"Përpjekja e fundit për shpëtim"
21 Mars 2005ionit Sekretari i Përgjithshëm ka formuluar tani rekomandimet e veta.
OKB-ja kaloi një hop dje kur hapi portat e veta dhe shefi i ri i zyrës së Annan-it Mark Brown nuk reshti së rikujtuari se rasti ishte i volitshëm:
"Shpresoj që reforma të kthehet në një moment të madh."
Mark Brown përmendi 62 faqet e hartuara nga Sekretari i Përgjithshëm, pak a shumë përpjekja e fundit për të shpëtuar Kombet e Bashkuara. O tani, o kurrë duhet të kryhen reformat e vonuara, është debatuar mjaft për to.
Ndaj për raporte diplomatike hapësira kohore, si për shembull për zgjerimin e diskutueshëm të Këshillit të Sigurimit, është e shkurtër: vetëm gjashtë muaj. Përpara takimit të nivelit të lartë në shtator Annan-i kërkon të shohë rezultate, por ai vetë nuk u përcaktua as për ndonjë model konkret e as për ndonjë vend konkret, që duhet të bëhet anëtar i Këshillit të Sigurimit. Edhe shefi i zyrës së Annan-it Brown i përgjigjet me shmangje kësaj pyetjeje:
"Është një lojë e përgatitur mjaft mirë, ajo bart rreziqe të mëdha: disa vende janë kundër vlerës së kërkuar të ndihmës për zhvillim, disa janë kundër zgjerimit të Këshillit të Sigurimit dhe gjëra të tjera."
Sidoqoftë diplomatët gjermanë i festojnë propozimet e Annan-it, megjithëse as modeli i tyre i zgjerimit e as vendi i tyre nuk përmenden tekstualisht. Për ambasadorin e Gjermanisë në Kombet e Bashkuara Gunther Pleuger e rëndësishme është trysnia kohore dhe ajo për të marrë vendimin:
"Fuqizimi i Kombeve të Bashkuara është në interesin e të gjithëve. Ndaj jemi optimistë se të gjitha shtetet ose së paku pjesa dërrmuese e tyre do ta miratojnë këtë reformë."
Pasi ndryshe nga retorika e zakonshme Sekretari i Përgjithshëm bën të qartë në projektrezolutë e tij se në zgjerimin e Këshillit të Sigurimit nuk duhet pritur doemos për konsensus dhe lejohet të ndodhin edhe beteja votimesh.
Por reforma është më shumë sesa vetëm Këshilli i Sigurmit; kjo është parrulla e sekretariatit të përgjithshëm: siguria, zhvillimi dhe të drejtat e njeriut mund të përmirësohen vetën si një tërësi.