1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman 03.10.06

3 Tetor 2006

Tre tetori është dita e bashkimit gjerman.Këtë herë kjo festë kremtohet në shenjë të 15 vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive.Kjo është tema e pasqyres së sotme të shtypit gjerman.

https://p.dw.com/p/Arne

"Landschuter Zeitung" shkruan se eshte e pikellueshme qe shumica e gjermaneve ne tre tetor nuk shofin preteks per te festuar diten e bashkimit.A mos ndoshta njerzit ne lindje dhe perendim te vendit nuk dine te vleresojne? Pyet gazeta.Dhe me pas shkruan:Nese gjermanet, sidomos ata te lindjes rikthehen ne te kaluaren, do te shofin se kane arsye te festojne.Kjo vlene para se gjithash per lindoret.Ata ka 15 vjete qe jetojne ne liri dhe mireqenje.Nuk ka më mjerim ekonomik,nuk ka pika kufitara, e as fusha te minuara.Se keto kane egzistuar,kjo nuk duhet harruar,perkunder shume problemeve egzistuese.Pothujase te gjithe njerezit ne Gjermanine Lindore sot jetojne me mire.A nuk eshte kjo nje arsye per te festuar!
Ajo qe quhet gjithe gjermane e gjermaneve,edhe pse nuk permendet shpesh me deshire,mund te thuhet se paku se eshte bere e vetkuptueshme si gjithe gjermane.Ne tani serish jemi dikushi,shkruan "Weser -Kurier" .
"Kölnische Rundschau" shkruan:ne duhet te pranojme se nuk kane ecur gjerat aq shpejt sic eshte shpresuar apo premtuar.
Pabarazia ne mes Perendimit dhe Lindjes duhet pranuar.E vertete eshte edhe fakti se barazia e plote ne marredheniet jetesore nuk eshte qellim i arritshem.Por nuk duhet hequr dore,dhe sidomos nuk duhet te mbulohen keto dallime me ane te fjalimeve festive.
"Westdeutsche Zeitung" shkruan nese 91 perqind e gjermaneve lindor e vleresojne si pozitiv bashkimin gjerman,kjo do te thote:Po,perkunder te gjitha dallimeve Gjermania eshte rritur si nje komb.Ai i cili pret,qe shteti gjerman te krijoj marredhenie jetesore te njejta ne te gjitha rajonet e vendit,eshte akoma ne iluzione.Ne Lindje por edhe ne Perendim te vendit po lulezon rritja ekonomike e disa qendrave.Dhe kjo nuk eshte pasoje e historise gjermane por natalitetit te ulte ne vend.Prandaj ate qe e po e perjetojne landet e reja gjermane i ngjane nje laboratori te ardhshem,qe pas 20 viteve do te perjetohet nga landet e vjetra gjermane.
"Kölner stadt-Anzeiger" duke komentuar diten e bashkimit gjerman shkruan:shoqeria gjermane e Lindjes eshte e pershkuar me dallime dramatike. Ne landin e Vorpommern dhe te Branderbugut ka papunesi te madhe,emigrim te madh te gjenerates se re,ikje nga fshati dhe orientim politik kah forcat ekstreme .16 vjete pas bashkimit,demokracia ne Gjermanine Lindore eshte me shume te papritur se kurre me pare:Rezultatet e fitores se forcave te djathta sic eshte partia NDP deshmojne se nuk jane aq leht te riparohen.Eshte e keqe qe nje pjese e shoqerise mbetet mbrapa,asaj qe quhet "sistem i Gjermanise Federale Demokratike.Fjala eshte per te qene e madhe dhe e plote.
"Aachener Zeitung" per te njejten teme komenton:Lindje apo Perendim:Ai cili nuk arrin te zgjidh problemin e papunesise,do te vazhdoje te ballafaqohet me pengesa te medha sociale dhe me qytetare qe nuk kane shprese dhe besim. Shume njerez me te drejt kane frike per shkak te pasigurise se do te humbasin vendet e punes.Ai i cili do ti prezantoje gjermaneve nje koncept perfundimtar per ripertrirjen e tyre,ai do te mund te jete i pranueshem.Ky nuk eshte me problem Lindje apo Perendimi.Ketu kemi te bejme me gjithe Gjermanine.