Parlamenti i BE-së voton pro antarësimit të Rumanisë në vitin 2007 | Evropa | DW | 13.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Parlamenti i BE-së voton pro antarësimit të Rumanisë në vitin 2007

Parlamenti i BE-së në Strazburg miratoi me shumicë votash antarësimin e Rumanisë në union të planifikuar për vitin 2007. Në këtë mënyrë marrëveshja e antarësimit mund të nënshkruhet sipas planit në fund të prillit. Në Parlamentin e BE-së në Strazburg 497 deputetë votuan për antarësimin e Rumanisë dhe kundër zgjerimit të BE-së votuan 93 deputetë. Por a është Rumania e përgatitur sa duhet për t´u bërë antare me të drejta të plota në BE?

Pamje nga Bukureshti

Pamje nga Bukureshti

Rumania është një vend i paradoskeve: nga njëra anë shumë rumenë vazhdojnë të jenë tmerrësisht të varfër - këta janë kryesisht bujqit, të papunët, punëtorët e fabrikave dhe qindra mijë romët, shumica e të cilëve janë të pashkolluar dhe i dërgojnë fëmijët e tyre për të lypüur rrugëve. Nga ana tjetër Rumania po përjeton një bum ekonomik të pashembullt, janë kryesisht firmat gjermane ato që e preferojnë këtë vend, sepse ka forca të kualifikuara pune që pranojnë paga të ulëta si dhe një treg të madh me më shumë se 20 milionë njerëz, shumë prej të cilëve janë në gjendje të përballojnë makinat luksoze dhe celularët. Në rrugën drejt BE-së janë dhejtra mijë faqe me rregulore dhe ligje. Por pengesat për antarësimin në BE janë reforma e çalë në sistemin e drejtësisë, privatizimet në industrinë e rënuar të qymyrit dhe çelikut, çështjet e mejdisit - e para të gjitha korrupcioni. Ai që dëshiron të trajtohet mirë në spital duhet të paguajë ryshfet për mjekët që paguhen shumë keq nga shteti, nëpunësit janë të korruptueshëm dhe madje tenderat e mëdha komunistët që kanë kthyer pllakën dhe për vite me radhë ishin në pushtet ua japin miqve politilë, disa syresh janë edhe nga Perëndimi.

Qeveria e zgjedhur e qendrës së djathtë do që t´u japë fund këtyre premton ministrja e re e drejtësisë Monika Makovel: "Prioritet ka tani hetimi i rasteve të korrupcionit në kreun e shoqërisë, fjala është për zbardhjen korrekte dhe të paanshme të rasteve, që deri më sot ndoshta për arësye politike kanë mbetur të pazbuluara."

Që Rumania është pjesë e Evropës dhe që ajo në mënyrë të vetkuptueshme duhet të bëhet anëtare e BE-së, për këtë është në unanimitet shumica e rumunëve. Po jo të gjithë përfitojnë do të përfitojnë prej konkurrencës që do të ashpërsohet dhe rritjes së çmimeve. Janë kryesisht të rinjtë ata që do të fitojnë një shkollim më të mirë dhe që janë të bindur se do të pranohen në klubin evropian. Studentja 23 vjecare në fushën e ekonomisë, Mirela, që dëshiron të punojë në sektorin e turizimit thekson:
"Kur të jemi në BE do të kemi mundësi më të mira për punë."

Ndërsa studentja e inxhinerisë, Kristina mendon: "Antarësimi do të ketë avantazhe dhe disavantazhe. Niveli do të rritet në të gjitha fushat nga politika e deri tek mentaliteti, por disa do ta kenë të vështirë të përshtaten."

Në mënyrë të ngjashme e vlerëson këtë edhe stundeti i elektronikës Mihu: "E qartë që kjo duhet bërë dhe është domosdoshmëri, në mënyrë që të ndryshojë mentaliteti i njerëzve. Ata duhet të jenë më punëtorë dhe të pakorruptueshëm. Pra shumë gjëra duhet të ndryshojnë.

Se sa e pjekur është Rumania për në BE? Pamja e këtij vendi është paradoksale deklaron gjermano-rumuni Klaus Johanis, kryetar i bashkisë së qytetit Sibiu të Transilvanisë, një qytet i preferuar ky për investuesit gjermanë: "Unë do ta formuloja kështu: nëse ne sot në 2005 vazhdojmë të themi se nuk jemi pjekur për në BE, ne jemi të aftë për në BE. Ndërkohë është e qartë, se qeveria e re po ndjek vërtetë kursin e reformave dhe se ajo do t´u përgjigjet kërkesave të BE-së. Rumanisë duhet që t´i jepet ky shans. Mendoj, se deri më 1 janar 2007 do t´ia arrijë të realizojë atë që pret BE-ja prej Rumanisë.

  • Data 13.04.2005
  • Autor Suzane Glas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEm
  • Data 13.04.2005
  • Autor Suzane Glas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEm