Niebel: ″Gabim i madh i Izraelit″ | Bota | DW | 20.06.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Niebel: "Gabim i madh i Izraelit"

Ministri gjerman për Zhvillim Dirk Niebel gjendet për vizitë katërditore në Izrael dhe rajonet palestineze. Në listën e vendeve që do të vizitojë është edhe Rripi i Gazës, por këtë e ka kundërshtuar qeveria izraelite.

default

Dirk Niebel me presidentin palestinez Mahmoud Abbas

Dera mbetet e mbyllur, ndërsa ministri është i zemëruar. Vendimi i qeverisë izraelite që ministrit gjerman për Zhvillim Dirk Niebel t'i ndalojë udhëtimin në Rripin e Gazës ka shkaktuar kritikat më të ashpra deri tani të një anëtari të kabinetit qeveritar gjerman. Niebel tha se kjo dëshmon frikën e qeverisë në Jerusalem nga transparenca.

"Mendoj se ky është një gabim i madh i qeverisë izraelite në politikën e jashtme. Pikërisht tani kur Izraeli ka paralajmëruar ndryshimin e politikës ndaj Gazës dhe ka vendosur të lejojë dërgimin atje të mallrave për civilë, vizita do të ishte një sinjal i mirë politik. Do të dëshiroja që këtu të jepet një sinjal i qartë për hapje dhe transparencë. Ndonjë herë miqtë e qeverisë izraelite nuk e kanë të lehtë që të kuptojnë sjelljet e saj", deklaroi Niebel.

Bundesentwicklungsminister Dirk Niebel

Dirk Niebel

Në gjuhën e diplomatëve vlerësimi "si një gabim i rëndë në politikën e jashtme" paraqet një gjuhë shumë të qartë kritike. Ministria për Zhvillim ka bërë përpjekje që të ndryshojë këtë vendim deri në momentin e fundit, por pa sukses.

Bllokada duhet të hiqet

Kryeministri palestinez Salam Fajad është po ashtu i dëshpëruar. Ai deklaroi për mediat gjermane: kur një ministri gjerman i ndalohet udhëtimi në Rripin e Gazës, atëherë me siguri që ka një problem. Izraeli ka deklaruar kohët e fundit se do të lirojë bllokadën, thotë ai. Qeveria e tij kërkon heqjen e plotë të bllokadës.

Edhe Niebel është i mendimit se bllokada duhet të hiqet. Fjalët duhet të pasohen me vepra, thotë ai. "Paralajmërimet e deritanishme nuk mjaftojmë, sepse Izraeli duhet t'i zbatojë ato. Duhet të jetë e qartë poashtu se si do të bashëpunojë me miqët në kontekstin ndërkombëtar në të ardhmen. Besoj se është vetëm çështje kohe deri sa të arrijmë tek hapja dhe transparenca. Ne duhet të përpilojmë një listë negative të mallrave që nuk mund të futen atje, me qëllim që të gjitha mallrat e tjera të lejohen. Dhe natyrisht që ne kemi nevojë për heqjen e plotë të bllokadës", theksoi ai.

Këto tema dhe pakënaqësitë e tija ai do t'i debatojë në fund të vizitës edhe me përfaqësuesit e qeverisë izraelite.

Autor: Christoph Grabenheinrich/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 20.06.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Nxp6
  • Data 20.06.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Nxp6