Një bazë historike për demokracinë e ardhshme ruse | Bota | DW | 19.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një bazë historike për demokracinë e ardhshme ruse

Puçi kundër Gorbaçovit përpara 15 vjetësh

Puç ne Moske, Boris Jelcin

Puç ne Moske, Boris Jelcin

Më 19 gusht 1991 krahu konservator i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (BS) tenton të kryejë një grusht shteti. Komplotistët duan ta shpëtojnë me çdo kusht BS, që po shpërbëhet. Urdhërohen njësitë e ushtrisë, kryetari i shtetit Mihael Gorbaçov mbahet në arrest në Daça të Krimesë, mediat e reja demokratike ndalohen. Në Moskë sundon gjendja e jashtëzakonshme. Presidenti i Rusisë Boris Jelcin bën thirrje për mbrojtjen e demokracisë, qytetaret e Moskës e ndjekin thirrjen e tij dhe dalin në
rrugë. Tentativa për puç dështon.

Me puçin kundër presidentit sovjetik Mihael Gorbaçov në gusht 1991 garda e vjetër sovjetike nga Partia Komuniste, KGB-ja dhe ushtarakët synonte të ndalonte shpërbërjen e BS. E kundërta ndodhi: Rezistenca e moskovitëve kundër puçit i dha fund faktikisht diktaturës totalitare shtatëdhjetë vjeçare dhe shpejtoi rrëzimin e BS. Shpresa më e madhe në Lindje dhe Perendim ishte, që pas rregjimit komunsit në vendin më të madh të botës të vinte demokracia dhe ekonomia e tregut.

Në Perëndim dështimi i puçit u prit me një lehtësim të madh dhe
fundi i BS u përshëndet, jo duke u nisur nga një armiqësi
perëndimore ndaj Rusisë, siç besojnë shumë rusë për fat të keq sot. Në mendimin perendimor BS përbënte shtetin e shtypjes së lirisë, vrasjet e miliona njerëzve për motive ideologjike, nënshtrimin e dhjetëra vendeve dhe botëkuptimin monstruoz komunist, që i kërcënonte shoqëritë perëndimore në themelet e tyre. Këtë perceptim të BS nga jashtë duhet ta njohin rusët, nëqoftëse vajtojnë sot shpërbërjen e BS në nostalgji sovjetike, edhe në atë rast kur e bëjnë këtë nga zhgënjimi i kuptueshëm për humbjen e shtetit social sovjetik.

Por jo vetëm në vlerësimin për BS si shtet ekziston diskrepanca
ndermjet konceptimit historik rus dhe atij perendimor. Për shumë në Evropë dhe SHBA 15 vjet pas puçit të gushtit Rusia e sotme
është zhgënjyese. Vladimir Putini një ish agjent i KGB-së jashtë vendi është në krye të shtetit, në shumë poste politike ndodhen ish-punonjës të sherbimit sekret sovjetik. Ndarja e pushteteve- një karakteristikë thelbësore e demokracisë liberale - nuk realizohet dot me një drejtësi të varur dhe me një parlament të lidhur ngushtë me Kremlinin. Shumë të drejta civile, si liria e shtypit, janë të kufizuara. Çmimet e larta nderkombëtare të naftës dhe të ardhurat e shumta nga nafta që ka vendi kanë sjellë rritje ekonomike dhe i kanë dhënë udhëheqjes shtetërore vetedije të re.

Prandaj disa politikanë dhe komentatorë e krahasojnë Rusinë e Putinit me BS. Por sado e justifikuar që është kritika ndaj politikës së brendshme autoritare të Putinit, aq i gabuar është barazimi me Bashkimin e dikurshëm Sovjetik. Së pari ideologjia komuniste nuk është më në Rusi promotori politik dhe model për transformimet shoqërore. Së dyti këtij vleresimi për Rusinë e sotme i mungon të kuptuarit e historisë ruse. Sepse 1000 vjet autokraci cariste dhe diktaturë komuniste nuk kapërcehen dot me 15 vjet. Ta presësh një gjë të tillë, ky ka qenë gabimi i Perëndimit në vitet 90, që ka çuar në një zgënjim të madh
me Rusinë dhe një dënim shumë të madh të Rusisë në 2006.

Krahasimi i Rusisë me zhvillimin e republikave të tjera ish- sovjetike e bën të qartë këtë. Në indeksin e tranformimeve për 2005-n të fondacionit Bertelsmann, për vlerësimin e transformimeve politike dhe ekonomike në drejtim të demokracisë dhe ekonomisë së tregut Rusia ndërmjet republikave ish-sovjetike zë një vend kryesor, por në kategorinë e tretë edhe kur tri republikat balltike për shkak të kushteve të tjera historike dhe pranimit në BE nuk merren parasysh. Ky nuk është justifikim për politikën e Putinit, por nuk duhet kaluar pa u parë, që qytetaret dhe sipërmarrësit rusë edhe nën presidentin Putin janë më të lirë se kurrë ndonjëherë në historinë e tyre mijëvjeçare para vitit 1991.

Rusët që i dolën përballë me guxim puçistëve në gusht para 15
vjetëve, kanë kryer një veprim të çmuar historik. Çliruan veten
nga diktatura sovjetike. Në vitet 1990-të u mungonte megjithatë forca si dhe përvoja historike për të ngritur një demokraci moderne ruse dhe një ekonomi tregu. Por ata i kanë krijuar premisat e duhura, që brezi i parë postsovjetik dhe i paideologjizuar rus që rritet, të përballet me këtë detyre në vitet e ardhshme.

  • Data 19.08.2006
  • Autor Ingo Mannteufel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKc
  • Data 19.08.2006
  • Autor Ingo Mannteufel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKc
Reklamë