1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman, 19 qershor

19 Qershor 2006

Patriotizmi gjerman i shprehur përmes tregimit të flamurit në shumë dritare shtëpish gjermane dhe në vetura eshte nje nga temat më të komentuara të shtypit gjerman. Gjithashtu komentorët tematizojnë edhe samitin e fundit të BE-së, ku u shpalosën dallimet mes vendeve të vjetra anëtare dhe atyre të reja.

https://p.dw.com/p/ArpM
Kancelaria gjermane
Kancelaria gjermaneFotografi: AP

Sipas gazetes se qytetit te Bielefeldit "Neue Westfälische " fenomeni i patriotizmit po stimulohet prej se larti dhe lidhet me frymen e partive politike per ceshtjen e patriotizmit. Kjo gazete konstaton se prej politikaneve te ketille ne nuk duhet te lejojme qe me patriotizmin te bejme qejf, aq me shume kur ministri federal i financave Peer Steinbrück thote se patriotizem eshte edhe qendrimi i ndershem ndaj ceshtjes se tatimit. Kjo do te thote perdorim i moralit ne vendin e gabuar.

Ndersa gazeta "Nürnberger Nachrichten" shkruan per te njejten teme duke vleresuar se kampionati boteror i futbollit po mbulon dallimet.Ai po stimulon ndjenjat e perbashketa,te cilat shume me pak kane te bejne me patriotizmin sa me nje party.Keto ndjenja u mungojne shume njerezve ne boten egosite te kompleksuar. Megjithate fund teorise:duhet natyrisht kete fest ta festojme.Me apo pa flamur.
"Westdeutsche Allgemeine Zeitung" e Essenit shkruan :lajm i keq per konservatoret. Kaq shume patriotizem, si ky banal, i aktiviteteve te futbollit nuk ka qene e mundur te arrihet as me diskutimin e inicuar per kulturen drejtuese. Karnevali i rrugeve i pershkuar nga party gjerman eshte nje qartesim i gezueshme.Ai qe beson se patriotiizmin se pari duhet definuar e pastaj nga larte te dirigjohet,ka humbur.

Gazeta "Westdeutsche Zeitung" e Düsseldorfit shkruan se patriotizmi dhe qendrimi i hapur ndaj botes nuk jane te kunderthenshem,ato jane te kushtezuar me njera tjetrin.Gjermania si vend mikeprites i kampionatit boteror te futbollit eshte ne rrugen me te mire,te konfirmimit te mbresave te mira,sic ka thene edhe presidenti gjerman Horst Köhler.Bota ne te vertet eshte mysafir tek miqte,te cilet me ata qe kane ardhur me flamuj te tyre se bashku festojne edhe gjermanet pa pasur pse te turperohen per qendirmin respektues ndaj atdheut te vete.Vendosja e flamurit gjerman ne automobile,ne dritare deshmon keto dite edhe nje gje:vetedijshmeria dhe vleresimi i ndjenjes nacionale tek gjermanet serish po zgjohet pas shume vite depresioni.Kjo eshte nje vlere shume me e shumefisht se sa cdo levizje pozitive e rritjes se konjuktures, qe mund te rezultoje nga kampionati boreror i futbollit.

Nderrojme teme."Financial Times Deutschland" komenton samitin e fundit te Bashkimit Evropian. Kur shtet e Evropes Qendrore dhe Lindore para dy vite filluan te hyne ne BE,te gjithe ishin unik:Me pranimin e tyre kontinenti perfundimisht tejkalon ndarjen artificiale. Anëtaret e detyruar te Bllokut te dikurshem Lindor me vullnetin e tyre dhe ne menyre te barabarte po vendosin te bashkejtojne me evropianet perendimor brenda nje bashkesia te ndarjes se fatit te perbashekt, ku vlejne parimi i demokracise,ekonomise se tregut dhe ndarjes se sovranitetit. Mirepo tani megjithte ka dicka qe eshte shqetesuese:antaret e vjeter dhe te ri te BE-se ka muaj qe ballafaqohen frontalisht ne temat te ndryshme.Kete e deshmon me se qarti, me shume se asnjehere ma pare, edhe samiti me i fundit i BE-se,ku u pa se BE-ja kercnohet nga konflikti lindje perendim.