Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 07.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Kancelaria gjermane Angela Merkel mbrojti angazhimin e marinës gjermane në Liban si kontribut për më tepër siguri edhe në Gjermani. Në debatin e përgjithshëm në Bundestag ajo tha se, për shkak të kërcënimit global të terrorizmit është e pamundur që të bëjmë një ndarje mes sigurisë së brendshme dhe të jashtme

default

Në lidhje me këtë gazeta "Süddeutsche Zeitung" (Mynih) shkruan:

"Kancelaria e trajtoi angazhimin në Liban sikur të ishte fjala për ndonjë shpërndarje strukturore rreziqesh të orientuara drejt morbiditetit, sikur të kishte të bënte pra me ndonjë fasetë të reformës në sektorin e shëndetsisë. Ndosha fjalimi i saj plot formula dhe parrulla që të vini në gjumë ishte një taktikë për të fshehur rreziqet që fshihen pas aksionit të Bundeswehrit. Një taktikë e tillë është e papërgjegjshme. Në një aksion me një vlerë të tillë historike ushtarët nuk mund të dërgohen duke prallisur psalme të tilla. Ai që dëshiron që të mos ta konsumojë të ardhmen por ta formësojë atë, sikurse shprehet vetë kancelaria, duhet t'i thotë vetë qartë qartë gjërat që lidhen me të ardhmen. Në kërkim të nënshkrimit të kacelares gjen vetëm tre kryqe si prej atyre që nuk dinë shkrim e këndim."

Kieler Nachrichten shkruan:

"Marina gjermane nuk mund ta pengojë kontrabandën e armëve përmes detit, në rast se nuk lejohet të patrullojë më afër se 13 km prej bregdetit. UNIFILI nuk do të jetë të gjendje të sigurojë armëpushimin në rast se nuk i lejohet të çarmatosë hizbollahët dhe kontrrollojë kufirin mes Sirisë dhe Libanit. Në një rast të tillë kjo trupë do të mbetej një tigër pa dhëmbë. Në këto kushte Bundeswehri nuk ka se çfarë kërkon në Liban. Qeveria federale ose duhet të ngulë këmbë për plotësimin e kushteve për një aksion të kuptishëm, ose duhet të thotë jo."

Münchener Abendzeitung shkruan:

"Kërkesat ndaj Bundeswehrit kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Ushtria ka kohë që përpara aksionit në Liban që është në kërkim të identitetit të saj të ri, nga mbrojtëse e vendit, në shërbëtore të sigurisë globale. Me sa duket për ushtrinë e përgatitur për të mbrojtur vendin nga invazorët rusë, sikurse parashikohej në skenarët e luftës së ftohtë, nuk ka më nevojë. Për këtë Bundeswehri duhet reformuar. Kërkesat që bëhen në këtë mes për më tepër para, janë më tepër një refleks dhe nuk kanë logjikë. Në rast se një organizëm prej 290.000 vetësh bie nën presion vetëm se 10.000 prej tyre janë në një aksion jahtë vendit, ky ka një problem."

Handelsblatt (Düsseldorf):

"Ai që mendon se kancelarja po përpiqet të gjejë një strehë në politikën e jashtme, gabohet. Në rast se kryetaria e qeverisë thotë kaq qartë se Gjermania nuk mund të rrijë më një anë dhe se nuk ka kritere abstrakte për të përcaktuar se ku duhet të anagzhohemi ushtarakisht dhe ku jo, sepse çdo lloj krize duhet vlerësuar individualosht, atëhere ajo patjetër që nuk bën simpatizantë. Por e gjitha kjo nuk ndryshon asgjë në atë që edhe në politikën e brendshme, për shembull në rastin e reformës shëndetsore, duhet të presim dhe dëshirojmë fjalë dhe deklarata po aq të guximshme dhe të qarta."

Gazeta «Nordwest-Zeitung» (Oldenburg) rreth kriminalitetit të organizuar në Gjermani:

Në Gjermani nuk mbretërojnë ende raporte si në Itali, por edhe këtu bandat e organizuara u shkatojnë mjaft punë e telashe organeve të policisë dhe të drejtësisë. Kontrabandë drogash, vjedhie makinash, trafikim qeniesh njerëzore, spektri i delikteve është po aq i gjërë, sa edhe diapazoni i fitimeve të kriminelëve dhe gangsterrëve.Vrasjet e paskupullta dhe grabitjet e dhushme, tregojnë se sa energji kriminale kanë disa prej bandave. Policia dhe drejtësia bëjnë mirë që të vazhdojnë ta luftojnë me ashprësi kriminalitetin e organizuar. E qartë është edhe se në epokën e kompjuterit dhe të internetit po shtohet në mënyrë drastike edhe kriminaliteti ekonomik.
fushë kjo që kërkon impenjim më të gjërë nga ana e policisë dhe e drejtësisë.

  • Data 07.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aro4
  • Data 07.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aro4