Pasqyra e shtypit gjerman 21 korrik 2005 | Studimi në Gjermani | DW | 20.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman 21 korrik 2005

Pasqyra e shtypit gjerman të 21.07.05

Ne kauder te pasqyres se sotme te shtypit gjerman vecojme keto tema:situata ne lindjen e mesme,pergatitjet kunder terrorizmit ne Gjermani dhe frika e shqetesimet e partive politike gjermane ne periudhen paraelektorale.

Per gazeten "Handelsblatt" te Düsseldorfit nje nga temat nderkombetare me rendesi eshte situata ne Lindjene Mesme.Ne nje koment te kesaj gazete thuhet se vetem pak njerez ne Israel kane shpreh interesim per kolonet ne Rripin e Gazes.Me nje propogande dhe fushate te rafineruar u ka shkuar per dore kundershtareve te terheqjes nga Rripi i Gazes,qe interesat e 8000 koloneve ti vejne ne fokus qendror te kombit. Ata ne propogandene e tyre percojne mesazhin se i gjithe Israeli do te shkaterrohet me humbjen e fshatrave sic eshte Netzarim apo Kfar Darom.Kjo strategji ndikon dhe krijon konsekuenca vendimtare politike.Uniteti i nje shoqerie tejet hetorogjene po behet edhe me i rrezikuar.Per kete arsye terheqja israelite nga Rripi i Gazes nuk eshte vetem nje hap ne drejtim te paqes.Kjo gjithashtu eshte, me ne fund edhe sfide per palestinezet,qe se paku ne nje pjese te territorit te tyre te marrin pergjegjesine per fatin e tyre.

Me situaten ne Israel merret edhe gazeta e Leipzigut "Leipziger Zeitung".Ne komentin e saj ajo vlereson se sa me afer ofrohet dita X aq me shume ka te shtena kunder Israelit nga ana e islamisteve te Gjihadit dhe Hamasit.Per keto dy organizata islamike para se gjithash eshte qellimi qe permes terheqjes israelite te forcojne kushtet per ndarjen e pushtetit brenda vete palestinezeve. Hamasi dhe Gjihadi deshirojne me cdo kusht te krijojne nje shtet te tipit te shenjte islamik si kunder-model i autonomise palestineze.Ndersa per kolonet israliet, te cilet duhet te terhiqen nga territoret palestineze krejt kjo eshte vetem tradhti.Kryeministri Sharon- motori i dikurshem mbrojtes se tyre,tani eshte shnderruar ne te kunderten. Mirepo,shtrohet pyetja :a eshte kjo plotesisht e vertete? Sharon nuk ka qene asnjehere ideolog.Venbanimet kolone per ish-gjeneralin jane para se gjithash posta strategjike.
Kthehemi ne temat e brendshme gjermane.
Gazeta "Süddeutsche Zeitung" e Mynihut duke komentuar ne menyre kritike paralajmerimin per luftimin e terrorizmit ne Gjermani, shkruan se ka dy jave qe politikanet per ceshtje te politikes se sigurise te brengosur flasin per rrreziqet qe pas Londres mund ta presin edhe Gjermanine.Ata kete e bejne me tonin, i cili barte shume fshehtesi,dhe e bejne kete sikur me njohuri banale kane ra ne gjurme te terrorit.Dje u degjua nga ministri i Puneve te Brendshme te Bavarise, Günther Beckstein pohimi i paralajmeruar edhe ne parlamentin bavarez se tani shtrohet pyetja se ku dhe si ne Gjermani do te kryhet ndonje aksion terrorist prej forcave islamike.Nje gje e ketille eshte e papergjeshme dhe e rrezikshme.Kjo shkakton vetem histeri.Natyrisht se askush nuk perjashton mundesine qe akte terroriste te ndodhin edhe ne Gjermani.Por askush nuk mund te perjashtoje edhe mundesine qe nje gje e ketille fare te mos ndodh,shkruan "Süddeutsche Zeitung".
Gazeta "Frankfurter Allgemeine" merret me fushaten e planifikuar zgjedhore te partise demokristiane CDU.Kjo gazete shkruan se ndonese akoma nuk eshte paralajmeruar data e mbajtjes se zgjedhjeve,shperthen paniku i vjeter brenda Unonit, dhe ky panik eshte:fushata zgjedhore ne Lindje te vendit.Paniku tjeter eshte:fushata zgjedhore ne Perendim,vetem ndryshe.Per ti dale perballe kesaj pune, sekretari i pergjithshem dhe kryetaret e degeve te partise ne lande jane angazhuar ne diferencimin e metodave konkuruese gjate fushates zgjedhore. Suksesi i mundshem i partive te majta ne Lindje po perjetohet si nje presion tek Unioni,i cili me permbajtje po e shikon fitoren .
Nderkaq, sipas gazetes "Berliner Kurier" per cdo kater vjete pjesa lindore e Gjermanise zbulon nje politikan.Nese ofrohen zgjedhjet,atyre u del gjumi sepse atje mund te fitohet, por edhe te humbet.Dhe zonja Merkel duhet ta pushtoje vendlindjen e saje,ku te majtet po zgjerohen. Ate po e prete nje pune e madhe.Angela Merkel duhet te luftoje ne treg, dhe tu pergjigjet pyetjeve,tu bene te qarte njerezeve se ajo eshte njera nga ata.Mirpo a do ti besojne asaj ketu?Ajo nuk deshiron te kete ne kabinetin e saj nje pergjegjes per Lindjen.Asaj do ti mungtojne argumenatet.

  • Data 20.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruZ
  • Data 20.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruZ