OKB-ja mbështet ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri
29 Maj 2008Kombet e Bashkuara mbështesin ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri për prodhimin e energjise elektrike.
Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Dr. Srgjan Kerim, që po qëndron në Tiranë për një vizitë zyrtare tha pas takimit me kryeministrin Sali Berisha:
"E drejta për zhvillim ekonomik eshte një nga te drejtat bazike te vendeve në zhvilim si Shqipëria. Prandaj çfarëdo lloj burimi energjie që i duhet Shqipërisë për të përshpejtuar ritmet e zhvillimit, eergji diellore, e erës, bimore apo nukleare natyrisht duhëet mbështetur".
Duke rritur kuotat e mbështetjes për ndërtimin e centralir bërthamor në Shqipëri ai e vlerëoi ate te dobishëm edhe në kontekstin e ndryshimeve klimatike globale
"Natyrisht - tha Dr. Kerim në Tiranë, po të llogarisim edhe faktorin e ndryshimeve klimaterike, ndërtimi icentrali bërthamor është nje vendim në drejtimin e duhur, që duhet mbështetur dhe jo luftuar."
Centrali bërthamor projekt prioritar i qeverisë Berisha
Kryeministri Berisha tha se megjithe kundershimet e opozites ideja e ngritjes se centralit bërthamor vazhdon të jetë në axhendën e projekteve prioritare të qeverisë.
"Asgjë nuk ka ndryshuar nëqëndrimin tim tha Berisha. Mbeten si për fillim dy opsione. Njëri që të bisedoj me qeveritë e vendeve fqinjë dhe ta ndërtojmë së bashku. Në këtë rast qeveria ime është e gatshme të marrë pjesë duke financuar ndërtimin e centralit me fonde nga buxheti i saj. Tjetër është rasti kur këto qeveri nuk bien dakort të bashkëpunojnë. Në një rast të tillë qeveria e Shqipërisë nuk merr përsipër ta financojë projektin por do t'ia japë atë sektorit privat."
Ne mes të këtij muaji në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Krans- Montanës që u zhvillua në Tiranë, kryeministri Berisha u bëri thirrje krerëve të qeverive të vendeve fqinjë ta realizonin së bashku projektin e tij të centralit bërthmor si një baze për zhvillimin e shpejtë ekonomik të rajonit.
Por ardhja në pushtet në Itali e Silvio Berluskonit, është një fakt favorizues për kryeministrin Berisha që ai të gëzojë mbështetjen e Italisë përrealizimin e projektit tëtij bërthamor.