Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 09.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Bavarezët bëhen gati për të pritur Papën

Bavarezët bëhen gati për të pritur Papën

Vizita e Papës Benedikti i 16 në vendlindjen e tij në Gjermani është në qendër të vëmendjes së shtypit të sotëm gjerman.

"Neue Ruhr/ Neue Rhein Zeitung" shkruan:

"Deri tani Benedikti i 16 ia ka dalë mbanë që t'i mbante larg vetes nacionalizmat. Sado të këndshme të jetë ato për atë si njeri, për atë si Papë ato janë një barrë. Si Papë si duhet që të kujdeset që të krishterët të mos identifikohen së tepërmi me nacionalizimin, ky është edhe qëndrimi i vetë Papës. Benedikti është shprehur se do të japë në Bavari mesazhe që i tejkalojnë kufijtë e këtij landi, gjë që i përgjigjet edhe detyrës së stij. Ka mundësi që ndonjë bavarez do të ketë ditët e ardhshme përshtypjen se Papa po flet pa i marrë shumë parasysh ata vetë. Por në vend që të jenë të zhgënjyer ata duhet të jetë të gëzuar që Benedikti i 16-të bën atë që i takon një njeriu në postin e tij."

"Leipziger Volkszeitung" shkruan:

"Prej një njeriu që e konsideron veten si punëtor të vreshtës së Zotit nuk mund të presësh çudira. Ai synon më tepër të ruajë atë që është krijuar, se sa të ndryshojë dhe të formojë gjëra të reja. Për këtë do t'i vijë në ndihmë edhe vizita në vendlindjen e vet në Bavari. Në stacionet e vizitës së tij Papa do të pritet prej njerëz besimtarë të devotshëm që thonë lutjet duke kaluar nëpër duar rruzaret. Gjtë kësaj vizite nuk do të ketë vend për gjëra të pakëndhshme. Po ndoshta pikërisht me këtë ai prek tamam nervin e shumë njerëzve dhe jo vetëm të të moshuarve. Në kohët e ndryshimeve të vrrullshme, nxitjeve të pakufijshme, përparimeve teknike dhe kërcinimeve prej terrorit dhe segregacionit social pikat fikse fitojnë rëndësi. Politika fetare bëhet në këtë mes e dorës së dytë dhe ajo që vlen është vazhdimësia dhe qëndrueshmëria të ushqyera prej mallit për paqe, besnikëri, prehje dhe ngrohtësi."

Gazeta "Heilbronner Stimme" trajton komercializimin e vizitës së Papës:

"Vizita e Papës po e pasuron gjermanishten me një fjalë të re. Nisur nga vendlindja e Papës "Marktl am Inn" po flitet për "marktl-komercializëm". Sado e çuditshme të tingëllojë kjo fjalë, aq të habitshme janë produktet që po ofrohen në treg me rastin e vizitës së Papës Benedikti i 16-të. Nëpër stenda nuk gjen vetëm artikuj klasikë si qirinj apo rruzare. Jo, në dyqanin e mishit mund të blesh "Ratze-Wurst" sallam pra që mban mbiemrin e Papës, Ratzinger, kurse bukëshitësi ofron "Bukë Vatikani", të cilat mund t'i shoqërosh mjaft mirë me një birrë Benedikti. Në "Marktl am Inn" po shiten flamuj për organizimin e një parade me makina. Dhe të gjitha janë vërtet të shtrenjta, sikur Jezusi të mos t'i kishte dëbuar kurrë tregtarët prej tempullit."

Kalojmë në një temë tjetër, raportin mes numrit të të huajve në landet gjermane dhe rastet e armiqësisë dhe ksenofibisë ndaj tyre.
"Südwest Presse" (Ulm) shkruan:

"Para disa javësh ish-zëdhënësi i qeverisë Uwe-Karsten Heye u kritikua publikisht, se kishte guxuar të tërhiqte vëmendjen për armiqësinë ndaj të huajve në landet lindore të Gjermanisë. Tani sipas statistikave të landit Baden-Württemberg një e katërta e banorëve të këtij landi janë të huaj, ndërkohë që nuk bëhet thuajse fare fjalë për ndonjë incident me sfond ksenofobie. Në Brandenburg dhe në Saksoni ekstremistët e djathtë bashkohen dhe ngrihen kundër të huajve, edhe pse numri i të huajve të këto lande përbën vetëm 5% të popullsisë. Sigurisht që prej këtyre shifrave nuk mund të ngresh akuza, por ndryshimet të bëjnë të mendohesh. Sa më pak të huaj të ketë, aq më e madhe është frika prej tyre dhe aq më me forcë lulëzojnë idetë nacionaliste."

  • Data 09.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aro2
  • Data 09.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aro2