Pasqyra e shtypit evropian | Studimi në Gjermani | DW | 22.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit evropian

Shtypi evropian i javës së kaluar u fokusua sërish tek problemet e brendshme politike në Itali dhe debatin mbi programin bërthamor të Iranit.

Italia pas zgjedhjeve: Vrap me Romani Prodin

Italia pas zgjedhjeve: Vrap me Romani Prodin


Gazeta austriake SALZBURGER NACHRICHTEN shkruan mbi situatën në Itali:

"Më në fund u sqarua gjithçka. Por qetësia aq e domosdoshme për Italinë, e cila qëndron përpara shkatërrimit të plotë ekonomik, nuk do të kthehet ende në vend. Rezultati përfundimtar nuk do të lejojë propozime individuale brenda rradhëve të shumicës qeveritare që ka tani qendra e majtë. Rëndësi ka tani që Silvoi Berlusconi të mos kthehet më në pushtet. Fundja kjo ishte dëshira e të gjithë atyre që votuan për partinë e Romano Prodit."

Në gazetën CORRIERE DELLA SERA nga Milano lexojmë:

"Karta më e rëndësishme e Prodit është kualiteti i tij si kuadër drejtues. Fitorja e qendrës së majtë nuk ishte historike, por duhet të pohojmë se prezenca e Prodit ishte fuqia kryesore që e mbajti këtë union të bashkuar. Duket sikur shumë politikanë kanë gjetur tek Prodi figurën e vetme me të cilën mund të identifikohen. Me fitoren e zgjedhjeve, Prodi e meriton tani drejtimin e koalicionit qeveritar."

Ndërkohë në gazetën DER STANDARD nga Vjena lexojmë:

"Sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, italianët e kanë punën pisk. As bashkangjitja e Romës në Zonën e Euros dhe as skenat dramatike si në Argjentinë nuk u kthyen në realitet. Por situata e ndërlikuar në Itali do të jetë një problem i madh për BE-në. Politika e brendshme italiane është politikë evropiane dhe politika ekonmaike italaine është politikë ekonomike evropiane."

Ndryshojmë temë. Bashkësia ndërkombëtare vazhdon të mos ketë një strategji të përbashkët për zgjidhjen e problemit me programin bërthamor të Iranit.


Gazeta franceze REPUBLIQUE DU CENTRE nga Orléans shtron pyetjen:

"Mos vallë çështja e programit bërthamor iranian do ta "atomizojë" solidaritetin ndërkombëtar? Pas Irakut, Irani mund të kthehet tani në një problem të ri, që mund ta përçajë sërish bashkësinë ndërkombëtare, ashtu si "lufta amerikane" kundër Sadam Hyseinit. Duhet të konstatojmë me keqardhje se as diplomatët e grupit G-8 dhe as shtetet antare të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë, të cilat u takuan në Moskë, nuk mundën të gjejnë një zgjidhje. Qeveria e Teheranit i njeh shumë mirë diferencat që kanë shtetet perëndimore dhe përfiton nga rasti, për ta rritur presion gjithnjë e më shumë."

Gazeta zvicerane Die BASLER ZEITUNG konstaton:

"Diplomacia ndaj Iranit rrezikon të dështojë. Por alterntivat nuk janë diplomaci apo luftë. Por a duhet të krijohet një front i përbashkët ndërkombëtar kundër Teheranit, kur gjithçka mbetet tek kërcënimet? Apo mos vallë duhet rritur presioni, me një "koalicion të vullnetarëve", i cili do të mund ta izolojë Teheranin nga ana politike dhe ekonomike? Të dyja variantet janë të rrezikshme."


Gazeta daneze POLITIKEN komenton:

"Problemi iranian nuk mund të zgjidhet në mënyrë të lehtë. Por kemi çdo shkak që të besojmë se në rast se Irani do të pajiset me armë atomike, atëherë çdo kërcënim mund të përfundojë si dikur gjatë Luftës së Ftohtë. Bota nuk ka më nevojë për aventura ushtarake në Lindjen e Afërt. Bota ka nevojë për një kombimin të shëndetshëm të qetësisë dhe frikës."

Në gazetën austriake DIE PRESSE lexojmë:

"Mos vallë duhet të përdorim armë nuklerare taktike për ta ndaluar qeverinë e Teheranit që të ndërtojë armë bërthamore? 40.000 të rinj iranianë janë gati për të vrarë veten? Këto deklarata janë paksa të pabesueshme. Ka ardhur koha që kjo lojë të përfundojë dhe aktorët kryesorë të dalin në skenë. Në rast se ndonjë palë do t´i evitojë me të vërtetë konfrontimet, atëherë amerikanët dhe iranianët do të komunikojnë direkt me njëri-tjetrin."

Dhe së fundi në gazetën ruse KOMMERSANT lexojmë:

"Të gjithë janë të interesuar në këtë luftë. Amerikanët duan ta transformojnë Lindjen e Afërt sipas planeve të tyre. Në Teheran janë të gjithë të bindur se amerikanët nuk mund ta fitojnë luftën lundër regjimit islamik. Madje qeveria iraniane duhket gjithashtu e interesuar në një luftë të mundshme. Kombi iranian qëndron sot më i bashkuar se kurrë."

  • Data 22.04.2006
  • Autor Susanne Eickenfonder
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArqI
  • Data 22.04.2006
  • Autor Susanne Eickenfonder
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArqI