Ne Salcburg zhvillohet takimi i kryeministrave te Evropes Juglindore | Politika | DW | 03.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ne Salcburg zhvillohet takimi i kryeministrave te Evropes Juglindore

Liberalizimi i tregtise ne vendet e Evropes Juglindore si dhe terheqja e investimeve per ndertimin e ndermarrjeve te reja ishin tema te takimit te kryeministrave te rajonit ne Salcburg

Me iniciativen e kancelarit te Austrise dhe te Koordinatorit te Paktit te Stabilitetit, ne takimin e pese kryeministrave te rajonit u fol edhe per mundesine e krijimit te nje zone te tregtise se lire si dhe te nje tregu te perbashket te energjetikes.

Takimi i katert vjetor i bashkoi kryeministriat e pese vendeve te Evropes Juglindore ne Salcburg. Ne mbledhjen dyditore te sapoperfunduar kane marre pjese edhe kancelari austriak Volfgang Schyssel, Minisitri i puneve te brendshme Ursula Plasnik dhe koordinatori special i Paktit te Stabiliteti, Erhard Busek. Pjesemarresit e mbledhjes kane rene dakord qe vendet e ketij rajoni te kontribuojne vet per stabilitet dhe prosperitet ne vendet e tyre.

Volfgang Schusel ka konstatuar zhvillime poyitive ne vendet e Ballkanit. Nje nder temat e ketij takimi ishte edhe liberalizimi i tregtise si dhe terheqja e investimeve ne ndertimin e ndermarrjeve te reja. Gjithashtu eshte folur per mundesine e krijimit te nje zone te tregtise se lire si dhe per nje treg te perbashket per energjetiken.

Erhard Busek iu ka bere thirrje vendeve te Ballkanit qe te permiresojne kushtet per investime te huaja dhe biznes.

Kryeministri i Serbise Vojisllav Koshtunica ka shprehur gatishmerine e vendeve ballkanike dhe te Serbise per hyre ne Bashkimin Evropian dhe me kete rast shton qe Evropa Jug-Lindore eshte pjese e Evropes. Ai gjithashtu shprehu domosdoshmerine e luftes se perbashket kunder korrupcionit dhe krimit te organizuar si dhe kerkoi mbrojtjen e te drejtave te pakicave.

Ne konferencen eshtypit, i pyetur per te ardhmen e Serbise dhe te Malit te Zi si dhe per çeshtjen e referendumit per pavaresine e Malit te Zi, Kancelari Volfgang Schysel tha, se eshte nje çeshtje e brendshme e Serbise dhe Malit te Zi. Ndersa, kryministri i Malit te Zi Milo Xhukanovic u pergjigj keshtu: "E kam perseritur poziten e njohur te Malit te Zi se prioritet eshte plani yne per te biseduar me Serbine per transofrmimin e aranzhmanit ekzistues per t'u futur ne lidhjen e vendeve te njohura nderkombtarisht si te pavarura. Ndersa, nese opcioni i pare nuk do te kete sukses mundesia e dyte eshte qe ne pranveren e ardhshme te organizohet nje referendum per ndryshimin e statusit te shtetit qe do te zgjidhet ne menyre demokratike.

  • Data 03.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtp
  • Data 03.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtp