Një sërë pengesash - fillojnë bisedimet zyrtare për bashkimin e Qipros | Bota | DW | 20.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një sërë pengesash - fillojnë bisedimet zyrtare për bashkimin e Qipros

Pak orë përpara fillimit të bisedimeve për ribashkimin e Qipros shtëpia e kryeministrit turko-qipriot Mehmet Ali Talat u sulmua me bombë. Nuk pati të plagosur. Talat, i cili është angazhuar për ribashkimin e shpejtë dhe antarësimin e Qipros së bashkuar në BE, këtë sulm e cilësoi si një përpjekje për t´i zprapsur këto arritje. Qipriotët grekë dhe turq të premten e kaluar nën presionin e OKB-së për hapjen e bisedimeve të reja ranë dakord për planin kohor të ribashkimit. Takimi nisi të enjten në mëngjes në zonën me origjinë greke, ish-godina e aeroportit në zonën neutrale të Nikozisë. Ky është takimi i parë për përmbajtjen e marrëveshjes së arritur lidhur me planin kohor të përcaktuar gjatë negociatave të një jave më parë në Nju Jork. 40 ditë kohë kanë të dyja palët, më pas OKB-ja ka të drejtë që të vendosë duke dhënë udhëzime lidhur me cështjet e diskutueshme që do të mbeten pa zgjidhje. Fakti që turqit dhe grekët iu nënshtruan këtij diktati të OKB-së, shënon edhe suksesin, të cilin Kofi Annan e vlerësoi në këtë mënyrë: "Ne nuk e kemi zgjidhur këtë problem. Por besoj, se pas 40 vjetësh tashmë është hapur perspektiva për një zgjidhje politike." Nuk dihet nëse turqit dhe grekët do ta mbajnë deri në fund premtimin, gjë kjo që pritet me shumë interes, përpara se rezultati t´i paraqitet për aprovim të dyja grupeve të popullsisë në Qipro. Shpresohet që më 1 maj republika e bashkuar e Qipros të antarësohet në BE. Komisari gjerman për zgjerimin, Gynter Verheugen, ndërkohë ndodhet në Nikozi. Ai do të përpiqet që t´i nxisë të dyja palët për t´iu përmbajtur marrëveshjes. Nisur nga fakti që turqit dhe grekët e Qipros nuk e kuptojnë njëri-tjetrin si popull, ata do të vazhdojnë të jetojnë në territore të vecanta, por pa mur ndarës dhe pa tela me gjemba. Për turqit e Qipros të izoluar në arenën ndërkombëtare është mjaft i madh interesi për antarësimin në BE, sepse kjo do t´i garantojë zhvillim ekonomik Veriut të varfër të ishullit të ndarë. Megjithatë cmimi që duhet të paguajnë ata është i lartë: rreth 40.000 turq duhet që t´ua lënë në dorë grekëve gjithcka që kanë, fjala është për 20% të territorit që duhet t´u kthehet grekëve, shumica e ushtarëve turq duhet të largohen nga Qirpoja. Vetëm nën presionin e Ankarasë udhëheqësi i popullsisë turke në Qipro, Rauf Denktash pranoi marrëveshjen në Nju Jork, por ai shpreson që projekti të dështojë: "Ne kemi edhe dy pengesa të forta për të kapërcyer. E para është që populli ta pranojë marrëveshjen dhe e dyta, që kjo marrëveshje të ratifikohet në tërësi nga parlamenti në Ankara." Në fakt ka mjaft vështirësi, më e pakta debat do të ketë edhe për cështjen, se cili himn kombëtar dhe cili flamur do të përdoret, për këtë konkurs janë parashtruar mijëra propozime. Për grekët e Qipros është e vështirë, që në të ardhmen të pranojnë presidencën me rotacion, pra të që drejtohen nga një president turk. Gjithashtu pjesa greke e popullsisë që është më e pasur do të duhet të paguajë edhe taksat e ribashkimit. E pra nuk janë të shumtë ata që mendojnë, se e gjitha kjo do të ketë një fund pozitiv. Ja se c´përgjigje merr nëse anketon qytetarët e Qipros: grua: "Më duket e vështirë, nuk besoj se do të bëhet gjë." burrë: "Shpresoj të gjendet një zgjidhje në interes të njerëzve, ne jemi optimistë. burrë: "Më vjen keq, unë kam frikë, se nuk do të ketë zgjidhje. Moslëshimi nga ana e Denktashit më bën të mendoj që nuk do të ketë zgjidhje, do të shohim në fund do ta kuptoni që kam të drejtë." burrë: "Unë e shoh cështjen pozitive: zhvilimet lidhur me cështjen e Qipros kanë marrë rrugë të mbarë, por ndoshta në fund nuk do të arrijmë atë që duam." Rezultati do të mësohet kur të përfundojnë bisedimet në fund të marsit, sepse deri atëherë do të vendoset bllokadë informative lidhur me nogiciatat në Nikozi.
  • Data 20.02.2004
  • Autor Jërg Pful
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArU1
  • Data 20.02.2004
  • Autor Jërg Pful
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArU1
Reklamë