Ne nuk kemi qëlluar anijet luftarake gjermane - Izraeli mbi incidentin në brigjet libaneze | Gjermania | DW | 26.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ne nuk kemi qëlluar anijet luftarake gjermane - Izraeli mbi incidentin në brigjet libaneze

Po, ka ndodhur një incident, jo, avionët izraelitë nuk kanë qëlluar ndaj anijes së Bundesverit: Këto ishin deklaratat e para kontradiktore të zëdhënësve të ndryshëm të ushtrisë dhe ministrisë lidhur me qëndrimin e qeverisë së Izraelit

Marina gjermane në mision në Lindjen e Mesme

Marina gjermane në mision në Lindjen e Mesme

Sipas deklariatave të martën në mëngjes më 24 tetor disa avionë F-16 të aviacionit ushtarak izraelit janë nisur prej bazave të tyre në Veri të vendit, pasi nga anija luftarake gjermane ka fluturuar më parë një helikopter i cili nuk është identifikuar prej bazave ushtarake izraelite.

Avionët luftarakë e kanë kuptuar gabimin, nuk e kanë sulmuar helikopterin dhe janë kthyer, tha zëdhënsja e ushtrisë. Anija gjermane, ndodhej sipas të dhënave të veta, më afërsi të brigjeve libaneze. Ministri izraelit i mbrojtjes, Amir Perez sqaroi homologun e tij gjerman Franc-Jozef Jung të martën në 24 tetor në mbrëmje në telefon, se kanë qenë të pasakta njoftimet, sipas të cilave avionët izraelitë kanë qëlluar ndaj anijes gjermane. Izraeli nuk ka asnjë shkas për të sulmuar Bundesverin.

Sipas të dhënave të ministrisë së mbrojtjes në Berlin gjashtë avionë ushtarakë izraelitë F 16 kanë fluturuar ulët mbi anijen gjermane. Nga këta avionë është qëlluar dy herë pa shënjestër të përcaktuar. Gjithashtu janë hedhur prej avionëve izraelitë edhe të ashtuquajturit trupa shkëmbyes infra të kuq për mbrojtjen nga sulmet eventuale me raketa.

Këtë e njoftoi e para gazeta e Berlinit "Tagesspiegel", sipas së cilës sekretari i shtetit në ministrinë e mbrojtjes Kristian Shmid kish njoftuar të mërkurën më 25 tetor komisionin e mbrojtjes në Bundestag. Ndërkohë nga të dyja palët po hetohet rrjedha e saktë e këtij incidenti.

Ministri izraelit i mbrojtjes u shpreh në bisedën telefonike me homologun gjerman për një koordinimin më të mirë mes ushtrisëizraelite dhe njësisë së marinës gjermane të përbërë nga 1000 trupa, e cila nën mandatin e OKB-së qysh nga mesi i tetorit patrullon në brigjet libaneze. Në parlamentin izraelit, Kneset, Perez të mërkurën më 25 tetor ritheksoi, që aviacioni izraelit, pavarësisht nga rezervat ndërkombëtare, do të vazhdojë të fluturojë në hapësirën ajrore të Libanit, për të mbledhur informacione për ndalimin e transporteve të mundshme të armëve nga Siria në Liban.

"Ne kemi të drejtë, të vazhdojmë fluturimet e nevojshme, që janë pjesë e përpjekjeve tona kundër fluksit të armëve, që kalojnë përmes kufirit siriano-libanez", tha Perez. Shefi i njësive të OKB-së në Liban, gjenerali Pelegrini gjatë ditëve të fundit vazhdimisht ka deklaruar, se është i shqetësuar për rritjen e numrit të fluturimeve izraelite mbi Liban.

  • Data 26.10.2006
  • Autor Klemens Verenkote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyw
  • Data 26.10.2006
  • Autor Klemens Verenkote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyw