Pasqyra e shtypit evropian | Studimi në Gjermani | DW | 10.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit evropian

Gazetat evropiane u fokusuan gjatë javës së kaluar tek vizita e ministres së jashtme amerikane Kondoliza Rais në Berlin. Përveç debatit mbi fluturimet sekrete të të burgosurve nga CIA, shtypi ndërkombëtar përqëndrohet edhe tek marrëdhëniet gjermano-amerikane.

Gazeta italiane LA REPUBBLICA komenton:

"Kondoliza Rais u largua nga Gjermania pa ndonjë sukses të madh. Gjatë bisedës me kancelaren Merkel, e cila zgjati mbi 50 minuta, u bisedua mbi shumë tema, por nuk u arrit asnjë zgjidhje e diferencave që kanë SHBA-s dhe Gjermania. Çështja e fluturimeve sekrete të CIA-s është pika më delikate e marrëdhënieve të tashme gjermano-amerikane dhe në fakt edhe e marrëdhënieve mes SHBA-s dhe Evropës."

Gazeta TAGES-ANZEIGER nga Zyrihu shkruan:

"Nuk pati asnjë protestë apo kritikë nga ana e qeverisë në Berlin, por vetëm heshtje, çka do të thotë se qeveria gjermane nuk do ta ndalojë torturimin e të burgosurve në shtete evropiane. Dy politikanet më të fuqishme në botë folën mbi demokracinë dhe shtetin social dhe ju shmangën pa asnjë vështirësi çështjes së të drejtave."


Ndërkohë gazeta ruse KOMMERSANT përdor tone edhe më të ashpra:

"Skandali i fundit mbi fluturimet e shërbimit sekret amerikan CIA bën të qartë, se ende nuk është gjetur një bazë e përbashkët mirëkuptimi mes SHBA-s dhe Evropës. Evropa nuk ështe e gatshme ta luftojë terrorizmin ndërkombëtar me ato armë që kërkon presidenti Bush. Prandaj kërkesat e ministres së jashtme Rais në Evropë për bashkëpunim, tingëlluan si thirrje të dëshpëruara në shkretëtirë."

Temë tjetër e shtypit ndërkombëtar është samiti i BE-së që do të zhvillohet javën e ardhshme dhe propozimi i qeverisë britanike mbi buxhetin financiar për vitet 2007 deri 2013. Në qendër të kritikave qëëndron sërish rabati i kuotës së Britanisë së Madhe.

Gazeta DER STANDARD nga Viena shkruan:

"Kulmi i propozimit të Britanisë së Madhe është fakti se ky shtet kërkon të përmirësojë situatën e shteteve që paguajnë neto, duke ulur kuotën e tyre vjetore. Me këtë hap, Britania e Madhe do të përfitonte dyfish. Ky propozim dëshmon qartë se Britania e Madhe shikon vetëm interesat e saj duke mos u interesuar fare mbi zhvillimet që ndodhin në BE, përveç sigurisht hyrjes në tregun evropian."


Gazete suedeze AFTONBLADET komenton:

"Vendet më të varfëra në Evropën Linodre dhe Qëndrore duhet t´i paguajnë tani diferencat, ndërkohë që vendet antare të BE-së debatojnë mbi një kompromis në buxhetin financiar. Ky është një sinjal shumë fatkeq kundrejt shteteve të reja antare të BE-së. Debati i vjetër mbi buxhetin financiar evropian mund të ish zgjidhur ndryshe: Franca mund të hiqte dorë nga subvencionet në sektorin agrar dhe Britania e Madhe mund të paguante pak më shumë se ç´paguan tani."

Gazeta pariziene LA TRIBUNE shkruan:

"Këtu debatohet jo vetëm për mjetet financiare, por mbi të gjitha për shumë para. Shtetet që paguajnë kuotat më të larta nuk pranojnë t´i vënë BE-së më shumë mjete në dispozicion. Me këtë akt, ato vënë në pyetje një ndër principet themelore të aventurës "Evropë": Solidaritetin brenda shteteve antare. Eshtë për të ardhur keq që këtu flasim jo vetëm për disa nga shtetet më të pasura, por edhe për shtetet që e themeluan familjen evropiane."

Gazeta spanjolle EL PAIS shkruan:

"Propozimi për buxhetin financiar bie në kundërshtim me principet e solidaritetit, drejtësisë dhe kohezionit, në bazë të të cilave qëndron ideja e Bashkimit Evropian. Por nga ana tjetër është e vërtetë se kjo filozofi është turbulluar disi, që kur BE-ja filloi përpara 5 vitesh bisedimet për zgjerimin e saj. Eshtë e vështirë të besojmë se ajo që u mundësua me 15 shtete, do të realizohet edhe me 10 të tjera."

Gazeta vieneze DIE PRESSE beson se debati mbi financat ka mundësuar një gabim brenda sistemit dhe komenton:

"...kjo ka të bëjë me paaftësinë për të kryer reforma të reja. BE-ja ka nevojë për kompromise. Ai ka nevojë për një instrument financiar që do ta shtojë fuqinë e tij në tregun botëror. BE-ja duhet ta ndihmojë më shumë Evropën Lindore, në mënyrë që në fund të përfitojmë të gjithë nga ky zhvillim."

  • Data 10.12.2005
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsQ
  • Data 10.12.2005
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsQ