Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 21.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Në qendër të shtypit të sotëm gjerman janë debatet që kanë shpërthyer në Gjermani në lidhje me forcimin e masve të përgjimit dhe të sigurisë pas atentave të dështuara ndaj dy trenave lokalë. Tenori i përbashkët është që forcimi i masave të sigurisë dhe kontrollit është domosdoshëm, por duhet të ruhet patjetër masa

Kamera përgjimi në një shesh në Augsburg

Kamera përgjimi në një shesh në Augsburg

"Braunschweiger Zeitung" shkruan:

"Grindjet për futjen në përdorim të një regjistri qendror anti-terror dhe për shtimin e numrit të kamerave përgjuese është domethënës. Natyrisht që liria nuk duhet të mbrohet në mënyrë të tillë që t'i shkaktojë asaj vdekjen, sikurse u shpreh kryetari i socialdemokratëve Kurt Beck. Por kjo fjali e tij është një fjali standarde, një formulë që në thelb nuk thotë asnjë. Mbrojtja dhe siguria nuk duhet tl çojnë automatikisht në kufizimin e humbjen e të drejtave. Liria mund të cënohet edhe atëhere kur përfaqësuesit e zgjedhur të popullit nuk arrijnë të bien dakord për një instrument efikas për mbrojtjen e saj."

"Sächsiche Zeitung" (Dresden):

"Përqëndrimi i punës së shërbimeve sekrete në përgjimin e telefonave dhe internetit të personave të dyshuar as që duhet vënë në diskutim, sepse goditjet terroriste vetëm në këtë mënyrë mund të pengohen. Ndërsa sa i përket shtimit të numrit të videokamerave përgjuese në vendet publike nevojitet një debat intensiv. Në vende strategjike një gjë e tillë mund të jetë e pranueshme, por përgjimi i plotë i hapsirës publike nuk është vetëm i pamundur, por edhe i papranueshëm. Për terroristët e mundëshëm duhet të ketë kufizime dhe pengesa, por popullsia duhet të përgjohet sa më pak që të jetë e mundur. Sado serioze të bëhet gjendja, sensi i masës nuk duhet humbur.

"Ostsee-Zeitung" (Rostok):

"Qeveria dhe parlamenti e lanë t'u kalonte rasti për t'iu kundërvënë krijimit të shoqërive paralele në vend dhe tani në mes të Gjermanisë përballemi me terrorin. Krijimi i një regjistri qendror antiterror, shtimi i numrit të kamerave përgjuese në vende publike, kontrrolle më të përqëndruara të shesheve publike dhe mjeteve të qarkullimit - të gjitha këto mund të kontribuojnë që ta ndjejmë veten më të sigurt. Por ndaj sulmeve terroriste nuk mund të gjendet një mjet vërtet i efektshëm. Sado e trishtueshme të tingëllojë një gjë e tillë, ky është çmimi që duhet të paguajmë për lirinë në të cilën jetojmë."

"Berliner Zeitung" shkruan:

"Duket se Gjermania gjendet në rrugën më të mirë për t'u shndërruar në një shtet përgjues të legjitimuar me rrugë demokratike. Shumica e gjermanëve i ka pranuar pa pipëtirë kufizimin shkallë-shkallë gjatë pesë viteve të fundit të drejtave të tyre qytetare. A e merr seriozisht shteti frikën e qytetarëve të vet, apo vetëm e shfrytëzon atë? Fakt është që të gjitha ligjet për sigurinë, qoftë ato të miratuara, qoftë ato të propozuara, nuk janë në gjendje që t'i parandalojnë goditjet terroriste në Gjermani."

Temë tjetër e shtypit gjerman janë zhvillimet në Lindjen e Mesme pas ofensivës jo të sukseshme të trupave izraelite në Libanin e Jugut dhe frikërat në radhët e izaraelitëve pas kësaj.

"Mittelbayerische Zeitung" (Regensburg):

"Superfuqia ushtarake e Lindjes së Mesme, Izraeli, ka mbetur me turp. Pas 33 ditësh lufte Izraeli nuk ia doli që t'i dëbonte milicët hizbollah. Deri më sot ushtarët me shenjën e yllit hebre të Davidit, konsideroheshin si më të mirët e botës. Ushtria izraelite karakterizohej gjithmonë prej ushtarëve me motivim të lartë të shoqëruar prej një teknologjie të lartë armatimi. Milicët e paorganizuar hizbollah duket si i treguan kufijtë makinerisë luftarake izraelite. Sukseset në fushën e betejes në Libanin e Jugut si dhe përparimi i punimeve për ndërtimin e një bombe islamike në Iran u japin krahë fanaktikëve islamikë, se do të mund ta realizojnë ëndërrën për t'i hedhur në det çifutët e urryer dhe për të ripushtuar vendet e shenjta në Jeruzalem. Nisur prej traumës së tyre historike, nuk është çudi që në kokat e shumë izraelitëve po rrotullohen idetë e tmerrshme të një holokausti të dytë."

  • Data 21.08.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AroM
  • Data 21.08.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AroM