Nga papunësia në mbrojtjen e natyrës
3 Korrik 2008Bretkosa e gjelbërt nuk po bën ashtu siç do të kishte dashur Katrini. Sa herë që Katrin Milsh (Kathrin Mielsch) e kap, kafshëza e vogël hidhet nga një vend në tjetrin. "Bretkocat dalin shpesh në rrugë", thotë ajo, duke mbyllur dritaren dhe e vendosur ekzemplarin, një bretkocë mashkull me madhësi të veçantë në një kovë të bardhë. "Ato e ndjejnë veten mirë në asfaltin e ngrohtë. Pa rrjetën tonë mbrojtëse, këtu në rrugë do të ndodheshin tani qindra bretkosa, kërmidha dhe breshka të shtypura nga makinat."
Natyrë e paprekur
Katrin Milsh dhe kolegët e saj kanë rrethuar me një gardh shtatë kilometra të gjatë një pjesë të parkut natyror të Brendenburgut "Flemingu u lartë" (Hohe Fläming). Çdo ditë ata dalin së bashku me njerëz të tjerë vullnetarë dhe mbledhin amfibet që kanë dalë në rrugë dhe i fusin sërish në ujrat e pellgjeve. Njeriu dhe natyra duhet të jetojnë këtu në harmoni me njëri tjetrin.
"Flemingu i lartë" është një nga 15 zonat e mëdha të mbrojtura në Landin e Brandenburgut. "Brandenburgu është i banuar pak", thotë Katrin Milsh. "Prandaj këtu ka shumë zona të paprekura natyrore. Njerëzit vijnë në Brandeburg sepse duan natyrën e virgjër."
Që prej 15 vitesh Katrin Milsh punon si kontrollore e natyrës. Ajo nuk kujdeset vetëm për bretkosat e Brandenburgut por patrullon pyjet me pisha, livadhet dhe fushat e valëzuara, numëron llojet e rralla të kafshëve dhe flet me fshatarët e zonës për t`i bindur ata që të heqin dorë nga plehrat kimike që dëmtojnë natyrën.
Nga papunësia në mbrojtjen e natyrës
"Më parë unë vetë kam punuar në bujqësi, në një fermë timen personale", tregon Milsh dhe vendos një kafshëzë tjetër në kovë, kësaj here një breshkë. "Në periudhën e Gjermanisë lindore ne prodhoni aty farëra për ndërmarrjet shtetërore. Toka këtu është ranore dhe nuk është shumë prodhimtare, prandaj sipërfaqet e kultivuara ishin shumë të mëdha. Por pas ndryshimit të sistemeve morri fund edhe ekonomia socialiste e planifikuar." Katrin Milshe mbeti pa punë dhe si shumë kolegë të tjerë ajo jetoi me ndihmat e shtetit. Në vitin 1993 Milsh gjeti një punë në parkun natyror. "Për mua kjo ishte njësot si të kisha fituar llotarinë", thotë 41 vjeçarja e cila e do punën në natyrë.
Dhe megjithëse duke qenë nga Brandenburgu ajo vjen nga zemra e ish mbretërisë prusiane, nuk do të dëgjojë për të shumë të përmendurat "virtyte prusiane", si disiplina, zelli dhe përgjegjësia. "Natyrisht që unë përpiqem të bëjë punën time sa më mirë të mundem", thotë Katrin Milsh. "Por jo prej virtytebe prusiane, por prej pasionit për natyrën."
Disiplina, zelli dhe përgjegjshmëria - virtyte prusjane
Për shembull për një lloj zogu (latinisht Otis tarda) që duket si një struc i vogël dhe pesha e të cilit mund të arrijë deri në 18 kilogramë bën pjesë në fluturakët më të rëndë të botës. Në gjithë Gjermaninë jetojnë vetëm 110 ekzemplarë, 20 prej tyre vëzhgohen prej Milshit. Meshkujt janë duke kërkuar të çiftosen. Ato hapin krahët e bardhë në ajër dhe duan kështu tu bëjnë përshtypje femrave. Edhe Katrin Milsh gëzohet për këtë moment, sepse kështu mund të shumohen zogjtë e Brandenburgut.