1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

29 Korrik 2006

Gjendja në Kongo dhe vështirësitë me të cilat do të përballet atje trupa e BE-së që do të mbikqyrë procesin elektoral janë në qendër të vëmendjes së shtypit gjerman

https://p.dw.com/p/Aroi
Floyd Landis, fitore me doping
Floyd Landis, fitore me dopingFotografi: AP

"Thüringer Allgemeine" (Erfurt):

"Meqenënse OKB-ja dhe BE-ja kanë investuar në përgatitjet e zgjedhjeve në Kongo 450 milionë dollarë, shumë prej kongolezëve mendon se kjë gjë është bërë për të favorizuar një marionetë të të huajve. Jozef Kabila, i cili konsiderohet si pretendenti kryesor për t'i fituar këto zgjedhje dhe që e flet më mirë anglishten se sa gjuhët e fiseve të Kongos, konsiderohet si krah i zgjatur i kërkuesve të arit. Për këtë trupat e BE-së që janë dërguar në Kongo, përfshi këtu edhe ushtarët gjermanë përplasen shpesh me një valë mosbesimi. Nga ana tjetër shpresat se pas zgjedhjeve gjithçka do të përmirësohet papritur janë të tepruara. Iluzore do të ishte edhe që njësitë e BE-së do të largohen menjëherë pas përfundimit të votimeve dhe numërimit të votave në muajin nëntor. Ndoshta në këtë kohë do të fillojë aktiviteti i vërtetë."

"Märkische Allgemeine" (Potsdam):

"Gjendja në Kongo mund të acarohet padashje dhe të dalë jashtë kontrrollit. Në një rast të tillë trupave ndërkombëtare nuk do t'u mbetet gjë tjetër vetëm se të organozojnë tërheqjen e tyre dhe të sigurojnë largimin pa dëme të të huajve që gjenden në Kongo. Natyrisht që aksion ushtarak pa rreziqe nuk ka. Dyjëzimi që lidhet me këtë mandat ka të bëjë nga njëra anë me pyetjen se ç'farë kërkojnë në Kongo trupat gjermane dhe respektivisht ato të BE-së? dhe nga ana tjetër me ndjenjën e fajit se ky vend afrikan po lihet i vetëm me hallet dhe problemet e tij. Gjermania dhe BE-ja po angazhohen me këtë operacion në fushën e një fuqie gjeo-strategjike. Kjo është risia e ekspeditës evropiane në Kongo."

"taz" (Berlin) mendon se politikanët që kandidojnë aktualisht për zgjedhjet në Kongo nuk mund të realizojnë ripërtëritjen për të cilën ka nevojë vendi:

"Polarizimi që po ravijëzohet mes kryetarëve të dy klaneve më të fuqishëme, presidentit Jozef kabila dhe ish-kreut të rebelëve Jean-Pierre Bemba, bën të qartë se sa thë thellë janë hendeqet dhe varret që kanë lënë pas të hapura luftrat e dhjetëvjeçarëve tä fundit. Megjithëse të rinj të moshë ata janë që të dy përfaqësues të së kaluarës prej së cilës kongolezët duan të ndahen sa më shpejt që të jetë e mundur. Me sa duket për ripërtërtitjen e Kongos do të nevojitet kohë dhe fillimisht duhet të shpresojmë që këto zgjedhje do të kontribuojnë për konsolidimin e paqes në vend dhe në këtë mënyrë edhe për civilizimin e krerëve të saj politikë. Viktimat e fundit në Kinshasa i trondisin këto shpresa, por në rast se ato mbeten vetëm përjashtime, atëhere kongolezët ndoshta do të hapin me zgjedhjet e së dielës një kapitull të ri në historinë e tyre plot vuajtje."

Temë tjetër që preokupon shtypin gjerman është skandali i dopingut në radhët e garës së çiklizimit Tour de France.

"Nordbayerischer Kurier" shprehet mjaft pesimiste:

"Çiklizimi pa doping duket sot po aq utopik sa edhe ideja se dikush që i jep biçikletës për qejf do të jetë në gjendje që t'i kaloje me biçikletë brenda ditës qafat e maleve përmes së cilave kalon Tour de Francë. Rasti i Floyd Landis na mëson vetëm një gjë, skena e çiklizimit nuk është në gjendje të kuptojë dhe të mësojë se është duke prerë degën në të cilën po qëndron vetë. Edhe sikur landis të gjejë një shpjegim për sasinë e lartë të testosteronit në trupin e tij, objektivisht ai ka konsumuar substanca dopingu. Ai lejohet që të marrë kortizon, sepse ka dhimbje të legenit, të tjerë lejohen të marrin substanca kundër azmës që në fakt janë të ndaluara. Ai që i kapërcen me kaq lehtësi kufijtë, do ta ketë të vështirë që të jetë përsëri i besueshëm."

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" kritikon rolin e televizionit, i cili përmes sponsorizimit të garave çiklistike kontribuon për manipulimet:

"Në televizor shpesh lihen mënjëanë anët e errëta të aktiviteteve sportive. Garat sportive duhet të funksionojnë pa më të voglin gabim, të prodhojnë heronj dhe t'i mbërthejnë spektatorët përpara ekranit të televizorit. Për këtë stacionet televizive derdhin para të shumta për sportistët më të mirë. Po ai që e ble me para një eveniment sportiv duke siguruar të drejtat e transmetimit jep kontributin e vet edhe për nxitjen e manipulimeve. Stacionet televizive duhet që ta ndryshojnë mënyrën e raportimit për evenimentet sportive dhe t'i japin fund hyjnizimit të verbër të sportistëve."