1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

2 Shtator 2006

Temë qëndrore në të përditshmet e sotme gjermane janë konflikti mbi programin bërthamor iranian dhe misionet e ushtrisë gjermane jashtë vendit.

https://p.dw.com/p/Aro9
Irani jep përgjigje për propozimet e perëndimit
Irani jep përgjigje për propozimet e perëndimitFotografi: picture-alliance/dpa

Fillimisht në «Westfälischer Anzeiger» lidhur me konfliktin bërthamor iranian lexojmë:

"Presidenti iranian Mahmud Ahamdinexhati është në rrugë e sipër për t'i ngritur vetes një monument në botën arabe. Me një përzierje shumë të rrezikshme nga mburrja dhe pakalkulueshmëria presidenti iranian po i zbulon një dobësi gjoja botës së fortë, nga e cila ajo kërcënohet që të dështojë: pavendosmëri dhe frikë nga hakmarrja e një diktatori të paparapashëm", thuhet ndër të tjera në «Westfälischer Anzeiger».

Ndërkaq në «Südwest-Presse» e cila botohet në Ulm po për këtë temë thuhet:

"Me siguri që ekzistojnë hapa të cilët mund të ndërrmirren ndaj Iranit që vazhdon të lansoj kërkesa hegjemoniste të cilat përcillen me shqetësim nga fqinjët e tij. Ndërpreja e importit të benzinës nga Emiratet Arabe nga të cilat vendi varet në masë 50 përqind apo ngrirja e xhirollogarive jashtë vendit të shtresës së lartë iraniane. Por vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës diskutojnë për këto mundësi ndërkohë që evropianët dje vendosnë për të mos ndërprerë bisedimet me Teheranin zyrtar. Se ku i bazojnë shpresat evropianët që me bisedime të tjera të arrijnë ndërprejene pasurimit të uranit në Iran, tani për tani nuk dihet", thotë gazeta «Südwest-Presse».


Kalojmë në një temë tjetër. Debati për pjesëmarrjen apo jo të ushtrisë gjermane në misionin ushtarak të Libanit trajtohet gjerë e gjatë edhe nga komentatorët e gazetave. Në «Thüringer Allgemeine» lidhur me këtë lexojmë:

"Në krahasim me mosmarrëveshjet për misionin ushtarak në Bosnjë e Hercegovinë është shkurtuar shumë koha brenda së cilës vendoset për mandate të reja të Bundesvehrit jashtë vendit. Bile për Kongon brenda disa muajsh u bë e qartë gjithçka. Për Libanin miratimi i Bundestagut që tani dihet të jetë më se i sigurtë, ende pa u bërë kërkesa formale nga Bejruti. A i kujtohen dikujt ende zënkat pas përfundimit të kofliktit lidnje-perëndim për nevojën e ushtrisë dhe NATO-s?. Shumë gjak është derdhur në Ballkan derisa u vendos që të intervenohej. Luftëra qytetare me mbi një milionë të vdekur si në Ruanda shkurt fjala nuk do të mirreshin parasysh. Kjo përvojë e hidhur nuk rëndonj vetëm mbi parlamentin gjerman", nënvizon 'Thüringer Allgemeine'.

Ndërsa «Mindener Tageblatt» po për misionin e ushtrisë gjermane në Liban komenton:

"Përveç disa qëndrimeve të përgjithësuara deri tani nuk janë bërë kurrfarë përpjekjesh për të bindur popullatën për nevojën e këtij misioni për të cilin padyshim që ka argumente të mjaftueshme. Në vend të kësaj, siç veprohet zakonisht në strukturat partiake edhe ato të koalicionit që për këtë mision të flitet sa më pak sikur të ishte e mundur që ushtarët të dërgohen atje pa iu nënshtruar kurrfarë rreziku. Kështu faktet janë fshehur edhe kur është folur për kontigjentin e Afganistanit çka tani bart pasojat e humbjes së besimit si në vend ashtu dhe në rradhët e aleatëve. Ka ardhur koha që misioni i Libanit të shfrytëzohet për të sqaruar përfundimisht debatin se cilat janë detyrat që duhet tu shërbejnë ushtarët gjerman jashtë vendit e cilat jo", lexojmë në «Mindener Tageblatt».

Shfletojmë tani gazetën «Osnabrücker Zeitung» e cila po ashtu i kushton vëmendje misioni të Bundesvehrit jashtë vendit por jo në Liban apo Kongopor në Kosovë. Në numrin e saj të sotëm ajo ndër të tjera pyet:

"Çka don Bundesvehri, çfarë don NATO në një Kosovë e cila sipas shenjave të reja do të jetë ose sërish pjesë e Serbisë ose e pavarur?. Ose duhet llogaritur me atë që marrëveshjet që do të nënshkruhen në Vjenë nuk do të jenë fare të vlefshme dhe menjëherë pas tërheqjes së KFOR-it do të vij deri tek vrasjet dhe dëbimet. Në një rast të tillë në të vërtetë e tërë politika e Kosovës e ndjekur nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të ishte e gabuar. Apo ka arsye për të supozuar se pas sqarimit të çështjes së statusit kosovarët si dhe serbët duan të pengojnë krejt çfarë pengon afrimin e tyre me Bashkimin Evropian dhe ndihmat financiare nga Brukseli. Por në këtë rast atëherë është përmbushur edhe misioni i KFOR-it", thuhet në 'Osnabrücker Zeitung'.