Pasqyra e shtypit gjerman 23.06.2005 | Studimi në Gjermani | DW | 23.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman 23.06.2005

Konferenca per Irakun ne Bruksel

Konferenca per Irakun ne Bruksel

Thüringer Allgemeine për konferencën për Irakun në të cilën bashkësia nderkombetare i premtoi këtij vendi ndihmë ekonomike dhe politike për rindertim:

"Ata që hedhin bomba dhe rrëmbejnë në Irak, janë të vetmuar. Ky është mesazhi që duhet të dalë nga konferenca për Irakun në Bruksel me pjesëmarrjen e 80 shteteve. Evropianet dhe amerikanet nuk janë të një mendjeje. Por mungese uniteti ka në Irak vetë. Në radhë të parë, sepse nuk u arrit që të afronin pakicën sunite dikur të privilegjuar nga Sadam Huseini, e cila i bojkotoi kudo zgjedhjet. Qytet për qytet dhe krahine për krahine tani duhet që me forcat e sigurimit të mposhtet terrori. Sepse shumë qëndrojnë menjanë dhe presin, sepse është e rrezikshme për jetën që të angazhohesh për rindertimin. Keshtu mbetet spekullim në se në pranveren e ardhshme SHBA do të terheqin një pjesë të trupave."

"Die Tagespost" nga Würzburgu shkruan po për Irakun:

"E gjitha mbetet një interes i vagur për vendin e dermuar nga lufta dhe terrori. Këtë e bëri të qartë edhe ministri i jashtem gjerman Joshka Fisher dje: ushtarët gjermanë do të jenë të gatshëm të ndihmojnë në rindertim, sapo këtë ta lejojë gjendja e sigurisë. Për një lloj të tillë ndihme Iraku mund të presë gjatë. Gjendja e sigurisë vazhdon të jetë shumë e paqëndrushme. Dhe kështu edhe do të mbetet për një farë kohe. Trupat nga jashtë, në radhë të parë SHBA do të mund të garantojnë një paqe të brishtë, të lidhur me ofensiva të reja kunder terroristeve dhe rebeleve. Janë në radhë të parë irakianët vetë, që duhet ta marrin të ardhmen në duart e tyre. Por perderisa të tri grupet etnike shiitet, sunitet dhe kurdët të mos bien dakord për bashkepunim, do të duhen edhe shumë konferenca të tjera nderkombetare, deri sa vendi të gjejë qetesi."

"Badische Tagblatt" nga Baden- Baden shkruan për bashkëpunimin gjermano-polak:

"Kryetaret e qeverive të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë takohen rregullisht në njërin nga tre vendet. Dhe së fundi qeveria gjermane ka vendosur një koordinatore për bashkepunimin gjermano-polak: Gesine Schwan presidentja e universitetit Viadrina në Frankfurt/Oder. Kështu që ka shumë iniciativa. Dhe megjithatë a e ka marrë vesh njëri se në fund të prillit u hap solemnisht viti gjermano-polak?"


Abendzeitung e Münihut për aleancën e majtë të sapodalë në pejsazhin politik gjerman

"Aleanca e majtë është bërë thuajse forca e trete, kjo është e tmerrshme. Sepse ata shesin iluzione dhe shpresa të kota. Në rastin më të mirë janë simpatizantët e enderrimtareve të rinj të majtë, që mendojnë për mirë. Që shpresojnë akoma se ka bamiresi për t´u shperndarë të gjitheve. Por ka edhe demagogë që bëjnë me gjakftohtesi shoun e tyre. Që u premtojnë qytetareve të frikësuar yjet nga qielli, për të fituar pikë në anketime. Dhe të tillë si Oskar Lafonteni, që nuk tremben të perdorin etiketat naziste "punëtorë të huaj" për të huajt. Nder partitë e tjera vetem unioni përfiton nga të majtet, sepse ata perçajnë kampin e kundershtarit.


"Fränkischer Tag" për mbrojtjen e mjedisit:

Nqs balenat dhe gjitarët e tjerë të detit ngordhin qoftë nga ndotja e ambjentit, apo direkt nga dora e njeriut kjo flet kunder njeriut, i cili në egoizmin e tij dhe në sjelljen e tij egocentrike i hap botës gjithnjë plagë të reja, që as mund të vënë shtresë jo më të sherohen. Qënia më e zhvilluar i ka shkaktuar botës deme të pariparueshme ngordhjen e peshqve, shfrytezimin e tokës, që kthehet në shkretetirë, harxhimi pa kufi i ujërave të ëmbla, që do të ketë pasoja të dhimbshme për miliona njerëz. Por akoma jo të gjithë e kuptojnë, se mbrojtja e ambjentit sot është edhe mbrojtje e njeriut. Aq më keq është që disa kombe të pasura i pretendojnë në rradhë të parë për vete burimet e kesaj bote dhe plaçkisin pa kujdes, duke mos patur frikë nga asgjë."

  • Data 23.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arv0
  • Data 23.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arv0