1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

14 Korrik 2006

Vizita e presidentit amerikan Bush në zonën elektorale të kancelares Merkel në Gjermani dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme së bashku me qëndrimin e perëndimit ndaj tyre janë temat që dominojnë shtypin e sotëm gjerman.

https://p.dw.com/p/Arox
Pamje nga Bejruti
Pamje nga BejrutiFotografi: laif/Sasse

Duke e vlerësuar përmirësimin e marrëdhënieve gjermano-amerikane gazetat gjermane janë të mendimit se pamjet plot ngjyra e gëzim nga vizita e presidentit amerikan Bush në zonën elektorale të kancelares Merkel u shërbëjnë më tepër dy politikanëve.

"Badische Zeitung" (Freiburg):

"Vizitat e stilit të takimit Merkel Bush i shërbejnë vetëm një qëllimi prodhimit të pamjeve ngjyra-ngjyra. Ata që thonë se marrëdhëniet e mira personale mes kancelares dhe presidentit i lehtësojnë edhe marrëdhëniet mes të dy vendeve ka të drejtë. Por për thellimin e këtyre marrëdhënieve ka mundësi më të mira, sesa vizitat me program që çdo minutë ofron një gjë tjetër. Bushi ka nevojë për një partnere si Merkeli në Evropë. Po kancelarja? O ajo ndoshta kishte nevojë që pas gjithë problemeve të politikës së brendshme për reformat, t'i rikthehej tribunës së politikës së jashtme. Gjithësesi ky do të mbetet një ekskursion i shkurtër."


"Westdeutsche Allgemeine Zeitung" (Essen):

"Edhe për Uashingtonin ka kuptim që ta rakordojë politikën e tij me Berlinin. Xhorxh Bushit nuk ka më shumë partnerë në Evropë. Kryeministri spanjoll Aznar nuk u rizgjodh, sikurse edhe ai italian Silvio Berluskoni. Polonia kohët e fundit ka ndryshuar dhe nuk paraqet më partnerin shembullor për SHBA-të. Të bazohesh vetëm tek Tony Blair nuk shkon. Për këtë deklaratat për marrëdhëniet gjermano-amerikane nuk janë vetëm sa për sy e faqe, sepse për zgjidhjen e problemeve globale bashkëpunimi mes Uashingtonit dhe Berlinit është i domosdoshëm. Të dyja palët janë bërë më realiste dhe kjo është një bazë e mirë për të përballuar sfida të vështira."

"Nürnberger Nachrichten" mendon se vizita në Gjermani ishte në interes edhe të Bushit si parapërgatitje për fushatën elektorale:

"Megjithë përmbajtjen politike pamjet e këndshme në televizor kishin rëndësi për teksanasin. Përpara zgjedhjeve të vjeshtës Shtëpia e Bardhë është e interesuar për gjeste simbolike, të cilat demonstrojnë mirëkuptim dhe jo konfrontim. Kështu Bushi ka disa kohë që po predikon durimin dhe domosdoshmërinë që shtetet të jenë të bashkuar. Këtë nuk po e bën sepse i ka mbushur mendjen kancelarja Merkel, por se nga përvoja e dhimbshme në Irak, ka filluar ta kuptojë se superfuqia nuk është në gjendje që të përballojë më veprimet individuale dhe dështimet."

Kalojmë në temën tjetër zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe reagimet perendimore ndaj përshkallëzimit të kofliktit pas goditjes ushtarake izraelite ndaj Libanit. Ndryshe nga Finlanda që e dënoi qëndrimin izraelit, kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti amerikan Bush u shprehën që gjykimet nuk duhet të jenë të njëanshme.

"Landeszeitung" (Lüneburg):

"Unisoni i Merkelit dhe Bushit në gjykimin e ofesivës izraelite i çuditi jo vetëm vëzhguesit amerikanë, por edhe BE-në. Sepse Brukseli i quajti këto goditje si disproporcionale. Në fund të fundit diskutimet në lidhje me mënyrën që po vepron Izraeli janë të tepërta. Çdo bombë që hedh ushtria Izraelite në Liban për të dobësuar milicët hizbollah, bën efekt të kundërt. Ajo bën që gjthnjë e më tepër njerëtz të bashkohen me ekstremistët dhe i lidh edhe më tepër vendet arabe me njeri-tjetrin. Lufta e Izraelit kundër armiqve të tij i ngjan luftës amerikane kundër terrorit. Kjo luftë nuk mund të fitohet me mjete ushtarake."

"Bildzeituzng" (Hamburg) mendon se Izraeli ka nevojë për këshilla prej miqve të vet, sepse ndryshe në Lindjen e Mesme kërcënon të shpërthejë një konflit i madh:

"Tani izraeli po lufton në dy fronte, në Rripin e gazës dhe Liban. Përleshjet po përhapen dhe zgjerohen. A ndodhemi para një konflikti të madh në Lindjen e Mesme? Ç'fshihet pas tij? Nuk ka dyshim që Izraelin po e provokojnë dhe njëra sfidë i ngjan tjetrës. Si në jug edhe në veri sulme të Hamasit terrorist dhe të hizbollahëve, rrëmbim ushtarësh, goditje me predha afër ngulimeve dhe qendrave të banuara. Që në këtë mes ka një marrëveshje kjo duket qartë. Se cilat janë fuqitë e forta që fshihen pas saj po ashtu: Irani dhe Siria, të financojnë dhe ndikojnë ndaj organizatave luftarake islamike në të gjitha frontet. Ndoshta ato synojnë që në Liban të shpërthejë një luftë e re civile. Izraeli është i fortë ushtarakisht, por duket se është i mbingarkuar politikisht dhe diplomatikisht. Izraeli ka nevojë për këshilla të mira dhe ndihma prej miqve të vet, në radhët e të cilëve bën pjesë edhe Gjermania. Provokimi në dy fronte flet për një goditje të menduar mirë kundër paqes. Izraeli nuk duhet të bjerë në këtë grackë."