Pasqyra e shtypit evropian | Studimi në Gjermani | DW | 15.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit evropian

Temat kryesore të shtypit evropian të javës që sapo kaloi ishin dorëheqja e papritur e kryetarit të partisë social demokrate Matias Placek nga posti i tij dhe zgjedhjet parlamentare në Itali.

Gazeta zviceriane TAGES-ANZEIGER fokusohet tek pasojat që do të ketë dorëheqja e Placek nga posti i tij dhe komenton:

"Socialdemokratët gjermanë u mësuan tashmë me kriza. Tani partia do të ketë sërish një shef të ri. Një shef, i cili i përshtatet kësaj partie. Kurt Beck është një ndër politikanët e fundit të brezit të vjetër, që di t´i qetësojë antarët tashmë të nervozuar të SPD-së. Por kjo dhunti fsheh në vetevete rrezikun se partia do të vazhdojë të merret me debate, në vend që të zhvillohet më tej."

Edhe gazeta pariziene LE MONDE beson se dorëheqja e shefit të SPD-së Matias Placek, do të ketë pasoja negavite për partinë social demokrate:

"Placek kishte probleme me rolin e tij si kryetar i partisë. Dorëheqja e tij sjell për SPD-në një fazë të vështirë sepse kjo parti do të ketë tani probleme për t´u ndjerë e sigurtë brenda koalicionit të madh të Angela Merkelit. Rritja e imazhit pozitiv të Merkelit që prej fillimit të detyrës së saj si kancelare gjermane, ka shtuar simpatinë e popullit për unionin kristian demokrat dhe kristian social, ndërkohë që partia social demokrate po humbet gjithnjë e më shumë simpatizantë."

Gazeta milaneze CORRIERE DELLA SERA e vlerëson gjithashtu Angela Merkelin si fituesen kryesore brenda rradhëve të koalicionit të madh:

"Në vend që koalicioni i madh ta frenojë kancelaren, duket sikur aleanca me social demokratët ja ka shtuar vlerat dhe kualitetin politik Angela Merkelit. Besueshmëri, përgjegjësi, hapa të vegjël - kjo është strategjia e Angela Merkelit, e cila duket e vendosur se do ta shërojë pacienten Gjermani me metodat e mjekësisë popullore."

Ndryshojmë temë. Zgjedhjet parlamentare dhe rinumërimi i votave në Itali ishin një temë tjerët e rëndësishme e gazetave evropiane të javës së kaluar.

Gazeta vieneze DIE PRESSE kritikon sjelljen e kryeministrit Berlusconi dhe shkruan:

"Berlusconi nuk ka asnjë problem të dalë përpara opinionit publik dhe të deklarojë se Aleanca e Romano Prodit ka vjedhur votat. Me këto deklarata, Berlusconi po e rrit klimën helmuese që zotëron në vend, i cili është ndarë politikisht aq thellë sa dikur në kohërat e Luftës së Ftohtë. Kjo është një strategji e rrezikshme: Si do të mund të qeverisë kryeministri i ardhshëm Prodi kur gjysma e popullsisë beson se partia e tij i fitoi zgjedhjet duke manipuluar dhe vjedhur votat?"

Ndërkohë gazeta franceze LE MONDE analizon pasojat që do të kenë zgjedhjet për të ardhmen e Italisë:

"Pas këtyre zgjedhjeve Italia është e ndarë në dy pjesë. Parlamenti duhet të zgjedhë së shpejti një president të ri. Më pas qeveria duhet të paraqesë një plan mbi buxhetin shtetëror dhe të fillojë reformat e reja sociale, të cilat u lanë pasdore nga qeveria e mëparshme. Një detyrë tjetër e rëndësishme do të jetë ripërtëritja e ekonomisë, e cila do të jetë një detyrë e rëndë. Por fqinjët e Italisë kanë një arsye për të gëzuar. Tani ata do të kenë një partner të besueshëm bisedimesh dhe një politikan që ka dëshmuar me kohë se angazhohet seriozisht në mënyrë evropiane."

Edhe gazeta britanike THE GUARDIAN sheh tek rezultati i zgjedhjeve italiane një shans të ri për Evropën:

"Me rezultatin e zgjedhjeve në Itali mund të themi se kriza ekonomike evropiane mund të zgjidhet së shpejti. Sigurisht që problemet ekonomike të Italisë dhe ato të Francës nuk janë të të njejtës natyrë, por mundësitë që do të ketë tani Italia me Romano Prodin në krye, do t´i shërbejnë me siguri zgjidhjes së krizës ekonomike evropiane."

Edhe gazeta hollandeze TROUW fokusohet tek politikani Prodi, i cili do të jetë kryetari i ri i qeverisë italiane:

"Në fakt Prodi është i mërzitshëm, i pasigurtë dhe udhëheq një koalicion, i cili nuk ka ndonjë bazë. Por pas 5 vitesh Berlusconi, mërzia është kthyer në një fenomen shumë interesant për Italinë."

  • Data 15.04.2006
  • Autor Ute Wagemann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArqP
  • Data 15.04.2006
  • Autor Ute Wagemann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArqP