Përpjekjet për lirimin e të rrëmbyerve Krobog në Jemen
30 Dhjetor 2005"Ne shpresojmë, që deri të shtunën në mbrëmje do të arrijmë në një zgjidhje", kështu deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme mbi gjendjen e bisedimeve në Jemen. Të premten në mëngjes ambasadori gjerman në Sana është takuar me ministrin e brendshëm të Jemenit. Përveç kësaj ministri i jashtëm Frank-Valter Shtajnmajer, i cili ndërpreu edhe pushimet e marra me ratsin e krishtlindjeve, sërish ka telefonuar me homologun e tij në Jemen.
"Gjatë kësaj telefonate ministri i jashtëm ka kërkuar me instistim që të arrihet sa më shpejt në një zgjidhje nëpërmjet bisedimeve. Ai ka theksuar gjithashtu, se kanë prioritet absolut jeta dhe pacënueshmëria e pengjeve." Qeveria e Jemenit ka siguruar qeverinë gjermane për një zgjidhje pa dhunë, vuri në dukje zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Jeger. Ai bëri të qartë, se qeveria do të shfrytëzojë të gjitha kontaktet e mundshme, deri tek presidenti i Jemenit. Megjithatë zëdhënësi Jeger nuk u shpreh, nëse ka të dhëna se kur mund të lirohet familja Krobog: "Ajo për të cilën kemi nevojë tani është durimi, nervat dhe koha."
Ndërkaq jo fort shpresëdhënëse janë njoftimet e shtypit nga Jemeni lidhur me fundin e pengmarrjes. Sipas ministrisë së jashtme pengmarrësit instrumentalizojnë shtypin e Jemenit, ndaj këto njoftime duhet të shqyrtohen me kujdes. Ish-sekretari i shtetit Jyrgen Krobog, gruaja e tij dhe tre djemtë qysh nga e mëërkura (28.12) janë rrëmbyer nga një klan, që kërkon lirimin e antarëve të fisit që ndodhen në burg.