1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman date 24.gusht.2005

24 Gusht 2005

Nominimi i kancelarit gjerman Gerhard Shreder per kandidat te cmimit Nobel per paqe ka shkaktuar komente te shumta kritike ne shtypin gjerman

https://p.dw.com/p/Aru8



Gazeta e qytetit te Mannheimit "Mannheimer Morgen" shkruan se per Shrederin ishte nje vendim i drejt,qe luften ne Irak ta refuzonte strikt dhe te permbahet ne dergimin e ushtareve gjermane ne konfliktin e pergjakshem te Lindjes se Mesme.Per kete, Gerhard Shreder meriton respekt dhe mirenjohje.Mirepo,zgjidhja qe ai te jete bartes i cmimit Nobel per paqe do te ishte gabim.Nese merret parasysh fakti i mijera te vdekureve ne luften e Irakut,do te ishte cinike qe Shreder do te dale nje perfitues ne konfliktin e atjeshem.Sepse ne rastin e Irakut kane deshtuar si ata qe u futen ne lufte ashtu edhe ata qe deshen me mjete diplomatike ta menjanojne kete konflikt.

Nderkaq "Financial Times Deutschland",e cila botohet ne Hamburg shtron pyetjen se si do te tingllonte ne kohen e fushates zgjedhore lajmi se Gerhard Shreder ka do te jete bartes i cmimit Nobel.Per shkak te Jo-se se tij ndaj luftes ne Irak,kancelari gjerman eshte emruar per kandidat te cmimit Nobel per paqe.Perse Shreder duhet te fitoje kete cmim ? E pare- sepse, ai ishte per paqen ne Irak. E dyta- ai eshte radhitur ne mesin e kundershtareve te luftes,qe ne politiken boterore kane ushtruar pak ndikim,si p.sh Vlladimir Putin.E treta-ashtu si edhe me pare edhe sot mendohet se Shreder kishte te drejte.E katerta- ne Irak nuk erdhi te kurrfare paqe.Per kete arsye kjo eshte nje problem sepse edhe ai qe deshiron te fitoje cmimin per letersi duhet sipas rregullit te shkruaj nje nje liber.


Ndersa per te njejten teme, gezeta "Bild Zeitung",e cila botohet ne Hamburg shtron pyetjen:cka kane te perbashket presidenti kinez Jiang Zemin me kancelarin gjerman Gerhard Shreder? Ata te dy ishin kunder luftes ne Irak.Mirepo eshte e vertete se askujt nuk i shkoj mendja qe edhe presidentit kinez ti ndahet cmimi Nobel per paqe.Nese te mos berit asgje,apo mosdergimi i ushtareve ne Irak do te ishte nje kriter atehere 139 shtete te botes do te nominoheshin per cmimin boteror te paqes.Pavaresisht se a ishte i drejt vendimi i Shrederit ndaj luftes ne Irak,shumica e gjermaneve i jane mirenjohes atij, se nuk ka derguar ushtare ne Irak.Partia socialdemokrate SPD kete e shfrytezon edhe neper pllakata dhe shpreson se me "kancelarin paqesor" te vitit 2002 edhe njehere mund te fitoje poena.Kjo i pershtatet taman me lajmin se Shreder eshte nominuar per kandidat te cmimit Nobel per paqen.

Per gazeten e Rstockut "Ostsee-Zetung" me pranimin e kandidatures se Gerhard Shrederit per konkurues te cmimit Nobel te paqes Osllo papritur i ka bere sherbim mbeshtetjes se tij ne fushaten zgjedhore.Ndonese emri i tij ne Gjermani sipas rezultateve te anketave qendron larg kunderkandidates per kancelar Angela Merkel,megjithate lajmi si ky e bejne Shrederin te mobilizoje furcat rezerve.Ndoshta ai arrin te pamundshmen.Edhe tek shoket e tij socialdemokrat dhe para se gjithash te zgjedhesit e pavandosur ky bonus i politikes se jashtme mund te jete ne dobi te Shrederit.

Gazeta "Stuttgarter Nachrichten" qe botohet ne kryeqytetin e Badenwürtenbergut qe ne fillim te komentit te saj konstaton se partia SPD akoma ka nevoje per kancelarin. Asaj ai i pergjigjet ne koncept,qe Shreder se bashku me 198 kandidate tjere te nominohet per cmim Nobel te paqes.Ne kete menyre zgjedhesit gjermane edhe njehere mund te perkujtojne refuzimin strikt te Shrederit gjate kohes se luftes ne Irak-keshtu pra edhe njehere behet ngrohja e nje teme te kaluar.

Per gazeten "Lübecker Zetiung" te Lübeckut eshte e qarte se opozites kjo nuk i konvenon.Por kjo tregon se fushata zgjedhore do te jete nje lloji polemike me akuza.Sepse Shreder eshte emruar se bashku me 198 personalitete dhe organizata ne kohen kur askush nuk mendoj se ne ne vendin e tij ka zgjedhje. Ka supozime se qarqet e partise se Shrederit kane qene inkurajuese te ketij propozimi.Por shtrohet pyetja a e ka merituar kete Shreder ? Jo-ja e tij ndaj luftes ne Irak nuk e ka evituar luften.Por ka qene vetem nje refuzim i te drejtes se te fortit,qe SHBA-te me konsekuenca fatale jane duke paguar cmimin.