe në këtë drejtim ka një parim themelor "kush porosit, paguan."

"Mittelbayerische Zeitung" (Rgensburg):

"Reforma fedrale është ende e paplotë, sepse tani duhet rregulluar edhe çështja e financave. Aktualisht kryeminstrat e landeve kishin mundësi të protestonin kundër rritjes së tvsh-së, për të përfituar më pas në heshtje prej saj. Në rastin ideal duhet të vendoset që në të ardhmen çdo nivel qeverisës, pra federata, landi apo komuna të ketë vetë në dispozicion të ardhurat prej taksave. Në një rast të tillë secili do të ishte vetë përgjegjës për çdo rritje taksash dhe ky do të ishte një mjet i mirë për të disiplinuar shpenzimet."


Kalojmë në temën tjetër, vizitën që pritet të bëjë në Gjermani javën e ardhshme presidenti amerikan George Bush, pas ftesës që i bëri gjatë vizitës së saj të fundit në Uashington kancelarja gjermane Angela Merkel.

"Münchener Merkur" shkruan:

"Që gjatë vizitës së presidentit Bush javën e ardhshme do të duket nëse mikpritja gjermane do të mbetet e rezervuar vetëm për periudhën e Botërorit 2006. Ndërkohë që sipas të gjitha shenjave duket se marrëdhëniet e strapacuara amerikano-gjermane po përmirësohen, Partia e Socializimit demokratik në Mecklenburg po celebron anti-amerikanzimin e trrashë të paraardhësve të saj , partisë socialiste të ish Gjermanisë Lindore. Megjithë dallimet në pikëmapje do të ishte e udhës që ndaj mikut nga amerika të dëshmohej shpirt sportiv politik. Një gjë e tillë nuk i përjashton diferencat, por duhet të jetë njëkohësisht edhe shprehje miqësisë, mirëkuptimit dhe natyrisht para së gjithash e interesave të përbashkëta."

"Neue Ruhr(Neue Rhein-Zeitung" (Essen) në lidhje me rritjen e çmimeve të karburanteve:

"Periudha e pushimeve është periudha e rritjes së çmimeve, sidomos të atyre të karburanteve. Koncernet e karburanteve dinë ta shfrytëzojnë kërkesën në rritje për karburante në kohën e pushimeve në interes të tyre. Gjithësesi do të ishte e gabuar që fajin për ngritjen e çmimeve t'ua hedhësh vetëm koncerneve. Një pjesë e madhe e të ardhurave gëlltitet prej shtetit përmes taksave. Çmimi i naftës pasqyron për momentin para së gjitha rreziqet gjeopolitike, shtimin e kërkesës për benzinë në SHBA dhe Evropë si dhe frikën prej cikloneve dhe stuhive shkatërrimtare."

  • Data 08.07.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arp3
  • Data 08.07.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arp3