1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman 23.12.2006

S.H22 Dhjetor 2006

Gazetat e sotme gjermane fokusohen tek afera e papritur e spiunazhit brenda rradhëve të unionit kristian social CDU. Mendohet se kryetari i këtij unioni dhe kryeministri i landit të Bavarisë, Edmund Stoiber, ka dhënë urdhërat për përgjimin e kolegëve të tij. Temë tjetër e shtypit të sotëm gjerman është festa e krishtlindjeve që fillon nesër dhe mesazhet për paqe që lidhen me të.

https://p.dw.com/p/ArmO

Gazeta «Lübecker Nachrichten» shkruan mbi Stoiberin:

"Fantazma që doli nga shishja - pyetja nëse zyra e Stoiberit apo ndonjë nëpuënse tjetjër e rëndomtë u përgjuan apo ajo, del pas pyetjes tjetër edhe më të rëndësishme: A është edmund Stoiber ende burri me të cilin unioni kristian demokrat e mbrojti përpara 2 vitesh pa ansjë problem shumicën e votave në Bavari? Por tani situata është ndryshe: Burri që dikur fitonte shumicën e votave, që pretendonte të merrte çdo post, si kancelar, ashtu edhe si president i vendit apo komisar i BE-së, po kthehet tani në balast për partinë e tij. Por meqënëse unioni kristina social CSU po gëzon sërish besimin e votuesve, ndërkohë që Edmund Stoiber jo më, mund të mendojmë pa frikë mbi dorëheqjen e tij."

Gazeta «Volksstimme» nga Magdeburgu shkruan:

"Zogjtë nuk cicërojnë vetëm nga çatitë bavareze: Edmund Stoiber, ish kandidat për kancelar, favorit për postin e komisionerit të BE-së është tani duke rënë nga pema. Herën e fundit pas zgjedhjeve parlamentare, ai kishte një mundësi të vetme për të hyrë në kancelarinë shtetërore. Por qysh prej asaj kohe, ai merret vetëm me kritika ndaj reformës së sektorit të shëndetësisë dhe bojkoton ku të mundet reformat e reja të koalicionit të madh. Por edhe në rast se Stoiber do të dalë krejtësisht i pafajshëm nga afera e spiunazhit dhe përgjimit të kolegëve të tij partiakë, fundi i tij politik është tashmë i paevitueshëm. Disa njerëz do ta shohin largimin e tij si humbje për partinë, disa si fitm. Koha do ta dëshmojë."


Gazeta «Offenburger Tageblatt» shkruan:

"Afera amigo, afera mbi fallsifikimin e zgjedhjeve, afera mbi spiunazhin - të gjitha këto akuza i bëhen prej kohësh tashmë qeverisë bavareze, me Edmund Stoiberin në krye. Në Bavari duket sikur politika ditore drejtohet nga ligje të tjera. Marrëdhënie private dhe dhënie postesh me mik, aksione këto që fshihen pas emirt të librit të partisë CSU. Pra nuk ka pse habitemi kur politikanët fillojnë të shajnë edhe personalisht, për t´ja arritur qëllimeve të tyre."

Ndryshojmë temë. Gazeta «General-Anzeiger» nga Boni fokusohet tek festa e krishtliendjeve dhe komenton:

"Ata që duan t´i japin paqes një shans, nuk kanë nevojë për ushtarë shtesë. Por ata që mendojnë se paqja afatgjatë arrihet vetëm nëpërmjet prezencës dhe dhunës ushtarake, në vend që të kujdeset për rinvendosjen e harmonisë mes të pasruve dhe të varfërve, bën një gabim të madh. Në Afganistan marrëdhëniet mes forcave ushtarake dhe ridnërtimit civil janë të cekëta. Edhe në Irak, ku që prej "fitores" së forcave amerikane, kanë humbur jetën mijëra njerëz nga të dyja palët. Edhe pse këshilltarët e tij më të afërt ja kanë bërë të qartë presidentit Bush se politika e tij në Irak nuk mund të japë ndonjë frut pozitiv, tani duhet treguar më shumë vendosmëri se kurrë. I njejti kujdes që u tregua asokohe për të paralajmëruar nga rreziqet, duhet treguar tani për të ndihmuar ata që kanë humbur rrugën dhe enden në errësirë."

Në gazetën «Eßlinger Zeitung» lexojmë:

"Jo pakujedsia sjell dritë në botë, por të qënurit hapur për çdo mesazh, që vjen gjatë kohës së krishtlindjeve. Mesazhi i këtij viti është tolerancë dhe liri në vend të intolerancës vdekjeprurëse. Dhe ndoshta nuk kemi fare nevojë për provokime fetare, për të rigjetur kuptimin e festës së krishtlindjeve, por thjesht të mbajmë me krenari kokat lart, në vend që të vrasim njerëz."