OKB: Listë e zezë me të gjitha ato shtete që detyrojnë fëmijët të luftojnë | Politika | DW | 08.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

OKB: Listë e zezë me të gjitha ato shtete që detyrojnë fëmijët të luftojnë

Zhvillohet në Paris konferenca kundër fëmijëve ushtarë në botë. Mendohet se rreth 250.000 fëmijë që marrin pjesë në konflikte të armatosura dhe luftëra të ndryshme

Fëmijë ushtar në Kongo

Fëmijë ushtar në Kongo

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për djem të mitur që detyrohen me forcë që të luftojnë si ushtarë me armë. Edhe numri i vajzave që përdoren si shërbyese për trupat apo si skllave për seks është shumë i lartë. Në Paris u zhvillua një konferencë me titullin "Çlironi fëmijët nga lufta", ku morrën pjesë ministra dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare nga rreth 60 vende të botës.

Çlirimi i fëmijëve ushtarë është një detyrë shumë e rëndësishme për ministrin e jashtëm francez Philippe Douste-Blazy. Ai pati mundësinë të shihte vetë se si jetojnë fëmijët ushtarë në Burundi dhe në Uganda dhe i përdori eksperiencat e tij për të prezantuar linjat e reja:

"Ne duam të konfirmojmë dhe të thellojmë misionin tonë në tri sektorë: Sigurisht që rekrutimi i minorenëve në luftëra të evitohet. Sigurisht që duhet të lirojmë edhe fëmijët ushtarë. Por mbi të gjitha këta fëmijë duhet të rintegrohen në shoqëri."

Në vitin 1997 u përpilua një katalog me linja të qarta mbi temën fëmijët ushtarë: Në të ashtuquajturën "Parimet e Gjirit", e cila u hartua pas një konference që u zhvillua në Afrikën e Jugut nga organizata e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e fëmijëve UNICEF dhe disa organizata joqeveritare. Gjatë konferencës së Parisit në fillim të kësaj jave, morën pjesë politikanë të lartë nga e gjithë bota. Unicef dhe partnerët e tij mblodhën dhe evaluuan gjatë dy vieteve të fundit të dhëna se cilat programe për riintegrimin e fëmijëve ushtarë në shoqëri janë vërtet të suksesshme. Këto rezultate u përpiluan në katalagun e quajtur "Parimet e Parisit". Teksti përbëhet nga 96 faqe dhe përdoret si guidë gjatë punës që zhvillohet në terren. Rima Salah, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e Unicef-it, shpjegon se "Parimet e Parisit" do të korrigjojnë gabomet që janë kryer gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar:

"Kemi harruar shumë shpesh të përmendim vajzat, ato mungonin gjithmonë në programet tona për riintegrimin, për një jetë të re. "Parimet e Parisit" kujdesen edhe për nevojat e tyre. Për shëndetin fizik dhe psiqik, për edukimin - të gjitha këto nevoja duhet të mbulohen."

Rima Salah kujton edhe njëherë se cilat janë pikat më të rëndësishme të konferencës së Parisit: "Parimet e reja varen nga roli që luan ambineti ku është rritur fëmija. Ky program nuk duhet të harrojë fëmijët e tjerë, që kanë vuajtur gjatë konflikteve të armatosura. Duhet të kemi gjithmonë parasysh konteksin ekonomik, social dhe kulturor për t´i mbështetur kështu më mirë komunat dhe familjet e këtyre fëmijëve."

Javën e kaluar Gjykata e Lartë Ndërkombëtare filloi procesin gjyqësor kundër një udhëheqësi rebelësh nga Kongo. Ai akuzohet se ka rekrutuar me dhunë minorenë. Kombet e Bashkuara kanë ndërkohë një listë të zezë me të gjitha ato shtete, që detyrojnë fëmijët të luftojnë si ushtarë. Radhika Coomarasvamy, e ngarkuara e Kombeve të Bashkuara për fëmojët ushtarë, informon se numri i fëmijëve ushtarë në botë është duke rënë:

"Falë rezolutës së OKB-së për fëmijët ushtarë, qeveri të ndryshme na telefonojnë dhe thonë: Ne qëndrojmë në listën e zezë, sepse kemi fëmijë ushtarë dhe do të pësojmë tani sanksione ndërkombëtare. Si mund të dalim nga kjo listë? Dhe ne u themi: Me një planveprim. Kështu mund të shohim se përpjekjet tona nuk janë të kota."

  • Data 08.02.2007
  • Autor Suzanne Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqn0
  • Data 08.02.2007
  • Autor Suzanne Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqn0