1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndihmë e OKB-së pas ciklonit në Bangladesh

19 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CIlG

Pas shkatërrimeve të ciklonit Sidr, OKB-ja i ka vënë në dispozicion Bangladeshit disa milionë dollarë nga fondi i saj për katastrofat. Sa para do të paguhen varen nga kërkesat e vendit, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban, Ki Moon. Ai u premtoi viktimave dhe qeverisë solidaritetin e OKB-së. Sipas organizatës humanitare "Hëna e kuqe" cikloni u ka kushtuar jetën 10 000 personave. Numri i viktimave do të shtohet në mënyrë dramatike, kur ndihmësit të arrijnë ishujt e largët të rajonit të katastrofës, deklaroi organizata. Zyrtarisht numri i viktimave është së paku 2 300.