Pasqyra e shtypit gjerman 01.07.2006 | Studimi në Gjermani | DW | 01.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman 01.07.2006

Me dy të tretat e votave, koalicioni i madh qeveritar gjerman, vendosi të premten krijimin e një reforme të re të federalizmit. Ky hap, i cili sjell ndryshimin më të madh të kushtetutës në historinë e Republikës Federale Gjermane, është një ndër temat qëndrore të gazetave të sotme gjermane.

Ka federalizimi këtë pamje?

Ka federalizimi këtë pamje?

Gazeta RHEIN-NECKAR-ZEITUNG nga Hadelbergu komenton:

"Reforma e federalizmit është suksesi më i madh dhe më i rëndësishëm i koalicionit qeveritar. Kjo reformë është e domosdoshme për të ardhmen e vendit, sepse ajo krijon më shumë tranparencë në krijimin e ligjeve dhe reformave të reja. Në Gjermani koalicioni kuq e zi drejton si bundestagun ashtu edhe këshillin federal. Por në vitin 2009 kjo gjë do të ndryshojë. Kampet e vjetra do të riaktivohen sërish."

Ndërkohë gazeta WETZLARER NEUE ZEITUNG shkruan me tone skeptike:

"Koha e ndërmjetësimit të komisioneve mori fund. Dhe më të edhe periudha e kompromiseve të këqija, si dikur gjatë qeverisë kuq e gjelbër. Kjo do të thotë se do të kemi më në fund lëvizje në këtë vend. Por ende nuk është e qartë, nëse koalicioni i madh do të dijë ta përdorë këtë shans. Kohët e fundit duket sikur politika e bllokadave mund të kryhet fare lehtë edhe pa landet."

Ndërkohë për gazetën nga Honoveri NEUE PRESSE, ky ligj nuk është "nëna e të gjitha reformave", por vjehrra inatçore:

"Koalicioni i madh kishte shansin unik, për të kryer punë të mëdha. Por tani ky shans humbi. Reforma e re do të dështojë në disa pika kyçe. Ajo që kishte rëndësi, nuk ishte çfarë i bën mirë vendit apo cilat hapa e çojnë përpara atë. Këtu bëhej fjalë vetëm për përgjegjësitë dhe pushtetin. Tani mbetet rreziku se koalicioni qeveritar nuk do të ketë edhe në të ardhmen guximin dhe fuqinë e nevojshme për të krijuar projekte të reja."

Ndryshojmë temë. Suspendimi i çiklisitit Jan Ulrich nga kampionati Tour de France, është temë tjetër e rëndësishme e gazetave të sotme gjermane.

Gazeta KÖLNISCHE RUNDSCHAU shkruan:

"Shfaqja fillon sot, por gëzimi nuk është shumë i madh: Duelet mes çiklistëve, malet e Pireneve dhe rruga e paharrueshme drejt malit L'Alpe d'Huez; lufta kundër kohës, ankthi, atmosfera e pakrahasueshme - Jan Ulrich nuk do t´i përjetojë të gjitha këto. Për shumicën e tifozëve, kampionati i çiklizmit Tour de France, përfundoi pa filluar ende. Mesa duket, Jan Ulrich do ta përfundojë karrierën e tij, dhe shumë tifozë pasionin e tyre për çiklizmin."

Gazeta WESTFÄLISCHE ANZEIGER nga Hami shkruan:

"Deri tani kemi të bëjmë vetëm me hipoteza dhe thashetheme. Por këto thashetheme, duhet të jenë kaq të rënda, sa as kryesia e T-Com dhe as shefat e Tour de France, nuk mund të ndërmerrnin dot asnjë hap, për ta evituar suspendimin e Jan Ulrich dhe yjeve të tjerë të çiklizmit. E vetmja alternativë që mbetet, është që Jan Ulrich, të shpjegojë përpara opinionit publik të vërtetën. Këtë ai ja detyron jo vetëm punëdhënësve të tij, por edhe të gjithë tifozëve, të cilët e mbështetën atë me vite të tëra."


Në gazetën FLENSBURGER TAGEBLATT lexojmë:

"Ulrich qëndron tani përpara sakndalit më të madh në historinë e sportit gjerman. Si veprues, por edhe si viktimë e një sistemi, i cili nuk lejon fitore të pastra dhe që ka humbur me vitet çdo ndjenjë për moralin."

Dhe së fundi në gazetën MÄRKISCHE ODERZEITUNG nga Frankfurti lexojmë:

"Kampionati Tour de France do ta mbijetojë edhe këtë skandal. Por çiklisti Jan Ulrich është tani pjesë e historisë. Ai zgjodhi rrugën e gënjeshtrave dhe nuk duhet të habitet tani mbi konsekuencat."

  • Data 01.07.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpA
  • Data 01.07.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpA