Pasqyra e shtypit gjerman 01.04.2006 | Studimi në Gjermani | DW | 31.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman 01.04.2006

Gazetat e sotme gjermane fokusohen tek dhuna që ndodh nëpër shkollat dhe gjimnazet gjermane gjatë kohëve të fundit.

Gazeta Weser-Kurier nga Bremen komenton:

"Kryeqyteti kishte deri përpara pak kohësh një sistem funksionues me kopështe për fëmijë, të cilat ndihmuan sidomos në integrimin e fëmijëve të emigrantëve në shoqërinë gjermane. Por për arsye financiare, këto kopështe u transferuan nëpër shkolla fillore, pa siguruar më parë dhoma shtesë apo personel të kualifikuar. Ky ishte një vendim katastrofal nga ana e senatorit berlinez për shkollat Klaus Böger. Duhet t´i dëgjojmë me kujdes ankesat e ministrave dhe senatorëve ndaj sistemit arsimor në Gjermani. Kryeqyteti ynë i varfër është qendra sociale e problemve të integrimit të të huajve në vend dhe fenomene të tilla u dëshmojnë prindërve se politikanët përgjegjës nuk kanë ndërmarrë asnjë hap efikas gjatë viteve të fundit për ta ndryshuar këtë situatë."


Gazeta Offenbach-Post shkruan:

"Ngjarjet e fundit në shkollat gjermane duhet ta sensibilizojnë më në fund opinionin publik. Tani përgjegjësit për arsimin, integrimin dhe sigurinë nuk mund të pretendojnë më tej se nuk ka asnjë problem me agresione apo dhunë në shkollat gjermane. Ata mësues që do të vazhdojnë t´i injorojnë mungesat pa arsye në mësim dhe që nuk reagojnë kur ndodh dhunë fizike mes mësuesit dhe nxënësit, duhet të hqein dorë menjëherë nga profesioni i tyre."


Gazeta Volksstimme nga Magdeburgu shkruan mbi ngjarjet që ndodhën në shkollën tetëvejçare në Berlin:

"Kjo ngjarje na tregoi se ku ndodhen kufijtë e shkollave: Në rast se integrimi i të huajve në një shoqëri dështon, atëherë mësuesit nuk mund të kthehen në pedagogë socialë, që zgjidhin çdo konflikt. Mësuesit e njohën problemin që kanë me letrën e tyre: Përse dërgohen në shkollë fëmijë dhe të rinj që nuk kanë asnjë perspektivë për të ardhmen si nga prindërit ashtu edhe nga ekonomia vendore? Politikanët përgjegjës reagojnë sipas motos: Le të mbyllim sytë dhe të shpresojmë se askush nuk do ta kuptojë. Por vendosja e dy policëve përpara dyerve të shkollës është një shenjë dobësie. Integrimi nuk mund të definohet si 4 nxënës të huaj me 1 nxënës gjerman. Çfarë duhet të bëjmë tani? Shkollat nuk mund ta zgjidhin vetëm këtë problem."


Gazeta Hannoversche Allgemeine shkruan:

"Dihej se do të vinte dita kur edhe mësuesit nuk do të duronin më. Por vendimi i tyre për të kapitulluar, siç ndodhi në shkollën Rütli në Berlin, është fatal. Por shkollat tetëvjeçare në Gjermani hasen shpesh me probleme të tilla dhe mesazhi që duhet të arrijë tek gjithkush është se tani shoqëria jonë nuk mund të trensferojë një të tretat e nxënësve në shkollat më të këqija."

Gazeta Westdeutsche Allgemeine Zeitung nga Esen shkruan:

"Zënka dhe zëmrime nëpër shkolla ka që prej krijimit të këtyre institucioneve edukative. Por alarmues është fakti se nxënësit nuk i njohin më kufijtë e tyre. Ata i provokojnë hapur mësuesit dhe nuk druhen as nga përdorimi i dhunës fizike. Më fatal është fakti se këta nxënës nuk kanë frikë nga konsekuencat. Ndalimi i dhunës mbetet pjesë e reformave shkollore, të cilat janë bërë të domosdodshme ndërkohë."

Dhe së fundi në gazetën Nordbayerischer Kurier lexojmë:

"Mësimi fillon që në shtëpi me prindërit. Por në Gjermani ka shumë familje që e zgjidhin problemin duke i vënë fëmijët përpara televizorit dhe duke u falur para. Dhe ka familje të tjera që besojnë vetëm në vlerat e harmonisë brenda shoqërisë në fshat dhe kur fëmijët vizitojnë një ditë një shkollë në kryeqytet, realiteti
është tepër i rëndë për t´u pranuar. Ndihma nga shteti si ajo Hartz IV vlerësohen si perspektiva që do të zgjasin një jetë të tërë. Porcesi i integrimit duhet të mbështetet më shumë nga qeveria. Ajo që ndodhi në Berlini duhet parë si një paralajmërim se në Gjermani nuk duhet të ndodhin më kurrë ngjarje të tilla."


  • Data 31.03.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arqd
  • Data 31.03.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arqd