1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman 29.09.06

29 Shtator 2006

Debati në Bundestag për zgjatjen e mandatit të tupave gjermane është teme e komenteve të pasqyres së shtypit të sotem gjerman.

https://p.dw.com/p/Arnj


"Nürenmberger Zeitung" shkruan: çdo imtësi me e vogel, qe ka te beje me reformen ne sistemin e shendetesise ka rendesi me te madhe per perfaqesuesit tone ne parlament se sa rreziqet e medha, qe po i nenshtrohen ushtaret tane, qe nga viti 1945. Vetem nje pakice e vogel, para se gjithash politikane te Unionit,kane shpreh rezerva sa i perket miratimit ne menyre automatike te zgjatjes se mandatit te trupave ushtarake ne Afganistan. Madje, as per keta te fundit fare nuk ka qene me rendesi terhejqja sa me e shpejte e trupave nga Afganistani, por koncepti qe duhet ti pergjigjet situates me te re.

"Leipziger Zeitung" vlereson se NATO po perpiqet te shpetoje ne Afganistan ate qe nuk mund te shpetohet. Atje nuk eshte ne loje vetem besushmeria e aleances me te madhe ushtarake, por edhe ardhmeria e vendit. Vendimi i NATO-s i muajit korrik, per marrjen nen kontroll te jugut te Afganistanit nuk ka sjelle permiresim te situates, pos qe ka qene nje shkarkim i barres se amerikaneve. E njejta gje mund te ndodh edhe ne pjesen jo stabile lindore te ketij vendi.

Sipas gazetes "Westfalenpost" nje Jo e Bundestagut per vazhdimin e mandatit te kontigjentit gjerman do te ishte fillimi i fundit te aleances perendimore ne Hindukush. Pra nje katastrofe. Fjala eshte per besushmerine ne NATO. Ajo nuk guxon te deshtoje. Me NATO-n lidhet jo vetem siguria e jone, por edhe vlerat si liria dhe demokracia. Per kete arsye, ne Bundestag duhej te kishte nje shumice e cila do te votonte pro ketij mandati.Megjithate kjo eshte nje Po me rezerva. Ne jug te vendit vazhdon serish te kete lufte. Dhe NATO ka mbetur pa koment. Kunder taktikes se gueriles taleban Aleanca, deri me tani nuk arriti te gjeje mjete ndikuese. Qeveria gjermane edhe nje kohe te gjate nuk mund te terhiqet. Edhe ushtaret gjermane do te marrin pjese ne misionin luftarak ne Hindukush.

"Märkische Allageimeine" duke komentuar te njejten teme shkruan se pavaresisht nga vendimi per vazhdimin e mandatit, me te cilin behet e mundur te ruhet gadishmeria per te ndihmuar amerikanet,kanadezet dhe holandezet ne Kandahar, megjithate ministri gjerman i mbrojtjes Franc Josef Jung ka treguar kufijte e Gjermanise ne misionet nderkombetare.

"Kölner Stadt-Anzeiger" shkruan se Perendimi gjendet para nje alkternative deprimuese ne Afagnistan. Nje fitore ushtarake po shoqerohet me pamundesine e arritjes se nje vendosjes se paqes politike. Eshte e pamundshme terheqja nga Afganistani. Demet do te ishin te medha per kete vend, per luftimin e terrorizmit dhe per NATO-n. Por cka do te rrjedh prej kesaj? Se pari Perendimi duhet ta beje te qarte se nuk deshiron te sundoje por te ndihmoje. Se dyti eshte e nevojshme perforcimi i rindertimit ne fushen civile;ka pjese, ku fare nuk ka filluar. Se treti aleanca duhet te rishqyrtoje qellimet dhe instrumentet. Nje dite do te konstatohet, se nuk eshte e pamendueshme,qe nga nje vend me tradite muslimane dhe me pervoje dhune te zhvillohet demokracia.

Gazeta "Die Welt" vlereson se ne kohen kur ne Bundestag debatohej per zgjatjen e angazhimit ushtarak ne Afganistan, kancelarja Angela Merkel ishte duke biseduar me kryeministrin e Libanit, Fuad Siniora. Pak kilometra me larg, shefi i diplomacise evropiane, Havier Solana, zhvillonte bisedime me perfaqesuesin e Iranit per ceshtje te grindjeve atomike Ali Larigjanit. Shume e politikaneve shpesh retorika e tyre pershkohet me deshira pa shfaqur ide per interesa te vendit te tyre,pa pasur kuptim,se cfare rreziku i pret ata. Kater kriza, Afganistani, Libani, Iraku dhe Irani, kercnojne te shnderrohen nje nje konflikt te pergjithshem. Kjo fare nuk eshte kristalizuar ne vetedijen gjermane.