1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas takimit të Dalai Lamës me ministren e ndihmës për zhvillim Wieczorek-Zeul

Peter Stützle (DW Berlin) 19 Maj 2008

Sot paradite u zhvillua një takim, i cili shkaktoi pështjellim të konsiderueshëm në rrafshin e politikës së brendshme. Ministrja gjermane e ndihmës për zhvillim, Wieczorek-Zeul, takoi Dalai Lamën.

https://p.dw.com/p/E2X9
Dalai Lama me ministren e ndihmës për zhvillim, Wieczorek-Zeul
Dalai Lama me ministren e ndihmës për zhvillim, Wieczorek-ZeulFotografi: AP

Wieczorek-Zeul i përket Partisë Socialdemokrate, së njëjtës parti si ministri i jashtëm Steinmeier, i cili e kishte refuzuar vazhdimisht takimin me kreun e budistëve tibetianë. Disa njerëz në parti ia morrën këtë shumë për të keq ministres. 'Botës i duhen personalitete që mishërojnë idenë e paqes dhe të drejtësisë dhe angazhohen për to.'


Paqja dhe drejtësia dy nocione me origjinë socialdemokrate që përmenden nga ministrja për zhvillimin Heidemarie Wieczorek-Zeul për të karakterizuar Dalai Lamën. Pak ditë më parë, sipas shkrimit të një gazete, kryetari i saj i partisë Kurt Beck e kishte cilësuar takimin e këtyre të dyve me një fjalë nga gjuha fekaleve. Më herët ministri i jashtëm socialdemokrat Frank-Walter Steinmeier ishte zemëruar për faktin që Wieczorek-Zeul e kishte organizuar bisedën me Dalai Lamën pa u këshilluar me të. Pas takimit Wieczorek-Zeul u mbrojt prej kritikës me fjalë të zgjedhura: 'Ditët e fundit ka pasur vazhdimisht përpjekje për të futur konsederata partiake në këtë takim. Më duket se kjo nuk i përgjigjet as njerëzve të rajonit në fjalë dhe as personalitetit të Dalai Lamës. Dialogu me përfaqësuesit e besimeve, me shoqërinë civile bën pjesë ndër detyrat më origjinare të bashkëpunimit për zhvillimin, edhe nxitja e dialogut midis kulturave është detyrë e jona, prandaj jam e gëzuar që kjo bisedë u zhvillua.'

Më parë zëvendëskryetari i fraksionit socialdemokrat në parlamentin gjerman, Walter Kolbow, e kishte cilësiar bisedën si privat; por Wieczorek-Zeul bëri të qartë: 'Unë e zhvillova atë edhe si përfaqësuese e qeverisë gjermane, unë jam anëtare e saj.'

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë