Papa i ri Benedikti XVI | Evropa | DW | 20.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Papa i ri Benedikti XVI

Portret i Josef Ratzingerit

default

Papa i ri Ratzinger konsiderohet konservator në kishen katolike dhe ka qenë deri tani prefekt i kongreacionit të besimit fetar. Thirrjet për modernizimin e kishes ai i refuzon prerë. Ndryshimit të modave ideologjike katolikët duhet t´i kundervënë besnikërinë ndaj rrënjëve të besimit të tyre. Por një bindje të këtillë ai nuk ka patur që në fillim të karrierës. Kardinali Ratzinger u zgjodh papë në konklavën më të shkurtër të historisë së re të kishës, për 26 orë. Me daljen në publik ai iu drejtua me këto fjalë besimtareve.
"Të dashur vëllezër e motra, pas papës së madh Gjon Pali II zoterinjtë kardinalë më kanë zgjedhur mua një punëtor të thjeshtë e modest. Më ngushëllon fakti që zoti punon e vepron edhe me mjete të papërkryera."
Papa i ri u tregua para publikut njëri modest. Pikërisht me këtë qëndrim ai bëri përshtypje të mirë te njerezit pas vdekjes së papës Gjon Pali i dytë dhe bëri për vete shumë nga koleget kardinalë. Të premtën para një jave kur mbajti rekuiemin për papën e vdekur, i dridhej zëri gjë që tregonte trishtim për humbjen e një shoku që për 20 vjet i kishte qëndruar afer në punë dhe lutje. Ratzinger foli para arkivolit në mënyrë të thjeshtë, siç nuk ishte degjuar prej tij.
"Ati ynë i dashur është tani në dritaren e atit të tij. Ai na sheh, ai na bekon."
Të shtunën e kaluar Ratzinger festoi 78 vjetorin. Benedikti i XVI është një papë relativisht i vjetër në moshë. Kardinalët siç dukej ishin të interesuar për një pontifikat të shkurtër, kalimtar pas atij 26 vjeçar të Gjon Palit të dytë.
Ratzinger ndryshe nga papët e tjerë në historinë e re nuk ka luftuar për këtë post. Kur mbushi 75 iu lut papës Gjon Pali i dytë që ta linte të largohej zëvëndesonte, por ky nuk desh t´ia japë kujt tjeter postin e mbrojtesit të kongregacionit të besimit. Ratzinger është më pak njëri i pushtetit e më shumë intelektual dhe dijetar. Nuk është çudi që kritiket më të medhenj ai i ka në Gjermani. Fundja ai ua hoqi lejen e mësimdhënies profesorëve gjermanë Hans Küng und Eugen Drewermann dhe ndaloi teologjinë amerikanolatine të çlirimit.
Atë e shqetesonte instrumentalizimi i besimit për qëllime politike dhe ideologjike, si në Amerikën Latine.
"Duhej të dallonin ndermjet teologjisë politike apo revolucionare, që e zëvendëson besimin dhe e kthen në politikë, duke i hequr kishes forcën e vet dhe një etosi politik reformist, që sjell hov të ri në kishë, gjë që kryhet nga burimet e brendshme, sepse një zot që është bërë njëri, duhet të të inspirojë shumë më tepër për veprim se sa konceptet idelogjike."
Në fakt Ratzinger i biri i një polici që në moshen 31 vjeçare u bë profesor ishte në fillim shumë progresiv. Por protestat studentore të viteve 60 që vunë në diskutim autoritetin e çdo lloji e ndryshuan krejtesisht. Nga profesori progresiv i teologjisë u bë mbrojtesi konservator i besimit. Dhe ai orientohet jo nga vlerat sekulariste po nga ata të perjetshme siç thotë ai:
"Kisha nuk duhet të matet me duartrokitjet e kalkuluara, apo me kritikën e kalkuluar, por duhet të tregojë se çfarë detyre ka në të vertete, cila është qënia e saj."
Tani bavarezi nga komuna e vogël Marktl në Inn është papë. Një njëri që për shumë katolikë të angazhuar në Gjermani personifikon Romën e ftohtë, jotolerante, konservatore heqjen e profesurës të teologëve të talentuar, dhe mosmarrjen parasysh të nevojave të njeriut modern.
Por ku ta dish se edhe ndonjë papë, që ishte menduar si kalimtar mund të tregojë në fund papritur një profil krejt tjetër.

  • Data 20.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEh
  • Data 20.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEh