1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

17 Gusht 2006

Hulumtimet e anketave për besimin e qytetarëve ndaj dy partive të koalicionit dhe diskutimi pro dhe kundër pjesëmarrjes së Bundeswehrit në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban janë dy nga tema e shtypit gjerman

https://p.dw.com/p/AroP
Post vëzhgimi i trupave të Kombeve të Bashkuara në Liban
Post vëzhgimi i trupave të Kombeve të Bashkuara në LibanFotografi: AP

«Die Tagespost» e Würzburgut duke shkruar për partinë CDU vlerë se ashtu si edhe SPD, Unioni është duke shënuar humbje. Të krishterët besimtarë, besimi në familjen tradicionale dhe në shoqërinë konservatore, nuk janë shkaktare të fajit të CDU-së, por pasojë e një shoqërie gjithnjë e me pak fetare. Duhet pranuar se CDU nuk po mund t'i afrohet realitetit shoqëror.

"Neue Presse» (Hannover) shkruan se shpresa, që permes koalicionit të madh të bëhet një lidhje në Berlin, brenda një kohe të shkurter ka përfunduar në zhgënjim. Rezultatet e anketave tregojnë se gjendja me SPD-në është më e keqe se sa me CDU-në, një pjese e gjerë e zgjedhësve janë të rezignuar prej politikës. Se ku do të çojë kjo do të shihet në zgjedhjet e ardhshme. Eshtë irrituese fakti se kjo gjendje nuk po bën që këto dy parti të mëdha të alarmohen. Qetësia stoike e Müntefering, dhe qëndrimi a la Helmut Kohl i Merkelit e tregon vetë këtë. Më mire grindje dhe në rast nevoje dështim të koalicionit dhe kërkim i arritjes së shumicës në parlament, me të cilën do të mund të shënohej lëvizje përpara.


Temë qëndrore e shtypit gjerman vazhdon të mbetet angazhimi ushtarak i Bundeswehrit në Liban

"Münchner Merkur» shtron pyetjen:kush do të çarmatosë hisbollahët? Kjo është çështja vendimtare e pasqaruar, ashtu si edhe rregullat e misionit dhe kohëzgjatja e tij për të cilat heshtet. Qielli i kaltër vetvetiu nuk i zgjidh problemet. Dihet se një mision i Kombeve të Bashkura në Liban ekziston që nga viti 1948, pastaj tjetri që nga viti 1978. Sipas kësaj përvoje nuk duhet harruar se nuk na duhet pjesëmarrja e ardhshme në këtë vend.

«Sächsische Zeitung» (Dresden) shkruan se edhe tani kur është në pyetje marrja e vendimit për dërgimin e trupave në Liban do të arsyetohet me nevojën e rolit gjerman në politikën botërore. Mirëpo, edhe pjesëmarrja simbolike në Lindjen e Mesme është e rrezikshme. Sigurimi i brigjeve të Libanit nga hyrja e armëve prej territorit të Sirisë është një detyrë që shoqërohet me rreziqe të mëdha.


Sipas "Badische Zeitung» (Freiburg), ekzistojnë për momentin dy pole prej nga qeveria e koalicionit po përpiqet të gjejë kompromise: shpresa e Kombeve të Bashkuara, por edhe palëve në lufte, që Gjermania të jetë e gatshme të luajë një rol të rëndësishëm në vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe frika e shumë gjermanëve edhe e politikanëve qeveritarë, se mos po rrëshqitet drejt involvimit në një konflikt, ku nuk mund të ketë fitimtarë. Këto dy pole shihen edhe në deklaratën e politikanëve më të lartë të koalicionit. Ky mision per Bundeswehrin dhe shoqërinë mund të jenë një rrugëtim drejt turbullirës.

«Thüringische Landeszeitung» (Weimar) shkruan se Gjermania duhet të vendosë qartë:si pjesë e trupës paqësore duhet me qenë e gatshme për të bartur të gjitha rreziqet, duke pasur parasysh edhe historinë gjermane, e cila në këtë rast tregon se rreziku ështe edhe më i madh. Një trupë gjermane, e cila në Liban do të ishte e klasës së dytë nuk duhet të ndodhë. Por, ajo që mund të jetë, është angazhimi gjerman në fushën humanitare, duke përfshirë dërgimin e njësive sanitare.