Pasqyra e shtypit gjerman, 21 korrik 2006 | Studimi në Gjermani | DW | 21.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman, 21 korrik 2006

Shtypi gjerman për qëndrimin e qeverisë gjermane ndaj krizës në Lindjen e Mesme si edhe mbi temperaturat shumë të larta dhe jo tipike të korrikut

Frank-Walter Steinmeier në Izrael tek Ehud Olmert

Frank-Walter Steinmeier në Izrael tek Ehud Olmert



Lidhur me krizën në Lindjen e Mesme dhe politikën e Berlinit në gazetën " Rhein-Neckar Zeitung lexojmë:

"Kur flasin armët, ka dështuar diplomacia. Kjo vlen edhe në këtë rast. Por kjo nuk përjashton veçse përpjekjet për ndërmjetësim. Askush në perëndim, në Berlin jo që jo, nuk do të linte pa ndërrmarë ato hapa që mund ta ndalonin eskalimin e situatës në Lindjen e Mesme, barra më e madhe e së cilës rëndon popullatës civile në Izrael dhe Liban. Por pasiviteti i pafalshëm në vitet e fundit kur Irani mbështeste infiltrimin e Hizbollahut dhe ndërtimi i një fronti të dytë kundër Izraelit na kanë çuar tek kjo situatë. Në këtë kuptim kritikuesi privat i qeverisë, Joshka Fisher duhet të vetëpërmbahet pak tani. Ky konflikt nuk ra nga qielli. Dhe ai u shoqërua mjaft qartë nga propaganda e eliminimit të Teheranit. Kjo na pozicion neve evropianët, por edhe SHBA.

Ndërsa në "Manheimer Morgen lexojmë:

"Ndërrmerr vërtet shumë pak qeveria gjermane për të arritur armëpushimin në Lindjen e Mesme? Opozita e ka marrë me shumë të përpjekur. Sepse as Berlini dhe as Bashkimi Evropian nuk janë në gjendje që vërtet të ndalojnë përdorimin e armëve në Lindjen e Mesme. Izraeli synon me miratimin madje të SHBA-ve të shfarosë në mënyrë afatgjatë Hizbollahët nga jugu i Libanit, me qëllim që të sigurojë kufijtë e tij veriorë. Madje për këtë Tel Avivi është i gatshëm të marrë edhe barrën e shqetësimit të opinionit botëror për fatin e popullatës civile libaneze. Viktimat izraelite të terrorit të Hizbollahëve nuk vlejnë më pak. Njerëzit në Liban duhet që ta paguajnë tanimë këtë çmim gjaku, për atë që ata janë bërë pengje të një konflikti ende të pazgjidhur." - lexojmë në Manheimer Morgen.


"Märkiche Allgemeine" që del në Potsdam pasi deklarimit të ministres gjermane për zhvillimin, Hajdemari Vicorek Cojlse se, qëllimi është rënia në ujdi pyet:

"Si do të jetë e mundur kjo, kur ke të bësh me dy organizata terroriste, të cilat kanë si qëllim të deklaruar dëbimin e hebrejve në det? Izraeli e ofroi dëshminë e vet serioze me tërheqjen dhe zgjidhjen e ofruar "tokë përkundrejt paqes". Ai u tërhoq nga Libani, nga Rripi i gazës dhe pjesë të tjera të Jordanisë perëndimore. Për këtë si resto ai mori zgjedhjen e Hamasit në qeveri dhe armatosjen e Hizbollahëve nga ana e Sirisë dhe Iranit. Armëpushimi është sipas gjendjes një çështje ditësh. Përkundër kësaj ujdia politike është një utopi."

nënvizon Märkische allgemeine" pas qëndrimit të veçuar të ministres gjermane të zhvillimit, Hajdemari Vicorek-Cojl për ndalimin e menjëhershëm të armëve në Lindjen e Mesme.


Ndërsa "Berliner Kurier" komenton e shqetësuar për eskalimin e dhunes në Lindjen e Mesme:

"Dhjetë ditë luftë. Dhe ne vështrojmë tragjedinë si të mpirë. Ku është OKB-ja? Ku janë ato institucionet paqedashëse, paqeruajtëse (apo si quhen), të cilat u krijuan pas përfundimit të Luftës së Ftohtë? Çfarë thotë Moska? Pse hesht Pekini? Ku është Bashkimi evropian? Paqja botërore nuk ka qenë kurrë kaq e rrezikuar prej vitit 1990 sa ç'është rrezikuar tani dhe ne vetëm shohim të pafuqishëm. Bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë. Ajo duhet të ndalojë luftën e Izraelit kundër popullatës civile. Por ajo duhet të ndalojë edhe vullnetin shkatërrues të hizbollave, mullave dhe Hamasit"- përgjigjet Berliner Kurier.

Ndërrojmë temë:

Temperaturat e larta në Gjermani bëjnë që të drejtohet më shumë vëmendja tek ndryshimet klimatike:

Gazeta "Pforzheimer Zeitung" vëren:

"Studiuesit e klimës - deri më tani shpesh të përqeshur- na thonë prej vitesh, se ku janë arsyet e rritjes së vazhdueshme të temperaturave. Shumë zhvillime klimaterike nuk janë më të riparueshme. Megjithkëtë nuk është ende vonë që të kujdesemi seriozisht për mbrojtjen e atmosferës rreth tokës. E parë nga kjo na duhet që të jemi të përgatitur në kohë për ndryshimet e vazhdueshme të kushteve jetësore. Për të dyja ndryshimet vlen: Më mirë sot se sa nesër."

Ndërsa "Badische Neueste Nachrichten" shkruan plot gëzim mbi verën e nxehtë të këtij viti:

"Me gjithë respektin për punën e analistëve. Aspekti shkencor i verës për njerëzit në këto ditë të mrekullueshme nuk ka pikën e rëndësisë. Në radhë të parë vendi po përjeton një korrik të shkëlqyer dhe të bukur."

  • Data 21.07.2006
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aroq
  • Data 21.07.2006
  • Autor Lindita Arapi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aroq