Pasqyra e shtypit evropian | Studimi në Gjermani | DW | 16.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit evropian

Temat kryesore të shtypit evropian të javës që sapo kaloi ishin ndërprerja e bisedimeve të BE-së me Turqinë dhe konferenca e Teheranit mbi mohimin e Holokaustit.

Bashkimi Evropian i ndërpreu përkohësisht bisedimet për antarësim me Turqinë. Shkak është mospranimi i Ankarasë, që të hapë portet dhe aeropirtet e saj për Republikën e Qipros, e cila është antare e BE-së që prej vitit 2004.

Në gazetën SALZBURGER NACHRICHTEN lexojmë:

"Në zënkën me Truqinë humbet edhe BE-ja. Kundërshtarët e antarësimit të Turqisë janë ndoshta të kënaqur me zgjidhjen kaq të shpejtë të problemit,. Por pasojat e këtij vendimi do të jenë të rënda. Një ndërprerje kaq e shpejtë nuk mund të jetë një zgjidhje e kënaqshme për ndonjë palë. Debati nëse Turqia është apo jo pjesë e Evropës, do të marrë për shumë kohë tani. Ata që kërkojnë antarësimin e Turqisë në BE nuk kanë më nevojë të shpjegojnë se ku e shohin kuptimin strategjik të fqinjit të madh të BE-së. Ankaraja nuk do të dëgjojë më asnjë zë ankues nga Brukseli, kur do të shpekel sërish të drejtat e njeriut."

LE MONDE nga Parisi komenton:

"Në këtë çështje, e cila lindi si die e De Gaulle dhe Andenauerit, se Turqia "ka një perspektivë evropiane", asnjë palë nuk luan pastër. Megjithë reformat që ndërmorrën qeveria e Erdoganit dhe miqtë e tij, që janë islamikë të butë, Turqia prapë nuk arriti t' i bindë evropianët. Por Turqia do të hyjë në një klub, antarët e të cilit ajo nuk i pranon të gjithë, si në rastin e Qipros. Në rast se Turqia është vërtet një partnere strategjike për Evropën, atëherë do të ishte mirë, sikur të gjithë të fillonin të luanin me letra të hapura."

Ndryshojmë temë. Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad e kritikoi sërish ahspër Izraelin gjatë konferencës së ashtuquajtur të Holokaustit. Ahmandinexhad deklaroi se ai vend do të shfarroset.

Gazeta NEË YORK TIMES paralajmëron:

"Konferenca e atyre që mohojnë Holokaustin dhe e rasistëve në Iran, ishte, ashtu siç pritej, një cirk që përfaqësohej nga të klerikë të dikredituar. Presidenti I Iranit Ahmadinexhad u beson mesa duket fjalëve të veta, sipas të cilave vrasja e 6 milionë çifutëve është një mit, i cili u trillua vetëm si shkak për krijimin e shtetit Izrael. Por këto janë fjalë alarmante: Në rast se ia vazhdon të ngulë këmbë se Izralei duhet të zhduket nga hartat e kësaj bote dhe ndërkohë qeveria e tij nuk heq dorë nga përpjekjet për të ndërtuar një armë bërthamore, atëherë kemi shumë arsye përse të mos flemë më të qetë natën."

Gazeta NEUE ZÜRCHER ZEITUNG shkruan:
"Antisemitizmi në botën arabe dhe islame nuk është vetëm një traditë itelekutale, por ka edhe një bazë politike, siç dëshmojnë edhe simpatia që kanë treguar për sistemin nazist në të kaluarën. Ahmadinexhad e di se në cilat cepa të errët presin simpatizantët e tij. Ata që dikur ndërtonin autstrada, tani instalojnë impiante për përpunin e lëndës së uranit. Ahmadinexhad dhe rreziku që përfaqëson ai, duhet të merren seriozisht."

Dhe së fundi në gazetën GUARDIAN nga Londra lexojmë:

"Eshtë legjitime që të shtrohen pyetje mbi diturinë e Zionismit dhe është gjithashtu e mundur që palestinezët të shihen si viktimat e këtij drejtimi. Por ama nuk mund të besohet kurrsesi se Ausshvitz është një gënjeshtër e madhe, e cila u krijua për të mbuluar interesat e hebrejve. Eshtë mëse legjitime që të kritikohet politika e Izraelit. Por mohimi i Holokaustit nëpërmjet Ahmadinexhadit është turp për vendin e tij, një fyerje për hebrejtë dhe shumë e dëmshme për palestinezët, të cilët ai bën sikur i do."

  • Data 16.12.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArmU
  • Data 16.12.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArmU