Pasqyra e shtypit gjerman 18 prill 2005 | Studimi në Gjermani | DW | 18.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman 18 prill 2005

Ne qender te tematikes se sotme te shtypit gjerman zotron ceshtja e kritikave te krytarit te socialdemokrateve gjermane Franc Myntefering drejtuar kreut te Deutsche Bankes,per shkak te vendimit per mbylljen e 64 vendeve te punes.Nje teme tjeter eshte edhe zgjedhja e Papes se ne Vatikan.


Gazeta "Berliner Zeitung",duke komentuar qendrimet kritike te kryetarit te partise socialdemokrate gjermane, Franc Myntefering shkruan, se Myntefering nuk argumenton asgje dhe duket sikur te ishte ne kohen e socialisteve te rinje.Dhe shtrohet pyetja se cka duhet te del nga kjo lufte e klasave.A do ta orientoje ne kete drejtim edhe qeveria politiken ?Ishte e gabuar ajo qe deri me tani ka bere Shreder,dhe ajo qe Myntefering ka thene dhe ka bere,a ka gjithnje Lafonten te drejte?Dyshimet jane te lejuara.
Gazeta "Badische Zeitung" shkruan se eshte e drejte e tij e mire, qe kryetari i partise socialdemokrate Franc Myntefering kritikon rritjen e kapitalizmit.Por, ajo qe eshte shokuese ne kete kritike eshte fakti se Myntefering kalon cdo mase.Fjalet qe ai perdor si "Anonim,paftyresi" jane pjese e gjuhes,me te cilen kryetari i SPD-se deshiron te pershkruan sipas bindjes se vete investitoret financiare.Ne gazeten "Bild" Myntefering shkoi shume larg, kur tha se rritja e fuqise se kapitalit paraqet rrezik per demokracine.Mirepo,eshte e rrezikshme per demokracine edhe kur perfaqesuesit e saje humbasin besimin ne argumentat e tyre dhe per kete arsye ata besojne se me propoganden e tyre mund mbrohen.

Nderkaq sipas gezetes "Financial Times deutschland",njeri nga ish-lideret e partise socialdemokrate SPD Oskar Lafonten, plotesisht do te largohet nga kjo parti pasi e ka gjetur pasardhesin e tij Franc Myntefering,i cili po vazhdon akuzat plakative te fjalorit popullist te Lafontenit.Me kete synohet qe zgjedhesit e Landit te Nordreinvesfalise ti fut ne borgj per te votuar ne zgjedhjet qe jane ne prag.Mirepo,e gjithe kjo vetem se po e rrit pasigurine te ekonomia dhe zgjedhesit per ardhmerine e kursit politik.Perfaqesuesit e Bankes Qendrore gjermane Deutsche Bank te marten ishin te ftuar ne seline e kancelaramtit per te biseduar vendimin e largimit te mijera punetoreve.Qeveria federale bene mire nese e shqyrtion ne menyre kritike politikene saje ekonomike,shkruan gazeta duke vleresuar se ne menyre retorike ajo vetem mund te shkaktoje pasiguri dhe demton veten.
"Braunschweiger Zeitung" shkruan se Myntefering sic duket qarte eshte ne distance me kancelarin dhe kursin e reformave te tij.Kryetari i socialdemokrateve po deshmon se partia e tij nuk ka koncept per reformimin e nevojshem te shtetit social.
Sipas gazetes "Neue Osnabrücker Zeitung" kritika ndaj kapitalizmit e Franc Mynteferingut eshte loje me zjarr ne politike.Pavaresisht sa e drejte mund te jete kritika kunder qendrimeve skandaloze te ndonje koncerni apo menaxheri,sic eshte rasti me Deutsche Bank-nuk duhet te nxitet ndjenja hakmarrese armiqesore ndaj ekonomise.Sepse si pasoje do te ishte renja e Gjermanise ne konkurencen boterore.Nderkohe, qe moto do te duhej te ishte:tregu me masene shikimit social.
Nje teme tjeter me te cilen preokupohet shtypi gjerman eshte edhe ceshtja e zgjedhjes se Papes nga ana e kardinaleve ne Vatikan.
"Die welt" ne artikullin "Ora e kardinaleve" shkruan se me shume se nje miliard anetare te Kishes Katolike Romane jane nen ethe ne pritje te zgjedhjes se Papes se tyre.Kjo gazete citon nje ekspert amerikan qe merret me Vatikanin i cili te kete thene:Askush nuk sundon ne Vatikan keto dite".Ai shton se eshte e natyrshme se brenda Kishes ka rryma te ndryshme,madje edhe brenda kardinaleve.
Nderkaq "Westdeutsche Allagemine Zeitung" shkruan se Papa Gjon Pali i Dyte ka vene shume ne levizje.Por shume probleme kane mbetur.Njeri prej tyre eshte mungesa e prifterinjeve.Shume pak njerez vendosin ti pergjigjen ketij profesioni.Ne kohen e Papa Gjon Palit te Dyte jane rritur shume zhgenjime. Nje nga to eshte ceshtja moralit seksual,ndalimi i kondomeve edhe per te semuaret nga sida.Ne Konklave eshte e mundur te rritet gadishmeria per me shume dialog.

  • Data 18.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arvu
  • Data 18.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arvu