1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parandalimi i domosdoshem

Steffen Leidel29 Nëntor 2004

Kërkesë e NGO-ve: komiteti kundër torturës duhet ngritur edhe në Gjermani

https://p.dw.com/p/Ar5I

Konventat ndërkombëtare dënojnë torturat. OKB-ja shkon edhe më tej dhe kërkon preventimin e torturave përmes ngritjes së forumeve speciale. Gjermania mund ta plotësojë shpejt këtë dëshirë.
Qeveritë e demokracive perëndimore dënojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në të ashtuquajturat "vende kopuke". Por kur është fjala për rrethana kritike në vendin e tyre, atëherë gjërat zbukurohen. Qeveria amerikane psh në skandalin e torturave në burgun Abu Graib ka theksuar gjithnjë, që ka qenë fjala për "raste të veçanta" dhe "përjashtime".
Asnjë vend nuk mund të thotë për veten e vet se është imun ndaj torturave. Në Gjermani dy raste po diskutohen publikisht: Në një kompani të prëgatitjes së ushtareve në Coesfeld (Nordrhein-Westfalen) ushtaret duhet të kenë keqtrajtuar rreth 80 vartes duke bërë prova në rastin e një pengmarrjeje. Rekrutët janë rrëmbyer, lidhur dhe në shumë raste janë torturuar me rrymë elektrike. Prokuroria e Münihur po zhvillon hetime kunder 20 oficereve dhe një koloneli.
Rasti i dytë: Në Frankfurt zhvillohet një proces gjyqesor kunder ish zv-presidentit të policisë, Wolfgang Daschner. Ai duhet të ketë kërcënuar rrëmbyesin dhe vrasësin e djalit të bankierit, Jakob von Metzler, Markus Gäfgen, i cili tashmë po kryen denimin, me dhimbje të papara ndonjëhere, me qëllim që të merrte vesh vendin ku mbahej i fshehur pengu. Diskutimi se si duhet të vleresohet sjellja e Daschnerit në këtë situatë shumë të veçantë, është shumë kontrovers.
Vendimet e OKB-së dhe të këshillit të Evropës janë të qarta. Tortura nuk është e lejuar në asnjë rrethanë. "Konventa e OKB-së kundër torturës, thotë se situtata e krizave, apo situatat emergjente nuk mund të përdoren për të justifikuar torturat." thotë Heiner Bielefeldt, drejtues i institutit për të drejtat e njeriut në Berlin, në bisede me Deutsche Wellen. Ai është i irrituar për tendencen e diskutimit aktual, për ta anashkaluar sistematikisht termin torturë. "E kishim këtë një herë para një viti në SHBA, kur pas ndodhive në burgun e Abu Graibit flitej vazhdimisht për "keqtrajtime" dhe nuk perdorej koncepti torturë." Shteti juridik duhet t´u permbahet parimeve të veta të drejtesisë edhe në luftë me kundershtarët. "Ndalimi i torturës është si të thuash një provë" thotë Bielefeldt.
Instituti i Berlinit për të drejtat e njeriut dhe shumë organizata joqeveritare kerkojnë nga qeveria gjermane, që në dhejtor 2002 të nënshkruajnë dhe të ratifikojnë protokollin shtese për konventen kunder torturës të aprovuar nga asambleja e pergjithshme e OKB-së. Protokolli, i cili duhet të ratifikohet nga së paku 20 shtte, për të hyrë në fuqi, ve në qënder prevencionin e torturës në mbarë botën dhe parashikon krijimin e komitetit kunder torturës. Shanset për zbatimin e protokollit sipas Bielefeldtit janë të mira për Gjermaninë. "Nderkohe duket se do të ketë marrëveshje ndermjet federatës dhe landeve", thotë Bielfeldt.
Ministria federale e drejtesisë nuk është edhe aq optmisite. "Dhjete lande janë në dilëmë. Ata duhen bindur ende" i tha zëdhënësi Ulf Gerber, Deutsche Welles. Jo të gjitha vendet shohin domosdoshmerinë e një forumi të tillë. Ka pastaj edhe rezerva për shkak të shpenzimeve. Megjithatë Gerber mendon se protokolli shtese do të nënshkruhet dhe të ratifikohet.
Detyrë e komitetit është që të zhvillojë vizita në vende, ku liria e personave është e kufizuar në një farë mënyre. Këtu bëjnë pjesë burgjet, hetuesitë, repartet psikiatrike, shtepitë e mbyllura për fëmijet dhe të rinjtë, por edhe azilet e pleqve. Edhe repartet ushtarake duhen riparë. "Në rang ndërkombëtar ka forume të ngjashme kontrolli si këshillat e burgjeve" thotë Bielefeld.
"Komiteti kunder torturave ka detyre, që të integrojë keto mekanizma ekzistuese dhe t´i bëjë ata të efektshme". Sipas Gerberit ekziston një domosdoshmeri për një forum të tillë. "Transparenca sherben gjithnjë për t´u prerë rrugën që në fillim shpërdorimeve." Keshtu në polici kerkohet më shumë transparencë. "Ketu nuk ka kontroll."
Komiteti pas vizitave të tij duhet të japë rekomandime dhe propozime për përmirësime. Shembull për komitetin kunder torturës është komiteti evropian për mbrojtjen nga tortura dhe trajtimi çnjerezor. Ky është përgjegejs për 46 vende. Kjo është një hapesirë shumë e madhe. Keshtu keto vende vizitohen një herë një visa vite. Një komitet kombetar lejon një punë shumë eficente.