Pasqyra e shtypit gjerman - 18.11.04 | Studimi në Gjermani | DW | 18.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman - 18.11.04

Margaret Hassan

Margaret Hassan

Një ndër temat e trajtuara me prioritet në mediat e sotme gjermane është vrasja prej pengjemarrësve e Margaret Hasan, punëtore humanitare në Irak.

Gazeta "Südwest Presse" shkruan:

"Mijëra irakianë demonstrojnë kundër vrasjes së Margaret Hasan. Vrasja është në kundërshtim me parimet elementare të fesë islame dhe kundër popullit irakian. Si pretendon një vend të vendos paqën në qoftë se vret edhe përsonalitete si Margaret Hasan, e cila ishte në angazhim humanitar? Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe kryeministri britanik Toni Bler mund të thonë ndoshta se bota është bërë më e sigurt, por Iraku me siguri që jo. Organiazta humanitare Care ishte një prej të rrallave prezente në këtë vend, e cila synonte të ndihmoj popullin e vuajtur. Tashti tërhiqet edhe ajo. E ashtuquajtura paqë amerikane, mund të siguroj shumë pak njerëz, madje as teknikët dhe inxhinierët që punojnë atje".


Gazeta "Mannheimer Morgen" shkruan për gjendjen në Irak nga një këndëvështrim tjetër:

"Ajo që shërbimet sekrete amerikane kanë thënë që para përfundimit të vitit është se lufta kundër terrorizmit dhe mundësia e krynegritjes së ekstremistëve është jasht kontrollit. Në pjesën më të madhe të vendit mbretëron një anarki e plotë. Për fitoren në betejën e Faluxhës amerikanët po paguajnë një cmim tepër të lartë. Zgjedhjet e lira duhet të shtyhen dhe ky nuk është cmimi më i lartë i këtyre zhvillimeve".

Gazeta nga Koblenci, Rhein Zeitung poashtu i referohet cështjes së Irakut:

"Lufta në Irak është shumë larg nga një precizitet kirurgjik i cili sugjerohej në fillim. Përderisa amerikanët dhe britanikët flasin për rindërtimin e vendit, në Irak po vazhdon procesi i shkatërrimit të pamëshirëshëm. Po rrënohen të gjitha arritjet civilizuese. Në rrguë mund të shikohen trupa të pajetë, shtëpitë po rrënohen gjithnjë e më shumë, të burgosurit ekzekutohen, ndërkohë që keqpërdoren edhe objektet fetare. Vrasjet gjakëftohta u tregojnë irakianëve se as njësitë amerikane nuk janë në gjendje të mbajnë kontrollin mbi situatën e krijuar".

Ndërrojmë temë dhe kalojnë në zhvillimet e brendëshme në Gjermani, ku ekspertët e ekonomisë kanë paraqitur parashikimet e tyre të zhvillimit. Lidhur me vlerësimet e paraqitura të ekonomisë gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan:

"Këto vlerësime e frikësojnë më shumë Unionin se sa kancelarin Gerhard Shrëder. Është jo e rëndomtë kur kritikat tërhiqen mbi vete. Një prej temave ishte reforma e sistemit shëndetësor. Vlerësimi i ekspertëve është bërë sikur të ishte porositur për të hedhur një vështrim në kompromiset e arritura mes kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve në opozitë. Kancelari Shrëder mund të jetë i knaqur me këto vlerësime. Për te është me rëndësi vetëm një: parashikimet për zhvillimet ekonomike mbetet të ngjyrosura me tone optimiste. Kjo është një erë të cilën Shrëder shpresonte për shumë kohë".

Kështu vlerëson Franfurter Allgemeine Zeitung, ndërsa Süddeutsche Zeitung shkruan:

"Lajmi i mirë për Gjermaninë është se ka një bazë të shëndoshë sipërmarrjesh dhe se problemet e saja janë të zgjidhëshme. Tashti duhet krijuar kushte për një zhvillim më të shpejtë. Në qoftë se kjo arrihet, atëherë do të jetë shumë më leht të zhvillohen projektet në sistemin social dhe demografik. Ta patejkalueshëm janë hapat si fleksibiliteti më i madh i tregut të punës, rinovimi i politikës së arsimit, financimi i pjesës lindore të Gjermanisë, dhe para së gjithash hulumtimet dhe zhvillimi më i shpejtë".

Shumë më pesimiste paraqitet gazeta Nordsee Zeitung:

"Përderisa nuk arrihet një shkallë e zhvillimit ekonomik deri në 2,5 përqind në vit, do të ashpërsohen edhe problemet në tregun e punës si dhe buxhetin federal dhe të landeve. Të gjitha zhvillimet tjera, janë vetëm dëshmi e dështimeve ekonomike".

Për fund veçojmë edhe një koment të gazetës Franfurter Rundshau, lidhur me zhvillimet në Komisionin e Bashkimit Evropian dhe mosmarrveshjet e atjeshme:

"Komisioni i ri në krye me komisionerin Baroso futet në fuqi me shumë probleme, por edhe më tej i ka të hapura të gjitha dyert. Shansat përmblidhen në cështjet të cilat më së shumti preokupojnë njerëzit e rëndomtë sic janë vendet e reja të punës, ruajtja e mirëqenjes ekonomike si dhe siguria e brendëshme e tyre. Evropa e cila do të mund të siguronte këto gjëra ka shansa për të fituar. Prandaj mund të thuhet se Baroso është në rrugë të drejtë".

  • Data 18.11.2004
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arxs
  • Data 18.11.2004
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arxs