1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një pesta e deputetëve kanë pak ose aspak të përbashkëta me BE

9 Qershor 2009

Rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat u mundësuan shumë partive me drejtim të djathtë forcimin e pozitave, përkatësisht futjen në Parlamentin Evropian janë në fokus të shtypit gjerman të ditës.

https://p.dw.com/p/I61O
Parlamenti Evropian, Bruksel
Zgjedhjet e Parlamentit Evropian, BrukselFotografi: AP

STUTTGARTER ZEITUNG komenton:


"Pjesëmarrja e ulët në votime kontribuoi sigurisht për shkarjen dramatike djathtas, që po përjetohet tani nga Evropa. Kur partitë klasike nuk arrijnë t'a sjellin në kutitë e votimit klientelën e tyre, atëherë votat e atyre që urrejnë fenë islame në Hollandë, të antisemitëve në Austri, të neonazistëve në Hungari ose në Britaninë e Madhe fitojnë peshë më të madhe. Në një parlament, i cili bazohet në tolerancë dhe bashkëpunim, në të ardhmen rreth 1 e pesta e deputetëve kanë pak ose aspak të përbashkëta me BE - një katastrofë."


Në gazetën MÜNCHNER MERKUR ndër të tjera lexojmë:


"Në vend të një manifestimi të dëshirës së qytetarëve për formësimin e Evropës, zgjedhjet për në Parlamentin Evropian ofruan një mozaik të atmosferave politike në shtetet anëtare. Britanikët i hoqën një shuplakë Gordon Brownit të pafat, në një kohë që italianët i dërguan Berluskonit të tyre me tipare gati kllouni, një dëshmi të simpatisë së tyre thuajse masohiste. Shtete të tjera derdhën skeptikë ndaj Evropës, populistë dhe nacionalistë me shumicë në Strasburg, në një kohë që një masë e madhe e bojkotoi krejtësisht votimin. Për këtë mund të ankohesh me të drejtë, për t'u çuditur nuk është. Përballë problemeve ekonomike në të gjithë botën, BE është një luks shumë i rrezikshëm." (aud/dpa/aca)