″Pak zbavitje në trajnim″ - Proces penal për keqtrajtime të rekrutëve të Bundesverit | Gjermania | DW | 19.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Pak zbavitje në trajnim" - Proces penal për keqtrajtime të rekrutëve të Bundesverit

Fillon procesi kundër 17 trainerëve të Bundesverit për keqtrajtime ndaj rekrutëve.

Rekrutë të Bundeswehrit

Rekrutë të Bundeswehrit

Në Münster po u bëhet procesi një kapiteni dhe 17 nënoficerëve të Bundesverit, se kanë keqtrajtuar 160 vartçs në veren e vitit 2004. Menjehërë pasi skandali u bë i njohur, ushtarët u suspenduan nga shërbimi ushtarak. Ky vendim më vonë u anullua pjesërisht. Sot 10 nga të 18 të akuzuarit janë në shërbim aktiv. Ata janë transferuar në njësi të tjera dhe nuk merren më me trajnimin e rekruteve. Në fillim të procesit sot deponoi edhe ish shefi i kompanisë.


Në gjykatën e landit në Münster ka prezencë të madhe mediatike. Dhjetra redaksi radiosh, televizionesh dhe gazetash si dhe agjensi lajmesh informojnë për hapjen e procesit kundër 18 ushtarëve të Bundesverit. Procesi nisi fillimisht me një listë të gjatë akuzash. Për një cerek ore prokurori lexoi padinë. Rekrutët e kasermes Freiherr vom Stein në Cosfeld në Westfali janë lidhur në pranga dhe u është dashur të ulen në gjunjë me sy mbyllur. Gjatë marrjes në pyetje në qilarin e kazernës rekrutët edhe janë qëlluar. Prokurori Wolfgang Schweer sjell edhe akuza të tjera.

"Në këto ushtrime ushtarët duhet të jenë lidhur në pranga. Istruktorët duhet t'i kenë lagur me ujë. Me shiringë u është hedhur ujë në gojë. Duhet të ketë patur edhe rrahje, shkarkime elektrike dhe gjëra të tjera." Shefi i atëhershëm i kompanisë, një kapiten, deklaroi sot para gjyqit se ai i ka autorizuar verbalisht pengmarrjet e simuluara. Tekstualisht ai tha, se rekrutëve duhej t´u pëlqente trajnimi. Por ushtrimet me rekrutët janë planifikuar nga dy drejtues njësish, vartës të tij. Ish shefi i kompanisë theksoi se nuk ka qenë në dijenit për detajet.


Disa avokatë do të përpiqen të dëshmojnë në proces se pikërisht gradat më të ulëta të instruktorëve të akuzuar nuk duhen nxjerrë para pergjegjësisë. Meqenëse të dy kapterët i kishin shpikur vetë ushtrimet e ndaluara dhe shefi i kompanisë ka qenë dakord me to, faji kryesor mbetet vetëm tek disa nga të 18 ish instruktorët e Bundesverit. Këtë e theksoi njëri nga avokatët, Thomas Buchheit. "Pasi edhe shefi i kompanisë është shprehur për këtë dhe e ka bekuar të tërën, ata nuk kanë mundur menjëherë që të thonin se është ilegale dhe nuk e bëjmë. Ky ka qenë një herë një planifikim fare normal i trajnimit për të simuluar situata të ngjashme me ato që mund të ndodhnin në misionet jashtë shteti."


Prokuroria mendon, se të gjithë të akuzuarit kanë qenë të vetëdijshem se po kryenin diçka të ndaluar. Për ta sqaruar këtë në proces do të merren në pyetje rreth 200 dëshmitarë, ndër ta shumë nga rekrutët e dikurshëm. Njëri prej tyre, i cili nuk do t´i merret vesh emri, i shpjegoi përjetimet e tij më vonë kështu: "Ajo që nuk ishte normale, ishte mënyra si u veprua. Ata na kanë ulur në gjunjë, apo na kanë qëlluar direkt dhe pastaj na kanë lidhur. Na kanë lidhur aq fort në duar, sa unë më vonë e humba ndjeshmerinë në duar."


Nga pengmarrjet e simuluara janë bërë edhe fotografi. Pamjet do të tregohen edhe në procesin kundër të 18 ish instruktorëve të Bundesverit nga Coesfeldi. Njëri prej të akuzuarve është perpjekur që ta mbulojë fytyrën, por ai kishte harruar të mbulonte emrin e tij në uniformë.

  • Data 19.03.2007
  • Autor Detlef Proges
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxB
  • Data 19.03.2007
  • Autor Detlef Proges
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxB