1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman datë 13 09 06

DW12 Shtator 2006

Gjendja në arsimin gjerman si edhe krahasimi me vendet tjera janë temë kryesore e pasqyres së shtypit të sotëm gjerman

https://p.dw.com/p/Arny

"Bild Zeitung" e Hamburgut shkruan se sa i perket arsimit me vite te tera, politikanet, perfaqesues te shoqatave te ndryshme,te ashtuqujtur eksperte, mesues dhe profesore kane premtuar: gjithshka do te jete ne rregull! Me shume para per arsim, eshte genjeshtra e politikaneve. Koncepte te reja,eshte premitim e eksperteve. Dhe me pas? Pra se pari pallavara te pafundme.

Per kete problem 16 ministra te arsimit te landeve gjermane, takohen dhe bisedojne, ne fund gjerat mbesin ashtu si ishin. Ne arsimojme shume nxenes dhe pak akademike. Ne vendet e tjera te industrializuara studiojne dyfish me shume njerez, shkruan gazeta e Hanoverit "Neue Presse", e cila potencon faktin, se arsimi ne shtetet me te vogla po tregon me shume sukses, duke marre si shembull edhe rastin e landeve gjermane, si Bavaria.

Ndersa sipas gazetes "Fulda Zeitung", nuk eshte befasues vleresimi me i ri per gjendjen e arsimit ne Evrope, ku Gjermania ne permasa nderkombetare vleresohet ne radhen e vendeve mesatarisht mire, por me tendence ne renie. Rezulati i kesaj gjendje mizerje eshte se nuk ka mjaft elite, dhe gjithnje e me shume te rinj mbeten pa perfunduar shkollimin e mesem dhe pa perspektive.

Sipas gezates se Lübekut "Lübecker Nachrichten" me gjithe respektin e studimit te njohur me emrin Piza dhe statistikat, ketu nuk eshte fjala per para, por per njerez. Keto dite serish flitet per friken, qe ka te beje me jeten dhe me edukimin ne shkolla.

Gazeta "Leipciger Volkszeitung" shtron pyetjen, se perse ekspertet e arsimit nuk shkojne ne Finlande per te mesuar se si njerezit e rinj, por pergatiten per te ardhmen. Do te duhej te jemi te deinkurajuar, qe pas publikimit te rezultateve te studimit Piza, reformat ne arsim nuk kane dhene rezultate. Per shkak se vendet tjera jane me te shpejta dhe me radikale, Gjermania po shenon renie nese krahasohet ne permasa nderkombetare. Me shume gjasa shume arsimtare gjermane testet e fundit nuk i kane marre seriozisht. Kjo eshte edhe e kuptueshme, sepse ata jane pjesa e fundit e sistemit qe mund te ndryshoje problemin. Pergjithesisht, paralajmerimi ogurzi eshte:shkolla eshte ne gjendjete mjerueshme. Dhe kjo eshte shume dekurajuese. Ne anen tjeter eshte shume e demshme qe brenda sistemit arsimor nuk shfrytezohet potenciali permiresues.

Per te njejten teme "Baunschweiger Zeitung" ben nje pershkrim te gjendjes aktuale ne arsimin gjerman. Dhje kjo gjendje duket keshtu: Shanse te vogla per arsimimin e femijve te familjeve te varfra, shume pak para per çerdhet e femijeve, dhe per shkollat prej klases se pare deri ne te dhjeten,shume pak kerkese prej nxenesve. Pra katalogu i kerkesave eshte shume i gjate dhe i njohur.Parat mungojne. Deri ne vitin 2014 numri i nxenesve do te bie per 14 perqind. Ketu duhet permendur edhe faktin se me kete do te kursehen 80 miliarde euro nga buxheti publik. Teknika e lindjeve ka edhe anet e mira.P ara duhet te mbetet ne çerdhe te femijve, shkolla,dhe univesitete,e jo me te të mbushen vrimat e buxhetit te shtetit apo te shfrytezohen parat per ndertimin e rrugeve te reja. Politikanet nuk mund te presin te parashtrojne kerkesa te reja duke kerkuar qe nje edukatore te punoje me 25 femije ndersa mesuesi me 31 nxenes te klases se peste.