Pasqyra e shtypit gjerman (25.01.2005) | Studimi në Gjermani | DW | 24.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman (25.01.2005)

Komentatorët e shtypit të sotëm gjerman mirren kryesisht me skandalin e Partisë ekstremiste Nacionaldemokrate të Gjermanisë në Parlamentin e Saksonisë, kongresin e Unionit Kristiandemokrat dhe procesin politik në Ukrainë

Fillimisht në «Schwäbische Zeitung» lidhur me Kongresin e Unionit Kristiandemokrat lexojmë:

"Besimi dhe uniteti krijohen mbi vlerat dhe synimet e formuluara bashkarisht. Angela Merkel deri më tani synimet, si me rastin e riformulimit të ekonomisë sociale të tregut dhe reformën e shëndetësisë, i ka caktuar e vetmuar duke vënë në presion një parti të pezmatuar. Laurenz Majer kishte punën e vështirë, organizimin e mbështetjes. Nëse Angela Merkel do të formuloj jo vet por bashkarisht me partinë e saj synimet dhe Volker Kauder si sekretar i përgjithshëm përgatit terrenin për këtë dhe bashkon partinë e përçarë atëherë Unioni Kristidemokrat do të rikthente vetbesimin. Kristiandemokratët deri në vitin 2006 nuk kanë kandidatë tjetër përveç Angela Merkel. Kauder u ka shpallur luftë ndërkohë të gjithë atyre që për interesat e tyre do të dëshironin që Merkel të dështoj në zgjedhjet e 2006-ës", lexojmë në «Schwäbische Zeitung».


Ndërrojmë temë dhe kalojmë në gazetën «Die Welt» e cila edhe sot i kushton vëmendje të posaçme skandalit të Partisë ekstremiste Nacionaldemokrate të Gjermanisë në Parlamentin e Saksonisë. Në numrin e saj të sotëm ajo shkruan:

"Këtë barrë nuk mund të na heq asnjë gjykatë. Largimi i deputetëve të NPD-së në Parlamentin e Saksonisë gjatë kohës kur po mbahej një minutë heshtje për viktimat e kohës së nacionalsocializmit dhe vlerësimi i bombardimit të Drezdenit si "Bomba të Holokaustit" është padyshim një fyerje e padëgjuar e të vdekurëve dhe një fundërrinë e papranueshme megjithatë i pamjaftueshëm për ndalimin e aktivitetit të një partie. Edhe pse nuk duhet të përjashtohet që qëllimet dhe aktivitetet e Partisë Nacionaldemokrate mund të justifikojnë një ndalesë skandali i Drezdenit dëshmoi se diçka e tillë nuk është paraparë nga drejtësia. Në këtë mënyrë të kota janë synimet e të gjithë atyre që kërkojnë ndalimin e aktiviteteve të NPD-së dhe shpresojnë që gjykatat mund të marrin për shkas provokatorët e maskuar seriozisht për të na çliruar nga ky maltretim", komenton «Die Welt».


Ndërkaq po në të njëjtën temë në gazetën «Ostsee Zeitung» e cila botohet në Rostok lexojmë:


"është e pakuptimtë që ballafaqimet juridike të barazohen me ato politike me rastin e NPD-së. Duhet të ndodhin të dyja. Natyrisht që ndalimi i aktiviteteve të kësaj partie nuk heq qafe edhe problemin me ekstremistët e djathtë dhe ata që votojnë për ta. Eshtë e mundur që një ndalim vetëm sa bën për momentin të ndaluarit më interesant. Megjithatë problemi është më i thellë. Në Saksoni siç duket Partia Nacionaldemokrate ka tubuar në parlamentin e landit krerët e saj duke financuar ata me të hollate grupimit parlamentar. Nëse kjo parti arrin të depërtoj edhe në parlament tjera, çka nuk guxon të përjashtohet, krijohet një gjendje e atillë që mjetet tjera financiare të shtetit, që janë mjete të taksapaguesëve të kalojnë në strukturat e kësaj partie. Kjo dhe një kthim mbpara në të kaluarën gjermane duhet të mjaftojnë që të mobilizohemi edhe juridikisht kundër nacizmit. Skandali i Saksonisë dëshmon: Partia Nacionaldemokrate nuk e ka vendin në parlamente por duhet të ndalohet", nënvizon gazeta «Ostsee Zeitung»".

Dhe në fund në gazetën «Braunschweiger Zeitung» lidhur me procesin politik në Ukrainë lexojmë:

"Vështrimi i Jushçenkos nga perëndimi është pika që shkakton mosbesim në Kremlin zyrtar. Një Ukrainë e integruar në Bashkimin Evropian një ditë do të mund të shprehte dëshirën që të bëhet edhe anëtare e Natos. Në këtë mënyrë gjasat e Ukrainës për raporte mirëkuptimi me Rusinë varen nga ajo se në çfarë mase Putini do të jetë i gatshëm të shpiej përpara reformat në vet vendin e tij. Andaj perëndimi duhet të angazhohet që Rusia të ofrohet me Bashkimin Evropian dhe ajo të kuptohet ashtu siç është: pjesë e Evropës", thekson «Braunschweiger Zeitung».

  • Data 24.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arx2
  • Data 24.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arx2