Pasqyra e shtypit gjerman - 16.11.2004
16 Nëntor 2004Lajmi për fillimin e procesit ndaj Fatmir Limajt, Haradin Balës dhe Isak Musliut zë vend edhe në shtypin gjerman. Shumë prej gazetave gjermane si Frankfurter Allgemeine Zeitung, Süddeutsche Zeitung njoftojnë për fillimin e procesit si dhe për akuzën me të cilën ngarkohen personat në fjalë.
Në gazetën "Neue Zürcher Zeitung" në lidhje me këtë proces shkruhet:
"Procesi ndaj tre shqiptarëve të Kosovës është me rëndësi të madhe, sepse Gjykata e OKB-së dëshiron që të dëshmojë që është e pavarur. Meqënëse deri tani në bankat e të akuzuarve të kësaj gjykate ishin ulur kryesisht serbë, në Serbi dhe në Mal të Zi është krijuar përshtypja se, kjo gjykatë merret vetëm me krimet e kryera prej serbëve. Kryeprokurorja Carla del Ponte deklaroi para pak kohësh përpara Këshillit të Nato-s, se ajo nuk po gjen mbështetje prej bashkësisë ndërkombëtare në punën e saj në Kosovë. Po ashtu nuk është ndonjë sekret, që në Kosovë është tepër e vështirë që të gjesh dëshmitarë, sepse ata frikësohen dhe kërcënohen me vdekje."