1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nismë e re e Australisë në Paqësor për mbrojtjen e klimës

7 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqld
Edhe Australia do të ndërmarrë një nismë për mbrojtjen e klimës. Kryeministri John Howard tha se synon arritjen e një marrëveshjeje me vendet e APEC-ut që lagen nga oqaeni paqësor, e cila do të nënshkruhet gjatë samitit të shtatorit në Sidney. Sipas saj çdo shtet do të përcaktojë synimet e veta për mbrojtjen e klimës dhe do t'i kontrollojë ato. Howard tha se marrëveshja e Kiotos është euro-centrike dhe e diktuar nga lart. Si edhe SHBA Australia nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje.